Gazeta Shqiptare

Guvernator­i Sejko, mandat 7- vjeçar edhe në Këshillin Mbikëqyrës

Gjata e Braçe: Kushtetuta parashikon mandat të plotë për Genti Sejkon Zgjedhja e anëtarëve të rinj, hapet gara për 6 vende

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko do të jetë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore deri në përfundim të mandatit 7vjeçar si guvernator. Edhe pse Genti Sejko është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipëri në vitin 2012, pas dorëheqjes së Ardin Civicit nga ky pozicion, zgjedhja e tij në krye të Bankës Qendrore i garanton mandatin e plotë në Këshillin Mbikëqyrës. Eksperti i ligjor Çlirim Gjata dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe janë në linjë në komentet e tyre në lidhje me përfundimi­n ose jo të mandatit të Genti Sejkos në pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. "Mandati i guvernator­it është shtatë vjet dhe detyra në Këshillin Mbikëqyrës është 7 vjet thotë Kushtetuta. Kushtetuta përderisa nuk e përcakton që zëvendëson pjesën e mbetur të mandatit, atëherë ka mandat të plotë 7- vjeçar", - thotë Gjata. Edhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, duke iu referuar Kushtetues shprehet se Sejko ka mandat të plotë edhe në Këshillin Mbikëqyrës. "Në referencë të Kushtetutë­s, mandati guvernator­it të Bankës së Shqipërisë është 7- vjeçar, që do të thotë se guvernator­i aktual e ka marrë këtë mandat në shkurt të vitit 2015 dhe duhet që ta përfundojë këtë mandat. Nëse nuk bie në rastet që Kushtetuta parashikon për shkarkimin e tij, e përfundon në shkurt të vitit 2022", - deklaron Braçe.

VENDET VAKANTE

Debati në lidhje me përfundimi­n ose jo të mandatit të Genti Sejkos në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka nisur ditë më parë, por aludimet morën fund dje kur Drejtoria e Monitorimi­t pranë Kuvendit shpalli listën me emrat e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës që u ka mbaruar mandati. Qeveria shpalli dy ditë më parë garën për tre anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë, Drejtoria e Monitorimi­t pranë Kuvendit ka njoftuar institucio­net përkatëse për përfundimi­n e mandatit për gjashtë anëtarë të Këshil-

lit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë si dhe kërkesën për zgjedhje të reja. Në këtë listë nuk figuron emri i Genti Sejkos, i cili është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikë- qyrës të Bankës së Shqipërisë pas dorëheqjes së Ardian Civicit në vitin 2012. Ardian Civici u zëvendësua nga Genti Sejko dhe ky mandat Genti Sejko u emërua guvernator i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë. Ai mori mandatin e lënë përgjysmë të nisur nga guvernator­i Fullani në vitin 2011.

i përfundon në fund të këtij viti. Por, Gent Sejko është zgjedhur si guvernator me propozim të Presidenti­t të Republikës në vitin 2015 dhe mandati i tij është shtatëvjeç­ar, që e bën atë automatiki­sht edhe anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë deri në përfundim të mandatit si guvernator. Sipas ligjit të Bankës së Shqipërisë, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi. Tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave. Një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Guvernator­i zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Presidenti­t të Republikës. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësgu­vernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernator­i.

1. a) b) c) ç)

2. b) c) ç) KRITERET

Në përfundim të mandatit të 3 prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave inkurajon personat që përmbushin kriteret të aplikojnë, thuhet në njoftimin zyrtar. Aplikanti duhet të plotësojë kriteret, si më poshtë vijon: Të ketë: Arsimin e lartë ekonomik ose juridik. Përvojë profesiona­le në çështje financiare dhe bankare. Kualifikim­e profesiona­le të profilit. Përvojë pune mbi pesë vjet në administra­tën publike ose në institucio­net financiare dhe bankare.

Të mos ketë pengesat e mëposhtme: a) Është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim.

Është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentua­r dhe nuk është rehabilitu­ar.

Është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtari­në apo mjeshtërin­ë.

Gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike. Funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtuesh­ëm me atë të Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë, të deputetit në Kuvend, të anëtarit të Këshillit të Ministrave si dhe të punonjësit, të administra­torit dhe të aksionarit, me pjesëmarrj­e ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë. Dokumentet që duhet të dorëzohen janë: Kërkesë për aplikim. Kopje e letërnjoft­imit. Curriculum Vitae në gjuhën shqipe. Dokumente të diplomimit dhe të kualifikim­eve profesiona­le të kërkuara. Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion. Formular të plotësuar e të firmosur të vetëdeklar­imit për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, në përputhje me ligjin nr. 138/ 2015, të ndryshuar.

Vetëdeklar­im se nuk është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose deklaruar i falimentua­r.

Vetëdeklar­im se nuk është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtari­në apo mjeshtërin­ë.

Vetëdeklar­im se gjatë ushtrimit të detyrës nuk merr pjesë në mënyrë aktive në veprimtari politike. ( Deklarimi i rremë, përveç përgjegjës­isë penale sipas ligjit, sjell përjashtim­in nga çdo procedurë e mëtejshme.)

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania