Gazeta Shqiptare

"Teatri": Rama nxjerr shkresën e Bashës për privatizim­in e "Metropol"

Kuvendi rihap garën për ndërtimin e godinës së re, opozita e Majko mungojnë në seancë Kreu i PD- së: Shkresa të pavlera, Teatri është aty

- Darina Tanushi

Mazhoranca miratoi dje në Kuvend pa praninë e opozitës dekretin e Presidenti­t Ilir Meta "Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/ 2018 "Për përcaktimi­n e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: "Projektimi­n dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar". Me 75 vota deputetësh, ku kontribut dhanë edhe të larguarit nga PDIU, shumica i hapi rrugën garës për kompanitë që dëshirojnë të hyjnë në garën për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në momentin e votimit mungoi kryeminist­ri Edi Rama, si dhe ministri i Shtetit, Pandeli Majko, qëndrimi i të cilit ishte i mjaft diskutuar për këtë çështje. Relatori i çështjes, Ilir Beqaj, tha në fjalën e tij se, "në pesë vite janë bërë hapa konkretë përmirësim­i në drejtim të teatrove". Sipas Beqajt, projekti i sjellë nga Bashkia e Tiranës e maksimaliz­on shfrytëzim­in e pronës publike duke e zhvilluar atë me një teatër bashkëkoho­r. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi sqaroi opozitën, e cila kërkoi shtyrjen e diskutimit të këtij ligji një ditë më parë. "Opozita më ka nisur një kërkesë. Opozita e sotshme ka shqyrtuar dekretin e presidenti­t dikur dhe ka miratuar ligjin. Kështu ka vepruar kur ishte në pushtet vetë opozita. Precedentë­t e tyre janë përgjigja më e mirë. Para se të ankohen dhe të kërkojnë e të protestojn­ë, duhet të dinë rregullore­n. Kjo ishte sa për sqarim", u shpreh Ruçi, ndërsa hodhi në votim ligjin.

KRYEMINIST­RI

Kryeminist­ri Edi Rama, i pranishëm në seancën e djeshme të Kuvendit, iu përgjigj akuzave të kreut të PD- së, Lulzim Basha të bëra nga Vlora ndaj qeverisë. Lidhur me kriminalit­etin në Vlorë, Rama tha se mjafton të shohësh shifrat dhe situata nga dje që qeveriste PD, sot është si nata me ditën. Por, Rama ka nxjerrë edhe një shkresë surprizë nga foltorja e Kuvendit. Ai tha se në kohën kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, Dy deputetët e LSI- së, Vangjel Tvao e Lefter Koka kanë qenë dje të pranishëm në sallën e Kuvendit, por jo për të votuar ligjin për Teatrin. Sipas sqarimit të dhënë nga vetë LSI, deputetët kanë qenë në sallë për arsye të rinovimit të mandatit.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e shkresës së Florian Mimës drejtuar Bashës në 2013- ën
Faksimile e shkresës së Florian Mimës drejtuar Bashës në 2013- ën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania