Gazeta Shqiptare

Basha akuzon Ramën: Hajdut, ligji për Teatrin, akt i papreceden­t

Dy nismat e opozitës, kreu i PD: S'ka kompromis pa bërë vetingun e politikanë­ve "Marku të arrestonte hajdutët në Kuvend"

- Valentina Madani

Opozita e bashkuar ishte dje në Vlorë në të njëjtën orë që zhvillohej seanca parlamenta­re. Në një kohë kur mazhoranca po votonte ligjin për Teatrin, opozita njoftoi dy nisma të rëndësishm­e, të cilat është e vendosur t'i realizojë me çdo kusht. Së pari, vetingun e politikanë­ve me votë të qytetarëve në rast se mazhoranca do ta refuzojë si dhe shpronësim­in e kompanive që kanë bashkuar me qeverinë "Rama" për të fituar koncesione tendera korruptivë. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, tha se me ju, qytetarë do të marrim vendimin final. "Zgjidhjet tona për lidhjet e krimit me politikën i keni të qarta, të dashur qytetarë! Me ose apo delet e Rilindjes dhe kriminelët e Rilindjes, dita do të vijë ku me votën tuaj ne do ta bëjmë vetingun në politikë realitet. Asnjë politikan i lidhur me krimin nuk do të ulet në institucio­net e vendit. Sot në këtë tryezë do të shqyrtojmë propozimin e dytë: shpronësim­in, sekuestrim­in e pasurive të gjitha kompanive, individëve që kanë lidhur kontrata korruptive, PPP, tendera, koncesione me Edi Ramën dhe lukuninë e tij të hajdutëve. Sot po këtu do t'i japim formë përfundimt­are platformës sonë për t'i dhënë zgjidhje drejtësisë dhe vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme", theksoi z. Basha. Kreu i PD- së bëri të qartë se opozita nuk do të bëjë asnjë kompromis pa zgjidhur çështjen e largimit të politikanë­ve të lidhur me krimin. "Një Kuvend me kriminelë nuk është vendi për të kërkuar zgjidhje, por është vendi për të marrë fshesën dhe për të pastruar, nuk do të ketë më asnjë ligj, reformë, pakt, negociatë, bisedë pa zgjedhur largimin e politikanë­ve të lidhur me krimin. Sekuestrim­in e pa- Kreu i PD- së tha se qytetarë do të marrim vendimin final. "Zgjidhjet tona për lidhjet e krimit me politikën i keni të qarta, të dashur qytetarë. Me ose apo delet e Rilindjes dhe kriminelët e Rilindjes, dita do të vijë ku me votën tuaj. Ne do ta bëjmë vetingun në politikë realitet. Asnjë politikan i lidhur me krimin nuk do të ulet në institucio­net e vendit".

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Opozita e bashkuar dje në Vlorë
Opozita e bashkuar dje në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania