Gazeta Shqiptare

Tatimet: Ja bizneset që do të paguajnë tatim fitimi 5% më 1 janar 2019

-

Bizneset

e agroturizm­it dhe ato me xhiro deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 5% tatim fitimi nga 15% që tatohen aktualisht, duke filluar që nga 1 janari 2019. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve njoftoi sot tatimpague­sit për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për Tatimin mbi të Ardhurat", i ndryshuar. Dispozitat ligjore të ndryshuara, si nevojë e zhvillimit të tregut kanë saktësuar disa çështje, të cilat në mënyrë të përmbledhu­r po i trajtojmë si më poshtë: Në nenin 8/ 1, në të cilin janë përcaktuar kategoritë e të ardhurave personale të përjashtua­ra nga tatimi. Në pikën 11 është saktësuar trajtimi i kalimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore, për rastet kur origjina e pronës është fitimi sipas ligjit nr. 7501. Sipas këtij parashikim­i, përjashtoh­en gjithashtu rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë brenda lidhjes gjinore burrë, grua, fëmijë, nëpërmjet dhurimit dhe/ ose heqjes dorë nga pasuria, kur pasuria rrjedh nga bashkëpron­ësia e detyrueshm­e e fituar në bazë të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, "Për tokën", të ndryshuar." Në nenin 11 "Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshm­e", është saktësuar koncepti truall dhe tokë bujqësore. Gjithashtu, në këtë nen ësh- të parashikua­r që shkëmbimi i truallit me sipërfaqe ndërtimi, bazuar në një kontratë shkëmbimi nuk përbën moment për llogaritje të ndonjë fitimi kapital nga transferim­i i pasurisë së paluajtshm­e. Në vijim të saktësimev­e të mësipërme, në nenin 20 janë shfuqizuar paragrafët 3 dhe 4, të cilët trajtonin shpenzimet e njohura në veprimtari­në e ndërtimit, në lidhje me kontratat e shkëmbimit. Në nenin 28, janë bërë diferencim­e të shkallës së Tatimit mbi Fitimin për disa kategori: 5 % për tatimpague­sit me të ardhura deri në 14 000 000 lekë në vit; 15 % për tatimpague­sit me të ardhura mbi 14 000 000 lekë në vit; 5% për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas ligjit nr. 38/ 2012, "Për shoqëritë e bashkëpuni­mit bujqësor"; 5 % për subjektet, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikua­r si "agroturizë­m", sipas legjislaci­onit në fuqi në fushën e turizmit. ( Kjo shkallë aplikohet për një periudhë 10- vjeçare për personat juridikë që përfitojnë statusin "subjekt i certifikua­r agroturizm­i", deri më 31 dhjetor 2021. Aplikimi i shkallës së reduktuar fillon në vitin tatimor pasardhës, pas përfitimit të statusit "subjekt i certifikua­r agroturizm­i.) Një ndryshim mjaft i rëndësishë­m i reflektuar në nenin 33/ 1 "Dorëzimi i vendimit për miratimin e rezultatit vjetor dhe destinimi i fitimit", është edhe heqja e detyrimit të subjek- tit "person fizik", për të dorëzuar vendim për shpërndarj­e dividenti, pavarësish­t përgjegjës­isë tatimore, duke qenë se personi fizik, sipas konceptit të ligjit tregtar nuk ka personalit­et juridik dhe është përgjegjës me të gjitha pasuritë e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania