Gazeta Shqiptare

ALQI BOSHNJAKU E bija: Kam pengje, po e njoh përmes shënimeve që më la në libra

Amoela Boshnjaku: 20 vite pa të, kam mall dhe vonë e kam kuptuar kush ishte babai im Anila Boshnjaku: Kohët kur këndonte “Beatles” me kitarë e vishte pantallona kauboj

- Fatmira Nikolli

Kur isha e vogël, më thoshin që babai im, Alqi është poet shumë i njohur. Atëherë nuk e rrokja madhështin­ë e tij. E kuptova me të vërtetë forcën e penës së tim eti, vetëm kur takohesha me shqiptarë në Greqi dhe prezantohe­sha si e bija. Shikoja në sytë e tyre respekt dhe admirim për tekstet e këngëve që krijoi”. Amoela Boshnjaku ndjen boshllëk kur kanë kaluar 20 vite pa të atin. Poeti e tekstshkru­esi u nda nga jeta më 20 shtator të vitit 1998, ende i ri, me shumë projekte në duar dhe me një vullnet e pasion të madh për skenën e tingujt. Përmes rrëfimeve të familjarëv­e “GSH” synon të përkujtojë njeriun e artistin, babain e poetin, që gjurmët e tij të mos fshihen e që emri i tij të mos mbetet vetëm në arkiva. Shtysa për këtë shkrim u bë Anila Boshnjaku, që në një bisedë të rastësishm­e, kujtoi kushëririn e saj, që është ende kaq pranë në kujtimet e atyre që e deshën.

E BIJA

Dy dekadat pa të kanë qenë të vështira. Amoela kujton sot se kur babai i dha librin e parë, e këshilloi të lexonte dhe të kishte vullnet në jetë. Nuk e harron kurrë porosinë e tij që “një njeri pak i zgjuar po me shumë vullnet ecën më shumë në jetë, se sa një njeri shumë i zgjuar por pa vullnet”. Kujton se babait i pëlqente shumë t’i dhuronte libra e në të tërë ata shënonte me penën e tij një mesazh për të në faqen e parë. “Kam lexuar shumë libra këto 20 vitet e fundit. Ajo që më mungon më shumë është që nuk arrita kurrë të bisedoj me të për ndjenjat që më krijuan faqet e librave dhe t’i them sa të drejtë kishte atëherë”! Të afërmit e mbajnë mend si një njeri shumë të dashur, të ndjeshëm. “Në sytë e tij lexohej dukshëm një dashuri ekstreme për vajzën dhe për nënën e tij. Por dashuria në konceptin e tij kishte një përmasë shumë më të gjerë njerëzore. Kur e pyetën Alqin se cila është për ty dashuria më e madhe, ai u përgjigj: “Unë nuk do t’i klasifikoj­a dashuritë. Të duash do të thotë të duash një mik, një shoqe, të dashurën tende. Nuk ka vetëm një dashuri të madhe. Tani për tani, dashuria ime më e madhe është për vajzën time, Amoelën”, thotë Anila Boshnjaku, kushërira e Alqit.

FAMILJA

Ai e mbante në portofol foton e saj dhe ua tregonte të gjithëve. “Hej, shiko çfarë vajze kam unë” thoshte duke u mburrur me vajzën e tij. Alqi ishte djali i madh i një familjeje të vogël për kohën, të përbërë nga i ati Fane, e ëma Eli dhe vëllai Arian. Zoti e bekoi Alqin me një vajzë, Amoelën që ishte pika e tij e dobët, dashuria më e madhe e jetës së tij. Shumë prej teksteve të këngëve të tij janë frymëzuar nga vetë jeta e tij, ndaj janë aq aktuale dhe me shpirt. Nëna ishte një tjetër dobësi e Alqit, që e kishte idhull deri në fund të jetës. Nëna e tij, një grua zonjë e autoritare, e kujton Alqin si një djalë shembullor që e dëgjonte edhe në moshë të madhe. “Bënte shumë për mua, më respektont­e shumë. Ishte korrekt ( e sillte rrogën në shtëpi)”, thotë ajo, duke kujtuar e përlotur se Alqin e kishte edhe shok. “Ndanim opinionet bashkë. ‘ Simfonia e nënës’, është kënga qe e shpreh këtë dashuri të thellë...”, thotë ajo. Familja kujton se Alqi Boshnjaku nuk ia thoshte fare për të ndihmuar në shtëpi. Për të vetëm arti kishte rëndësi. Punonte deri në orët e vona para ndonjë gote vere. Në kohën e festivalev­e e humbiste rrugën për në shtëpi. Vinte në të gdhirë dhe fliste me një pasion të jashtëzako­nshëm për këngët dhe organizimi­n e festivalit. Sot pa të, emocionet janë vetëm mall dhe dhimbja që vjen prej tij. Portretet e varura në mur, si çaste të ndalura në kohë, veçse e shtojnë mallin. “Veçanërish­t mungesë ndjejmë në datën 25 dhjetor, dita e lindjes së tij. Na thoshte çdo vit, ‘ jam i shenjtë unë, se kam lindur në një ditë me Krishtin’. Mungon humori i tij i mprehtë. Periudha e festivalev­e është një trishtim i gjatë”, thotë e bija.

LIRIA E TIJ

Ndërsa Anila Boshnjaku, kushërira e tij, flet

 ??  ?? Alqi Boshnjaku me Pirro Manin
Alqi Boshnjaku me Pirro Manin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania