Gazeta Shqiptare

SI E SHPËTOI HASAN NALLBANI XHAMINË E BEQARËVE NË KOMUNIZËM

-

Kur

çështja e teatrove ko mbëtarë është në diskutim edhe pas më shumë se 90 ditësh protesta, arkeologia Etleva Nallbani sjell në kujtesë se si u shpëtua në komunizëm nga babai i saj xhamia e çmuar e Beqarëve. Përmes një postimi në facebook, ajo tregon se çnodhi disa dekada më parë. Postimi i plotë: Manush Myftiu në 1968 donte të shembte xhaminë e Ethem Beut dhe insistonte aq shumë sa edhe më i madh ka qenë kundershti­mi i Gani Strazimiri­t, sa që çështja bëri shumë bujë. Por Ethem Beu shpëtoi... atëherë... Ndërsa po në atë vit, në Berat, ishte urdhëruar që të ëkeputeshi­n minaret e xhamive dhe konkretish­t ajo qe do e hante e para ishte e ajo e Beqarëve. Punëtorët ishin caktuar dhe me litarë në duar kërkonin çelësin e xhamisë. Çelësin e kish Hasan Nallbani dhe e kish fshehur, e ishte zhdukur vetë... Ndërkohë mer Ganiun në telefon i cili i tha: thuaj po pres atë bre... Dhe ja kështu shpëtuan vepra të rralla të artit osman në Shqiperi, nga ndërkrimi i mashës komuniste, “njeriut të ri”! Ky ishte një nga dhjetëra detajet e përpjekjev­e për ruajtjen e trashëgimi­së kulturore, në ato vite çmendurie... të cilat po i mbledh të rrëfyera nga babi, kolegë e miq të babit e të trashëgimi­së. Një pjese të tyre i kam përjetuar edhe vet. O Zot sa të shumtë janë atentatet ndaj trashëgimi­së, ndaj njeriut të lidhur me vlerat historike! Do thoni janë detaje! Unë mendoj që kemi veçanërish­t nevojë të njohim raste konkrete, shembuj të kurajos dhe dashurisë për arritjet historike, të cilat para së gjithash vinin jetën e njeriut në rrezik. Historia vazhdon, madje edhe ky episod vazhdon, por është një ordinerizë­m komunistaq­ishpifur, saqë nuk dua t’ua shëmtoj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania