Gazeta Shqiptare

Kufiri Kosovë- Serbi, Rama: Dilemë, por moment historik

Kryeminist­ri: Çështja nuk avancon duke u sjellë si qafirë me njëri- tjetrin "Teatri, varr i hapur, s'kemi luksin të mbajmë karakatina"

-

Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh dje gjatë një interviste në "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu se është i vendosur për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar në vend të tij një të ri. Sipas Ramës, tetari është një godinë e marrë fund, "një varri hapur". I pyetur në lidhje me kufirin Kosovë- Serbi dhe debatin e hapur këto ditë, Rama nuk dha një qëndrim të qartë, por tha se kjo është një dilemë dhe në të njëjtën kohë, një moment historik.

Sot u rikthye debati i Teatrit, u duk se pati një tërheqje të mazhorancë­s. Jeni i vendosur për të shembur Teatrin aktual?

Nuk është lënë, por është marrë kohë, pasi ka pasur edhe një adresim të Komisionit Evropian. Është marrë edhe mendimi i KE- së, i qartë plotësisht lidhur me faktin se nisma nuk bie ndesh me asgjë evropiane, me asnjë standard.

BE dhe SHBA kanë kritikuar faktin se nuk ka pasur garë...

Me sugjerimin që të futet elementi i ofertës edhe për të tjerët, edhe pse në rastin konkret, fakti që ka pasur një nismë për një ligj të posaçëm me një kompani të përcaktuar nuk është aspak e re në kornizën e Evropës. Sllovakia, që është një nga vendet me investime ka kaluar rreth 150 ligje të posaçme. Ligj të posaçëm me emër e mbiemër ka kaluar edhe shumica e mëparshme.

Pse nuk e restauroni me të njëjtin projekt?

Skena e kësaj godine është 8 metra e gjerë. Është skenë për vatër kulture, jo skenë teatri bashkiak. 24 metra e gjerë është skena e "Turbinës". E dyta ka funksionua­r nën logon e Teatrit Kombëtar, por ka qenë jashtë të gjitha standardev­e të një teatri normal. Është një godinë ku nuk fton dot një trupë të huaj. Është një godinë ku të gjithë që kanë dhënë jetën për atë kanë sakrifikua­r për të luajtur. I ka ardhur fundi prej kohësh. Nuk ka asgjë që ajo godinë të mund të qëndrojë atje si varr i hapur. 6 kulla ku do bëhen? A mund të më numëroni në Tiranë? 1 kullë e gjysmë ka në Tiranë prej 20 vitesh. Njëra është ndërtuar plotësisht dhe është godina e bukur që ka Tirana dhe tjetra nuk po mbaron. Të dyja kullat që janë projektuar dhe ndërtuar nuk i gjen as në Dubai, as në Paris.

Të mos ketë histori Teatri Kombëtar...?

Historia e Teatrit Kombëtar nuk janë muret, janë aktorët, janë rolet. Në godinën e re do të ketë edhe një hapësirë muzeale, siç do ketë edhe në stadiumin kombëtar. Shqipëria nuk ka luksin të mbajë në këmbë karakatina.

Debati për korrigjimi­n e kufijve Kosovë- Serbi,

a keni biseduar me Presidenti­n Thaçi për debatin për kufijtë?

Sigurisht që kam biseduar me presidenti­n. Nuk kam dijeni për asnjë lloj detaji. Presidenti ka folur publik- isht dhe ka thënë se ai shikon një oportunite­t për të mbyllur një epokë dhe ka folur për korrigjim kufijsh. Unë flas për çfarë ka më tutje. Pra, nuk kemi një produkt bashkëbise­dimi mes Presidenti­t të Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të bëj njeriun që rri larg. Kam bërë detyrat e mia dhe bëj përditë detyrat e mia.

A e keni lehtësuar ju një komunikim mes Thaçit e Vuçiçit?

Nëse ka ndodhur më vjen shumë mirë, por nuk mendoj se kam ndonjë rol.

Çfarë qëndrimi keni ju?

Edhe Sali Berisha është komplet në pozicion të kundërt me Rexhep Qosjen, por nuk mund të them që është tradhtar. Është fatkeqësi e madhe kur sot faktorët vendimmarr­ës shqiptarë duhet të ndërtojnë proces dhe të diskutojnë me njëri- tjetrin.

Duhet ta udhëhiqni ju këtë?

Pusho, se nuk jam kryeminist­ër i Kosovës unë. Në emër të Kosovës flasin të tjerë. Kosova është shtet i pavarur. Unë kam shumë respekt për Hashim Thaçin.

Ky është një moment historik, që nuk mund të këputet duke bërë politikën e qenve që lehin e kafshojnë njëri- tjetrin duke personaliz­uar historinë. Çfarë mendimi keni ju? Opinioni im është ky që unë nuk e kam përgjigjen. Unë mendoj që kjo nuk është një përgjigje që jepet kollaj. Ama di të them këtë: e para, dhe nuk e kam kritikë për Hashim Thaçin, unë mendoj që personaliz­imi i kësaj gjëje është një diçka që mund të ketë një kosto shumë të madhe. Pse e quani një shans? Shansi? Këtu janë disa faktorë me radhë. Rugova në atë kohë kur ka folur, ka folur duke menduar për Kosovën e pavarur, jo për të ndarë Kosovën me Milloshevi­çin. Por sot Kosova ka perspektiv­ë të qartë? Sot Kosova ka 5 shtete të BE- së që nuk e njohin. Sot Kosova ka Serbinë të ulur brenda në parlament, në qeveri. Nuk bën dot asgjë pa marrë dorën e serbëve. Këtë ta dëgjojë edhe Ramushi e Hashimi. Kur ndërmorën atë nismën që bëri histori dhe që nuk pyetën fare as për gazetarët, as për ndërkombët­arë dhe që morën edhe damkën e terroristë­ve, shkuan në Amerikë, krijuan lidhje dhe kanë marrë mbështetje shumë të madhe nga diaspora shqiptare e Amerikës. Tani pse nuk shkojnë ta marrin mendimin e diasporës?! Të gjithë ata kontributo­rët të pavarësisë së Kosovës që lanë pasurinë për të blerë armë, ku janë njerëzit që bëjnë histori, të marrësh Saliun këtu, ai mund të tregojë përralla, por nuk mund të tregojë histori. Korrigjimi i kufijve nuk është qëllim, është mjet.

A keni folur ju me Presidenti­n Vuçiç, se ka thënë edhe ish- ministri Karl Bild?

Karl Bildi ka bërë një shkelje etike, që një ministri të Jashtëm, një suedezi dhe një njeriu që është mik, nuk i takon ta bëjë. Karl Bldi ka biseduar me mua dhe unë kam thënë gjërat që thashë këtu. Nëse juve ju duket se unë po them se e mbështes këtë gjë, atëherë është faji im. Por, unë jam absolutish­t i bin- dur që ne duhet të jemi shumë të hapur dhe të matur për të gjitha opsionet dhe të vlerësojmë peshën historike që ka ky moment. Kjo është çështje zgjedhjeje. Siç është kështu, Kosova nuk mund të garantojë perspektiv­ën e atyre që sot janë 18 vjeç. Me Vuçiçin unë kam folur dhe flas, kemi rëndë dakord që të mos jemi dakord në këtë pikë. Bindja ime është që sa më shpejt ata të heqin dorë nga Kosova, aq më mirë është. Vuçiçi është Presidenti i Serbisë, nuk punon as për mua, as për ty, as për Ramushin, as për Thaçin. Si mund t'i thuhet Hashim Thaçhit "je argat i Beogradit". Që këtu debati bie. Ju e dini se sa e dua unë Saliun. Por kurrë në këtë fazë s'mund t'i them unë Saliut çove naftën, s'çove naftën, i ka bërë ai të gjitha, por në këtë proces edhe Sali Ber- isha ka diçka për të dhënë. Nuk është kaq e thjeshtë kjo dhe nuk mund të ndahemi këtu në tradhtarë e patriotë. Ky nuk është Teatri Kombëtar. Kjo është historia e kombit shqiptar. Mund të jetë e gjitha një gjë që përfundon në asgjë. Por ne strategjik­isht na duhet që në fund të procesit çështja e shqiptarëv­e të jetë më e avancuar. Çështja nuk avancon duke u sjellë si qafirë me njëri- tjetrin dhe duke u sjellë me tifozllëk kush jam unë e kush je ti.

Je për një marrëveshj­e mes shqiptarëv­e e serbëve për shkëmbim territores­h?

Shumë e diskutuesh­me. Unë mendoj që qëllimi strategjik është "A". Instrument­et janë të diskutuesh­me. Dhe ata që marrin përsipër të thonë që kjo është tradhti kombëtare është një çmenduri. Ai pozicion të çon më mbrapa se të ka çuar dialogu. Kosova është shtet më vete dhe ka autoritete­t e veta. Po të më lexoni mes rreshtave, unë kam rezerva për të gjithë aktorët, sepse janë "Klubi i Selanikut" të Çajupit. Si kryeminist­ër i Shqipërisë, qëndrimi im është shumë i qartë, mbështetje Kosovës dhe autoritete­ve të saj sido që të vijë puna.

Duket sikur edhe me Ditmirin bëjmë debat për këtë çështje. Kjo kërkon shumë profesione, shumë mendje, shumë dashuri për këtë vend këtej e andej bjeshkëve. Kjo është një dilemë, por unë mendoj që është një moment historik.

Pse nuk pranoni propozimin e opozitës për vetingun?

Qëllimi i kësaj është që të ndërtohet një fabul, që unë s'kam frikë, ti ke frikë. Nuk është veting ky, por është palaçollëk. Po prapë po them që do t'i japim një shans edhe këtij propozimi.

Edhe Sali Berisha është komplet në pozicion të kundërt me Rexhep Qosjen, por nuk mund të them që është tradhtar. Është fatkeqësi e madhe kur sot faktorët vendimmarr­ës shqiptarë duhet të ndërtojnë proces dhe të diskutojnë me njëri- tjetrin. Historia e Teatrit Kombëtar nuk janë muret, janë aktorët, janë rolet. Në godinën e re do të ketë edhe një hapësirë muzeale, siç do ketë edhe në stadiumin kombëtar. Shqipëria nuk ka luksin të mbajë në këmbë karakatina.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje gjatë një interviste në "Opinion"
Kryeminist­ri Edi Rama, dje gjatë një interviste në "Opinion"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania