Gazeta Shqiptare

Siti tronditet në shtëpi nga Lioni

Pretendent­ët humbasin të parën

-

të zotët e shtëpisë, duke shënuar dy herë që në pjesën e parë për të siguruar tri pikët e para në grup, ndërsa një goli vetëm nga Bernardo Silva nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Siti e nisi shumë mirë takimin me dy raste të Rahem Sterling, por sulmuesi anglez nuk tregohet i saktë në të dy rastet, duke shpërdorua­r mundësitë për të kaluar të tijtë në avantazh. Ajmerik Laporte vjen nga mbrojtja disa minuta më vonë pasi Siti kërkoi me ngulm golin e parë, por goditja e tij me kokë u përplas në shtyllë. Në minutën e 26' është Lioni që befason vendasit kur Maksuell Kornet dërgon topin në rrjetë, por gjyqtari e anulon për pozicion jashtë loje. Megjithatë, dy minuta më vonë goli i Kornet nuk anulohet, pasi mesfushori i krahut të djathtë nxirret i lirë nga një pasim i shkëlqyer i Nabil Fekir. Në minutën e 32- të Siti mendoi se kishte arritur të barazonte rezultatin, por goli i Ilkaj Gundogan u vlerësua i shënu- ar nga pozicion jashtë loje, në atë që me siguri do të konsideroh­et si episodi më i diskutuesh­ëm i mbrëmjes. Dhe si për të shtuar më tepër vuajtjet e Guardiolas dhe të tijve, Fekir shënon golin e dytë për francezët duke përfituar edhe nga dalja pak më shumë se sa duhej e Ederson nga porta. Në pjesën e dytë Siti u përpoq të bënte diçka më shumë, por vetëm një gol i Bernardo Silvas në minutën e 67 nuk mjaftoi për të ndryshuar rezultatin përfundimt­ar. Ndërsa rastin më të mirë për barazimin e pati Sergio Aguero, i cili provoi me një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, por që gjeti të përgatitur portierin kundërshta­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania