Gazeta Shqiptare

Real Madridi e nis aty ku e la, Ronaldo, karton të kuq mes lotësh

Portugezi lë Juventusin me 10 lojtarë pas 29 minutash, por bardhezinj­të fitojnë 0- 2 Kampionët thyejnë pa shumë probleme Romën

-

një traversë të Bejlit. Por uellsiani e gjeti golin e tij në të 58- ën, pasi shfrytëzoi saktë pasimin Luka Modriçit dhe fitoi duelin me portierin Olsen. Verdhekuqt­ë mund ta kishin shkurtuar disavantaz­hin pas gjuajtjes së Kolarovit, por Navas ishte i pozicionua­r mirë. Me dy gola avantazh, ekipi vendas ishte më i qetë. Gjithsesi ritmi i lojës nuk ndryshoi. Nga ana tjetër, Roma u përpoq më shumë, por ishte Reali që pati rastet më të mira. Në vazhdim, ai që tërhoqi vëmendjen ishte Asensio, që u dallua për klasike tij, duke marrë mjaft duartrokit­je nga publiku. Por në kohën mbetur pati vend për një tjetër festim. Mariano, i cili debutoi me "galaktikët" shënoi golin e tretë të takimit në shtesë. "Zonja" arriti të triumfojë në Spanjë, pasi dy penallti të Miralem Pjaniç mjaftuar që Juventus të merrte tri pikët. Rezultati më surprizë i mbrëmjes së sotme është padiskutim humbja e Mançester Sitit në shtëpi kundër Lionit. Francezët triumfuan 2- 1 në Angli dhe lanë "Qytetarët" në kuotën e 0 pikëve. Gjithsesi lajmi i ditës ishte një tjetër. Ylli portugez, Kristiano Ronaldo, po bënte një ndeshje të shkëlqyer në 20 minutat e para debutuese me Juventusin në Ligën e Kampionëve. 33vjeçari ishte shumë i lëvizshëm dhe sidomos në krahun e majtë, ku krijoi dy raste të pastra për gol. Por një episod i pakuptimtë dhe i pashpjegue­shëm bëri që gjyqtari kryesor, Feliks Bruzh ta ndëshkonte portugezin me kartonin e kuq, në minutën e 29'. Ronaldo nuk iu besonte syve dhe mezi doli nga fusha e lojës. Mes lotësh dhe shumë diskutimev­e, Kristiano u "dorëzua" dhe u largua drejt dhomave të zhveshjes para kohe, për herë të parë pas 154 ndeshjesh në Champions League. Ajaksi ka mundur lehtësisht dhe me rezultat të thellë skuadrën greke të AEK- ut të Athinës, duke i mposhtur me rezultatin 30. Dy gola nga mbrojtësi Taljafiko dhe një gol i Van Den Bek kanë mjaftuar që gjigantët holandezë të marrin tri pikët e para në grupin e tyre. Në ndeshjen tjetër mes Shaktar Donjeck dhe Hofenhaim, nuk ka pasur fitues. Edhe miqtë gjermanë kanë qenë në avantazh për shumicën e takimit, janë barazuar dy herë nga vendasit ukrainas, që shpëtuan një pikë në limitet e takimit. Bajerni mposhti 0- 2 Benfikën në transfertë, ndërsa Junajtid triumfoi bindshëm kundër Jang Bojs 0- 3

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania