Gazeta Shqiptare

JETËSHKRIM, GJURMËT QË LA ARTISTI

-

Alqi u bë drejtues dhe inspirues i grupeve të para të muzikës moderne si “Arting” apo “Spirit Voice”, etj.

Nga viti 1990 deri në vitin 1998 ka qenë redaktor dhe koordinato­r letrar në të gjitha festivalet e këngës në RTV. Kulmi i krijimtari­së së tij artistike u shënua me pjesëmarrj­en si autor tekstesh në të gjitha Festivalet e Këngës dhe koncertet e Pranverës që nga viti 1990 deri në vitin 1998. Për cilësinë e penës së tij, për aktualitet­in dhe mbi të gjitha ndjenjën që përcillnin tekstet e këngëve është nderuar me shumë çmime kombëtare e ndërkombët­are. Këngët e shkruara nga Alqi Boshnjaku janë vlerësuar 8 herë me çmime të para. Kënga me titull “Larg urrejtjes”, fituese e çmimit të parë në Festivalin e Këngës në vitin 1997, e sjellë në skenë nga Elsa Lila, u kurorëzua edhe me çmimin “Grand Prix” në Varna, Bullgari, vetëm një vit më vonë. Edhe më tej, suksesit të kësaj kënge i shtohet çmimi i dytë i festivalit “Voice of Asia”, i mbajtur më 30 korrik- 5 gusht 1998. Ai ka bashkëpunu­ar me disa këngëtarë të njohur duke sjellë këngët: “Larg Urrejtjes” Elsa Lila, “Mbi Mesdhe” Spirit Voice, “Emocion” Aleksandër Gjoka, “Të sotmen jeto” Mira Konçi, “Ti nuk më tradhton” Alma Bektashi & A. Gjoka, “Herezia” Françesk Radi, “Fal” Ledina Çelo, “Ike me Dallëndysh­et” Manjola Nallbani, “Emigranti” Irma Libohova, “Si banania” Dashnor Diko, “Dua të shkoj me atë që dua” Shirli Polena, “Të pranoj si je” A. Gjoka, E. Deda, R. Makashi, “Kështu e ka jeta” Alma Bektashi, “Fuoristrad­a” Spirit Voice, “Pesha e Fatit” A. Gjoka, M. Nallbani, V. Tahiraj, “Mos u nxito” Anita Bitri, “Marinari” Ema Qazimi, “San Valentino” Ledina Çelo, “Simfonia e nënës” Sherif Merdani, “Kam frikë nga dashuria” Rovena Dilo etj.

Aleksandër Gjoka është shprehur se për të, firma e Alqi Boshnjakut qe një garanci për sukses. “Të gjitha çmimet e mia i kam të lidhura me të”. Ndërsa Luan Zhegu e kujton si një njeri ekspresiv dhe pasionant i çmendur. “Kur bashkëpuno­ja me të, ngatërroja ditën me natën. Telefonata­t pas mesnate ma bënin të pasigurt gjumin dhe të sigurt suksesin”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania