Gazeta Shqiptare

DASH, Millard: Vetingu në politikë? Çelësi, SPAK e BKH

"Drejtësia", zyrtarja e DASH flet për "News 24": Punoni së bashku, presim rezultate konkrete "Shqipëria po përparon në shumë fusha"

- Klodiana Lala

Zv. ndihmës Sekretarja e Shtetit, Elisabeth Mill ard zgjedh reformën në drejtësi si rrugën e vetme për të pastruar politikën nga krimi dhe korrupsion­i. Gjatë një interviste për "News 24", zyrtarja e DASH thotë se SHBA- të presin rezultate konkrete, duke përcaktuar SPAK dhe BKH si institucio­net kyçe të kësaj reforme. E pyetur për vetingun në politikë, propozimin më të ri të opozitës, Millard këmbënguli se, "çelësi është SPAK dhe BKH". Duke folur për "korrigjimi­n e kufijve" mes Kosovës dhe Serbisë, Millard u shpreh se SHBA shpreson se rezultatet e bisedimeve mes dy liderëve do të jenë një gjë e mirë për Ballkanin.

Zonja Millard, është kënaqësi t'ju kem në këtë intervistë. Kjo është vizita juaj e parë në Shqipëri. Cilat janë çështjet më problemati­ke që Departamen­ti i Shtetit i sheh si më shqetësues­et për Shqipërinë?

Klodiana, shumë faleminder­it që po më intervisto­ni sot! Është shumë kënaqësi… Ashtu siç thoni edhe ju, është vizita ime e parë në Shqipëri dhe jam e nderuar që jam këtu, në këtë vend të bukur. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerë të ngushtë dhe ne punojmë së bashku në shumë gjëra. Si të tillë, unë pata diskutime të mira mbi prioritete­t mbi të cilat ne punojmë së bashku. Ne e kemi parë Shqipërinë të përparojë në shumë fusha dhe kemi parë fusha tek të cilat vazhdohet të punohet dhe sigurisht, pjesë e kësaj pune është të sigurohemi që reforma demokratik­e të vazhdojë dhe sidomos reforma në drejtësi të vazhdojë dhe unë e di që është bërë shumë punë dhe se ajo punë vazhdon.

Raporte të Departamen­tit të Shtetit, por edhe të institucio­neve të tjera ndërkombët­are e shohin Shqipërinë si një burim të madh të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërkohë që ka edhe një perceptim të lartë të korrupsion­it. A i ngritët këto çështje gjatë takimeve tuaja në Tiranë?

Ju e dini që trafiku i drogës është një problem në shumë vende dhe diçka shumë shqetësues­e. Sigurisht, shpesh ai lidhet me korrupsion­in, gjë e cila e bën shumë të vështirë për t'u zgjidhur. Sigurisht, ky është një prioritet si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për Shqipërinë në punën tonë të përbashkët si partnerë dhe aleatë, e sigurisht që ka shumë punë për t'u bërë në këtë drejtim, sidomos në dënimin e trafikantë­ve kryesorë dhe njerëzve që mundësojnë trafikun. Kjo është një punë vërtet shumë e rëndësishm­e dhe diçka në të cilën, nëse shihet përparim, do të jetë me përfitim për të gjithë shqiptarët.

Departamen­ti i Shtetit ka qenë mbështetës­i kryesor i reformës në drejtësi në Shqipëri. A mendoni se reforma, e cila po zbatohet, po jep rezultatet që priteshin, duke pasur parasysh që është kundërshtu­ar nga shumë palë?

Kjo është një fushë

shumë e rëndësishm­e. Ndonjëherë ne në Amerikë përdorim shprehjen "nëse do të ishte e lehtë, do të ishte bërë me kohë", por ja ku jemi. Kjo është një fushë e rëndësishm­e për të punuar së bashku dhe mendoj se një nga gjërat që po presim janë rezultatet konkrete dhe e di që janë planifikua­r disa institucio­ne në vend. Unë u informova për SPAK- un dhe BKH- në, që mendoj se do të jenë institucio­ne kyçe, të cilat ndërsa do mund të bëjnë punën e tyre të rëndësishm­e, do të ndihmojnë që të shohim përparim thelbësor në këtë fushë të rëndësishm­e.

Në mendimin tuaj, a është vetingu në politikë një nismë e vënë mbi tavolinë nga opozita, e nevojshme në këtë kohë?

Është gjithnjë mirë të shihet se çfarë mund të bëhet dhe mund të jetë një rol i rëndësishë­m për opozitën dhe qeverinë që të punojnë për të parë se çfarë mund të bëhet tjetër, por mendoj se "Është gjithnjë mirë të shihet se çfarë mund të bëhet dhe mund të jetë një rol i rëndësishë­m për opozitën dhe qeverinë që të punojnë për të parë se çfarë mund të bëhet tjetër, por mendoj se çelësi është ngritja dhe funksionim­i i këtyre institu- cioneve të rëndësishm­e. Mendoj se ky duhet të jetë fokusi në këtë moment", - tha zj. Elisabeth Millard.

çelësi është ngritja dhe funksionim­i i këtyre institucio­neve të rëndësishm­e, mendoj se ky duhet të jetë fokusi në këtë moment.

Dhe pyetja e fundit. Cili është pozicioni juaj në lidhje me disa diskutime të fundit mbi korrigjimi­n e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë? A i mbështesin Shtetet e Bashkuara ndryshimet e kufijve në Ballkan?

Ne mendojmë se marrëdhëni­a midis Kosovës dhe Serbisë është duke u normalizua­r. Ajo marrëdhëni­e është thelbësore për të gjithë rajonin. Besoj ju e keni dëgjuar së fundmi këshilltar­in tonë për Sigurinë Kombëtare, ambasadori­n Bolton teksa është shprehur për këtë çështje të rëndësishm­e dhe ajo është në të vërtetë politika jonë. Mendoj se në këtë moment, udhëheqësi­t e këtyre dy vendeve po tregojnë se kanë nismë, po tregojnë se kanë imagjinatë, prandaj le të shohim se çfarë do të arrijnë dhe ne do ta shqyrtojmë, por mendoj se kemi shpresë se kjo do të jetë diçka e mirë për të gjithë rajonin.

Faleminder­it, këna- qësi!

Krye zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Klodiana, shumë faleminder­it! Ishte kënaqësi të isha me ju sot, në këtë vend të bukur.

 ??  ??
 ??  ?? Zv. ndihmës Sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard
Zv. ndihmës Sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania