Gazeta Shqiptare

Balla akuzon Bashën: Luli merr 2 mld lekë nga oligarkët

-

Kryetari

i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Bal la akuzoi dje kryetarin e PD- së, Lulzim Basha se paguhet me 2 mld lekë nga oligarkët, ata që siç tha, i sulmon natën e i ndihmon ditën për llogari të kunatit të tij. Balla nga foltorja e Kuvendit e ftoi kryedemokr­atin Lulzim Basha të ndalte kërcënimet dhe të jepte përgjigje për ato që mediat shkruajnë për të. "Dua t'i them sot nga kjo foltore mjaft me kërcënime idioteske. Shumë mirë që ke filluar konsulta me publikun, por në media sot ka dalë një fakt shumë domethënës se si Basha paguhet me 2 mld lekë nga oligarkë dhe nuk jep asnjë përgjigje. Janë oligarkë që i sulmon natën dhe i ndihmon ditën për llogari të kunatit të tij", iu drejtua Balla, Bashës. Duke u ndalur tek ligji i Teatrit të ri, Balla tha se Basha ka mundësi të fusë tashmë në garë edhe kompani të afërta me të. "Nëse ka pasur merak që ndonjë kompani afër tij të hyjë të konkurrojë, le të konkurrojë. Pala shtet hyn në interes të mbrojtjes publike, asnjë cm tokë publike nuk tjetërsohe­t te privati", u shpreh Balla.

ish- ministri i Ekonomisë, Florion Mima i kishte dërguar një shkresë ku kërkonte privatizim­in e Teatrit të Metropolit për llogari të deputetit Astrit Veliaj. "Ajo që më nxori këtu është një shkresë, të cilën Florion Mima, ministër i Ekonomisë ia dërgon Lulzim Bashës, kryetar i bashkisë e çfarë i kërkon!? I kërkon

privatizim­in e Teatrit të Metropolit, në kllapa shënon Florion Mima ' Teatri i Estradës' për llogari të deputetit Astrit Veliaj. I vetmi aset kombëtar në dispozicio­n të Bashkisë së Tiranës, i transformu­ar nga një kafene e degraduar, në një Teatër të Metropolit para se Basha të shkonte në bashki, çohet për privatizim jo për PPP, as për të ndërtuar një Teatër të ri të Metropolit në këmbim të kontributi­t të zotit Veliaj dhe në funksion dhe të një përfitimi legjitim të zotit Veliaj, pasi të investonte për teatrin e ri, por për t'u privatizua­r për pallat", deklaroi Rama. Kryeminist­ri tha se Estrada është domein ekskluziv i PD- së. "Jemi përpara një shembulli se sa hipokrite është bërtitja e tyre, sikur thonë se duan të mbrojnë Teatrin Kombëtar, një godinë e marrë fund, që vetëm Teatër nuk mund të jetë. Ndërkohë që e ka skenën 8 metra të gjerë, skena e Teatrit të Turbinës është 24 metra. Edhe sikur të merret hipoteza e restaurimi­t, që është e pamundur, sërish do kishim një skenë prej 8 metrash", theksoi Rama. I menjëhersh­ëm ka qenë reagimi i kryedemokr­atit Basha, për kryeminist­rin Rama. Me një shënim në rrjetin social "Twitter", Basha i kujtoi Ramës se Teatri i Metropolit është ende aty dhe i numëron të gjitha kinematë që ka shkatërrua­r për të ndërtuar pallate. "Kryehajdut­i kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty. Kinema ' 17 Nëntorin', kinema ' Republikën', kinema ' Partizanin', kinema ' Ali Demin' i ka shkatërrua­r Rama dhe ka ndërtuar pallate", u shpreh Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania