Gazeta Shqiptare

Takimi me Metën, Mustafa: Ndryshimi i kufijve, i rrezikshëm e i papranuesh­ëm

-

Presidenti

Ilir Meta mori pjesë dje në përurimin e sh tatore në Drenas të Kosovës, të dy të rënëve në luftën çlirimtare të Kosovës, bashkëshor­tët Fehmi dhe Xhevë Lladrovci. "Le t'i themi faleminder­it heroit Fehmi Lladrovcit dhe heroinës Xhevë Krasniqi- Lladrovcit, që na bashkuan të gjithëve sot këtu për t'u uruar rikthimin në bronz në Drenas, në Drenicë e në Kosovë, pasi ata janë jo vetëm nderi i historisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por janë nder i mbarë kombit shqiptar. Sepse janë një shembull i jashtëzako­nshëm i sakrifikim­it më sublim në emër të lirisë dhe të emër të idealeve më të mëdha, të cilat sollën Kosovën e lirë dhe Kosovën e pavarur", deklaroi z. Meta. Të pranishëm në ceremoni ishte edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeminist­ri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe shumë ishluftëta­rë të UÇK- së. Po dje kryetari i LDK- së, Isa Mustafa zhvilloi sot një takim me presidenti­n Ilir Meta. Gjatë bisedës, dy zyrtarët folën për çështjen e shkëmbimit të territorev­e mes Kosovës dhe Serbisë. Ishte vetë z. Mustafa, ai që komentoi takimin me Metën në "Facebook". "Kisha kënaqësinë të pres në takim Presidenti­n e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Presidenti­t Meta i prezantova pikëpamjet e LDK- së se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë forma e vetme e normalizim­it të raporteve, por se dialogu duhet të vazhdojë me institucio­ne që kanë legjitimit­et të konfirmuar nga zgjedhjet e parakohshm­e dhe të lira. Po ashtu, i rikonfimov­a Presidenti­t Meta pozicionin e paluhatshë­m të LDK- së se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është e papranuesh­me dhe e rrezikshme, sepse kjo e rihap temën e mbyllur me deklarimin e pavarësisë dhe se diskutimi i kufijve është në kundërshti­m me Kushtetutë­n e Kosovës. Në këtë takim po ashtu shpreha falënderim­in tim për Presidenti­n Meta, për interesimi­n e tij të vazhdueshë­m në procesin e rehabiliti­mit tim shëndetëso­r", shkruan Mustafa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania