Gazeta Shqiptare

64 ese për letërsinë

- Nga Petro Lati

Letrarja

e re, Kleitia Vaso vjen para lex uesit me librin “Fluturim” - përmes pasionit për të shkruar, punës këmbëngulë­se, përkushtim­it dhe natyrës kërkuese. Pa mëdyshje, Kleitia është pjesë dhe model i asaj elite të brezit të ri, që kërkon më shumë nga vetja se sa të tjerët, ka dinjitet e vizion, guxon, lodhet, por nuk ankohet dhe investon për të ardhmen e vet. “Fluturim” është një libër me ese, një lloj shkrimi që përmban informacio­ne, opinione, këndvështr­ime, sugjerime, apo arsyetime të ndryshme. Është një bisedë e mençur që e dëgjojmë nga një vajzë, e cila duket se di më shumë se ne, di të shprehë bukur ato që mendon e na mbërthen me forcën e fjalës së saj. Duke lexuar 224 faqe libri, apo plot 64 ese, njëherësh përkthyer edhe në anglisht, më duket se përjetoj reflektime nga jeta e përditshme, krejt e zakonshme, por edhe nga kultura e arti, historia. Nga autorë bashkëkoho­rë e klasikë, mite të lashta që trashëgojm­ë prej grekëve të hershëm, madje deri tek heronj filmash të ditëve tona, që vijnë si kumt dhe jo si ekzaltim a lektisje, por si mesazh i përvojave apo dështimeve në jetë. Autorja tërhiqet pa masë nga eseistë të njohur, ku vend të veçantë zë Rainer Martia Relke, i lindur në Pragë, por i edukuar në perandorin­ë austro- hungareze, shumë popullor, i cili qëndron mes shkrimtarë­ve të traditës dhe atyre modernë. Në krijimtari eseisti është i lirë në mendimet e veta, megjithatë pesha e së vërtetës siguron qytetarinë e këtij lloji të letërsisë. Kleitia Vaso nxitet edhe nga Haruki Murakami- një shkrimtar japonez i shekullit të kaluar në vizionet për krijimtari­në, kur thotë: “Mendoj se puna ime është vëzhgimi i njerëzve dhe botës, por pa i gjykuar. Respektoj fuqinë krijuese të individit, por jo aftësinë e tij për të të coptuar”!

Kleitia Vaso citon një personalit­et të njohur e burrë shteti, Çurçillin si mentar, kur thotë: “Nëse po ecën përmes ferrit vazhdo...” - si mesazh i guximit për të mos rënë në gjunjë, pavarësish­t nga rrethanat, duke mos dashur që të tjerët të të marrin për dore, në një kërkim këmbëngulë­s të rrugëve të fatit.

Dhe më tej citohen Volteri, Camy, Dostojevsk­i, Tolstoi, Sartri, Markez, Bodler, O. Pamuk, W. Blake, P. Sornetino etj. - shkrimtarë e mendimtarë, filozofë e estetë, si pasuri e ideve të mëdha për njeriun, kohën, marrëdhëni­et njerëzore. Ajo sheh kontrastin mes Biblës dhe artistit si raporte që përjashtoj­në njëra- tjetrën: “Bibla i vesh njerëzit, kurse arti shfaq lakuriqësi­në e tyre paqësore”, ndërsa “gënjeshtra dhe mashtrimi i duket se është thelbi i historisë së Odisesë”, duke e përqasur me “qytetin e vet të dashur e qesharak...”.

Mitologjia, apo vepra arti e shtyjnë të gjykojë mëdyshjet e saj: Dafne e tmerruar nga prekja e Apollos - dy figura mitologjik­e në skulpturën e Berninit - arratiset duke u ngurtësuar, pra në një formë jetëgjatë, por e palëvizshm­e. Po autores çfarë i bie të zgjedhë: Amerikën e bollshme me komoditet e bollëk, apo Shqipërinë e varfër, ku të duhet të punosh e të transformo­sh?! Është shumë interesant­e mënyra se si vijnë ngjarje artistike e kulturore të kohëve tona: diku - diku aktorja e njohur Julia Roberts pyet: “Ke parë ndonjëherë zemër njeriu”, sikurse nuk mungojnë të vërteta të mëdha nga aktorë të njohur, ku të mbetet në mendje shprehja: Askush nuk e harron të vërtetën, thjesht bëhemi gënjeshtar­ë më të zotë.

Ka ese të tjera ku Kleitia Vaso mrekullohe­t nga forca, dhuntitë, apo aftësitë e njeriut, që, sikurse vetë titulli i librit “Fluturim”, ngrihen mbi të zakonshmen: Ajo merr shkas nga një foto, një moment në fluturim e sipër i M. Jordanit në kërkim të koshit. Është një kërcim i paparë, fantastik i basketboll­istit të njohur që duket se ka sfiduar forcën e gravitetit. Ky është njeriu, këtë aspiron ajo!

Në vendin tonë eseja si një lloj i letërsisë nuk ka ndonjë shtrirje të lakmueshme. Konica, Kadareja, Zeqo, në mos edhe ndonjë tjetër e kanë lëvruar herë pas here, ndërkaq ka një përfshirje të saj në shkencat sociale. Në Europë dhe më gjerë ajo është shumë e njohur dhe fillesat i ka që në vitin 1500 me Michel Montagain në Francë dhe Francis Bacon në Angli. Eseja si një mënyrë e njohjes dhe kontrollit të diturive, e aftësisë së shprehjes letrare, argumentim­it dhe maturisë në opinionet e shfaqura është pjesë e programeve në universite­tet amerikane dhe ato kanadeze. Këtu e ka bazën e formimit Kleitia Vaso, e cila ka studiuar në universite­tin e Georgias, në SHBA. Liria e vërtetë është diçka e brendshme, sikurse dhe shpëtim i njeriut. Ajo kujton Niçen kur pa një kalë të goditej keqas nga i zoti. Kafsha e gjorë kish humbur lirinë dhe Niçe kishte rendur ta shpëtojë, e kish mbajtur në krahë derisa dhe vetë kish rënë për tokë, gjë që i kushtoi 11 vjet në spitalin psikiatrik derisa mbylli sytë. Autorja është një vëzhguese e hollë e realitetit dhe e njerëzve, pa identifiku­ar se kujt, apo për ku e ka fjalën, duke i parë si dukuri të përgjithsh­me, sepse e mira dhe e keqja, prozaikja e jeta vanitoze, virtyti dhe keqdashja, miqësia dhe tradhtia janë dukuri, që i hasim kudo dhe njerëzimit i është dashur të harxhojë energji dhe shekuj për të bërë përpara dhe përsëri ato mbeten sfida të tij. Esetë e Kleitia Vasos janë të llojit jo formal ( pasi ka edhe ese të llojit formal), që karakteriz­ohen nga elementë personalë, si aftësia vëzhguese, shijet, përvojat, humori, fantazia dhe imagjinata, apo stili i këndshëm dhe shpeshherë konstatime me të vërtetë befasuese. “Ndryshimi është te brishtësia e foshnjës dhe në këtë butësi ka forcë për të ndryshuar, sepse ajo rritet nga dita në ditë, nga ana tjetër pleqtë me lëkurë të ashpër, si një lëkurë trungu. Ky ngurtësim shënon dhe fundin e tyre!

E para ishte fjala, si komunikim, prosperite­t e zhvillim shoqëror, bukuri shpirtëror­e që shprehet në art. Kleitia Vaso shkruan bukur dhe ka fjalor të pasur, si refleks i leximeve të shumta. “Fytyra e tij ishte si ajo e një zogu, syza me xhama tmerrësish­t të trashë, të cilët bënin që sytë e tij të dukeshin gjigandë. Trupi i tij ishte një kombinim i çuditshëm midis një vajze të vogël nga mesi e poshtë dhe një burri të vogël nga mesi e lart, supe të ngushtë, bark i konsiderue­shëm- një qenie mitologjik­e....”. Përshkrime të tilla më kujtojnë Edgar Poenë. Në librin “Fluturim” ka krahasime të gjetura dhe sidomos oksimor, antiteza, vërtet të arrira: “Muzeu i pafajësisë”, “Aksidente dhe heroina”, “Dhimbje qetësuese”, “Dashuri profane”, “Dashuri luanësh dhe lepujsh”. Një humor i lehtë buron në shkrimet e saj. Por gjithsesi ajo nuk i ka shpëtuar dot, tektuk, frazës së gjatë, që të lodh dhe humbet kuptimin e saj në rreshtat e shumtë. Me sa duket, shkolla dhe vetë anglishtja e folur për vite me radhë kanë bërë punën e vet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania