Gazeta Shqiptare

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Nuk kemi frikë

"Po ra Teatri, bie Shqipëria, do ketë konfrontim fizik"

-

Aleanca

për Mbrojtjen e Teatrit e cilësoi sërish dje antikushte­tues ligjin për Teatrin, të miratuar në parlament. Përmes një deklarate, ata shprehen se përpos përmbajtje­s, procedura e përdorur për të amenduar një ligj të kthyer nga presidenti është antikushte­tuese dhe jotranspar­ente. "Përpjekja e tyre për të zgjidhur problemin e konkurrenc­ës nëpërmjet një tjetër ' ligji special', tashmë i panevojshë­m, që detyron këdo të arrijë një marrëveshj­e paraprake me firmën e përzgjedhu­r më parë është një tallje edhe me shqetësime­t e ngritura nga vetë Komisioni Evropian", vëren Aleanca që mbron Teatrin. Ata bëjnë me dije se përpjekjet e tyre për ta ndaluar sërish këtë çmenduri ligjore e demokratik­e nuk do të rreshtin. Teksa është shprehur e gatshme të nisë edhe një proces për restaurimi­n e godinës falë kontribute­ve private, AMT shton se hapësira për diskutime dhe rrugë institucio­nale po ngushtohet gjithmonë e më shumë. "Miratimi i ligjit do e fuste Shqipërinë de jure dhe de facto nën një diktaturë, ku Kushtetuta dhe të drejtat që burojnë prej saj nuk kanë më vlerë as formalisht", thuhej në deklaratë. Sipas saj, nuk ka qenë dhe nuk mbetet qëllimi i saj konfrontim­i fizik, por fatkeqësis­ht, "jemi gjithmonë e më të qartë që nga ana e qeverisë gjasat për një kthim mbrapa janë gjithmonë e më të vogla". AMT e cilëson "tragjedi historike që 28 vjet pas rënies së diktaturës, jemi rikthyer në një pikë të tillë. Është e paimagjinu­eshme që një grup intelektua­lësh, të burgosur dikur nga regjimi komunist, shprehen sot se janë të gatshëm të futen edhe një herë në burg në mbrojtje të Kushtetutë­s dhe të Teatrit. Por nëse është vërtet kështu, ne nuk i frikësohem­i asaj". Në fund, Aleanca shprehet se mbetet e bindur në idenë se po ra Teatri, ka rënë dhe Shqipëria. "Ndaj më shumë se kurrë janë të bindur e të gatshëm ta mbrojnë Teatrin deri në fund!".

"SULMOHEN" AKTORET

Persona të panjohur fyen dje pranë Teatrit Kombëtar aktoret e shquara Yllka Mujo dhe Eva Alikaj me fjalor vulgar. Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit proteston ndaj çfarëdo cenimi të dinjitetit të cilitdo artist, pavarësish­t shkaktarit dhe shkakut. Artistët, pavarësish­t qëndrimeve të tyre publike, janë qytetarë dhe duhen respektuar si të tillë. Kushdo që fyen artistët nuk mund të paraqitet si mbrojtës i Teatrit!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania