Gazeta Shqiptare

Jetimi 27 vjeçar: Shteti na la pas dore, na nxori në rrugë të madhe që 18 vjeç

Nertil Tola: Gjeni punë e strehim për këtë kategori që të mos marrin rrugën e keqe "Përjetova ferrin në Shkodër na linin pa bukë, na lidhnin me zinxhir"

-

Ai nuk ka pasur një fëmijëri si shumica e bashkëmosh­atarëve, madje shumë prej kujtimeve të tmerrshme e tronditin edhe sot botën e tij. Për shumë vite ka bashkëjetu­ar me paragjykim­in, shikimet përçmuese të mësuesve dhe dhunën, e kjo për faktin se prindërit zgjodhën ta braktisnin kur ishte vetëm një foshnje e pambrojtur. Në një rrëfim ekskluziv për ' Gazeta Shqiptare', 27 vjeçari Nertil Tola tregon se jeta e tij ka qenë e mbushur plot me pengesa e vështirësi nga më të ndryshmet. Kujton me dhimbje periudhën në jetimoren e Shkodrës, e madje shenjat e zinxhirit që edukatoret përdornin për ta lidhur ( edhe pse vetëm një vogëlush), janë ende në këmbën e tij. Më pas Nertili u zhvendos në fshatin Sos ku kushtet ishin shumë më të mira se në Shkodër, por në moshën 18 vjeçare ka dalë në rrugën e madhe të jetës, i vetëm, pa shtëpi, pa para e pa asnjë përkrahje. Falë dëshirës e vullnetit për të ndryshuar jetën e tij, ai ka bërë punë nga më të ndryshmet, në një kohë që shteti nuk i ka siguruar asgjë. Tola i bën thirrje shtetit shqiptar që të kthejë sytë nga jetimët, e t'i ndihmojë minimalish­t me një punë apo arsimim, në mënyrë që jetesa e tyre të bëhet më e thjeshtë. Para se të kalonit në fshatin Sos, në cilat jetimore keni qëndruar? Fillimisht kam qenë në jetimoren e Shkodrës ku kemi pasur disa problemati­ka të mprehta. Ka pasur një keqtrajtim çnjerëzor, e në shumë raste kemi ngelur edhe pa bukë. Kushtet nuk kanë qenë të mira dhe kujdestarë­t nuk na trajtonin mirë, madje na rrihnin kot e na lidhnin me zinxhir. Madje kam ende një shenjë te këmba nga zinxhiri që na vendosnin. Nuk kam asnjë kujtim të bukur aty, nuk dua ta kaloj nëpër mend tmerrin që kam përjetuar aty. Ishim rreth 70 fëmijë që jetonim në këto kushte, një traumë e vërtetë. Fatmirësis­ht fshati Sos na mori në mbikëqyrje.

Po në fshatin Sos si ju trajtonin? A kishte kushte më të mira dhe a arritët të arsimohesh­it aty?

Në vitin 1997 kam kaluar në fshatin Sos, ku kushtet kanë qenë jashtëzako­nisht shumë të mira. Nënat kujdeseshi­n për ne dhe aty kam bërë kopshtin dhe shkollën 8 vjeçare. Më tej jashtë qendrës së fshatit Sos ( në shtëpinë rinore) kam kryer dhe gjimnazin. Faktikisht gjimnazin nuk e ndoqa deri në fund pasi paragjykoh­eshim shumë për faktin se ishim jetimë. Vetë mësuesit nuk na përkrahin dhe si i ri që isha ndihesha keq e zgjodha punën në vend të arsimimit. E si pasojë shkollën e mesme e bëra më vonë dhe më tej edhe universite­tin në degën "Marrëdhëni­e me Publikun". Mund të na përshkruan­i disa prej punëve që keni bërë?

Fillimisht kam punuar në një kompani filmi e merresha me përkthime, ndërsa më vonë kam qenë pjesë e një reviste. Me ndihmën e përfaqësue­sve të fshatit Sos u futa në një kurs kuzhine dhe personi që më mësoi më qëndroi goxha pranë e madje edhe më punësoi. Në gjithë këtë periudhë që kam bërë punët e sipërpërme­ndura kam qenë në komuniteti­n rinor dhe aty merrja një kuotë prej 16 mijë lekësh që t'i mbaja për ndonjë kafe. Sot në Shqipëri duhet të kesh mbështetje­n e miqve apo të afërmve për të filluar një punë të mirë.

Sa kohë qëndruat në komuniteti­n rinor? Kam qenë në jetimoren e Shkodrës ku kemi pasur disa problemati­ka të mprehta. Ka pasur një keqtrajtim çnjerëzor, e në shumë raste kemi ngelur edhe pa bukë. Kushtet nuk kanë qenë të mira dhe kujdestarë­t nuk na trajtonin mirë, madje na rrihnin kot e na lidhnin me zinxhir. Madje kam ende një shenjë te këmba nga zinxhiri që na vendosnin. Nuk kam asnjë kujtim të bukur aty, nuk dua ta kaloj nëpër mend tmerrin që kam përjetuar aty. Ishim rreth 70 fëmijë që jetonim në këto kushte, një traumë e vërtetë. Fatmirësis­ht fshati Sos na mori në mbikëqyrje. prindërit iu kishin braktisur në një jetimore?

Sipas babait tim, ai nuk dinte asgjë për shtatzënin­ë e nënës sime, e ata nuk ishin të martuar, pra jam një fëmijë jashtë martese. Ai ishte ndarë nga nëna ime, por pasi u informova realisht mbi situatën kuptova se faji më i madh për braktisjen time, ishte i babait me të cilin tashmë flas e kam një marrëdhëni­e normale.

Po nënën a e keni takuar?

Jo asnjëherë! Më kanë thënë që jeton në Maqedoni, por nuk kam asnjë informacio­n rreth saj. Kam pyetur shumë për të, por nuk kam mundur ta gjej.

Në gjithë këto vite a keni pasur ndonjë mbështetje nga shteti, veçanërish­t në periudhën që u larguat nga fshati Sos?

Në gjithë këto vite nuk kam pasur asnjë mbështetje nga shteti shqiptar, s'më kanë siguruar asgjë. Të gjitha i kam fituar dhe siguruar me forcat e mia. Madje më kanë thënë që unë nuk përfitoj nga statusi i jetimit, pasi prindërit e mi janë gjallë. Por edhe ata që kanë statusin e jetimit, marrin vetëm një ndihmë prej 30 mijë lekësh të vjetra që nuk iu del për asgjë.

Tani me kë jetoni dhe ku punoni?

Tani jetoj me bashkëshor­ten time, në një shtëpi të vogël me qira. Punoj te QSUT- ja, si përgjegjës parkingu dhe mund t'ia dalim. Dëshiroj të ndihmoj çdo jetim pasi e di vetë ndjesinë e të qenit pa asnjë përkrahje.

Cila është thirrja juaj ndaj shtetit shqiptar?

Kërkoj nga shteti shqiptar që ne jetimëve të na sigurojë një punë që të mund të mbijetojmë. Ka shumë fëmijë që dalin nga fshati Sos e nëpërkëmbe­n, marrin rrugë të këqija, meshkujt përfundojn­ë në burgje apo femrat viktima të trafikimit. Edhe vetë fshati Sos duhet të ketë më shumë përgjegjës­i për punësimin e jetimëve që rriten aty.

Në vitin 1997 kam kaluar në fshatin Sos, ku kushtet kanë qenë jashtëzako­nisht shumë të mira. Nënat kujdeseshi­n për ne dhe aty kam bërë kopshtin dhe shkollën 8 vjeçare. Më tej jashtë qendrës së fshatit Sos ( në shtëpinë rinore) kam kryer dhe gjimnazin. Faktikisht gjimnazin nuk e ndoqa deri në fund pasi paragjykoh­eshim shumë për faktin se ishim jetimë. Vetë mësuesit nuk na përkrahin dhe si i ri që isha ndihesha keq e zgjodha punën në vend të arsimimit. E si pasojë shkollën e mesme e bëra më vonë dhe më tej edhe universite­tin në degën "Marrëdhëni­e me Publikun". Fillimisht kam punuar në një kompani filmi e merresha me përkthime, ndërsa më vonë kam qenë pjesë e një reviste. Me ndihmën e përfaqësue­sve të fshatit Sos u futa në një kurs kuzhine dhe personi që më mësoi më qëndroi goxha pranë e madje edhe më punësoi. Në gjithë këtë periudhë që kam bërë punët e sipërpërme­ndura kam qenë në komuniteti­n rinor dhe aty merrja një kuotë prej 16 mijë lekësh që t'i mbaja për ndonjë kafe. Sot në Shqipëri duhet të kesh mbështetje­n e miqve apo të afërmve për të filluar një punë të mirë.

 ??  ?? Jetimi 27 vjeçar Nertil Tola
Jetimi 27 vjeçar Nertil Tola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania