Gazeta Shqiptare

Vetingu, Kryemadhi: Nuk kemi më çfarë bashkëbise­dimi të bëjmë me Ramën

-

Kryetarja

e LSI- së, Monika Kryemadhi paralajmër­oi dje një aksion të fortë opozitar, duke lënë të kuptohen protesta. "Një aksion opozitar. Në takimet me qytetarët e kuptojmë që revolta, urrejtja dhe mundësia për ta rrëzuar janë shumë të mëdha. Ne kemi për detyrë që organizimi­n e partive tona ta përfshijmë dhe angazhojmë në aksionin politik të shqiptarëv­e", deklaroi Kryemadhi. Ajo mohoi të ketë negociata me kryeminist­rin, pasi sipas saj, më parë duhet të tregojë nëse është apo jo për vetingun e politikanë­ve. "Nuk kemi më çfarë bashkëbise­dimi të bëjmë me Edi Ramën. Edi Rama të thotë nëse është po apo jo për çështjen e vetingut. Të ulemi, të kalojmë vetingun në politikë, sepse kjo është gjëja më e rëndësishm­e. Po u bëjmë veting dhe po i fusim në sitën e vetingut edhe edukatorët e kopshteve dhe çerdheve dhe nuk bën veting Edi Rama, që është i pari i këtij sistemi që duhet të votohet. Kështu që mund të flasim pafundësis­ht, por mendoj që të kalojmë pastaj në detaje të tjera, në mënyrë të tillë që të ecim më shpejt për të vazhduar edhe me axhendën", tha zj. Kryemadhi.

bëhet me ligjin për Teatrin Kombëtar. "Në sallën e Kuvendit një mazhorancë e inkriminua­r po ndërmerr një akt të papreceden­të në historinë e Europës. Arta Marku është shërbëtore e Ramës dhe jo prokurore e republikës. Prania e kryeprokur­ores kukull e Ramës në Kuvend është certifikat­a e vjedhjes, nëse do të kishte shkuar me pranga dhe tërhiqte zvarrë një duzinë hajdutësh dhe poli-

tikanësh të lidhur me krimin në atë sallë që bashkë me pjesën tjetër të rilindësve dele që po bëhen gati për aktin e vjedhjes. Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një tufë delesh u kapën flagrant në vjedhje, përmes një procedure të përshpejtu­ar për grabitjen e pronës publike që të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milionë euro", deklaroi z. Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania