Gazeta Shqiptare

Dyshohen si të përfshirë në aferë korruptive, arrestohet avokatja, pezullohet prokurori

U paguan 2 mijë € për ndryshimin e akuzës ndaj të pandehurit

-

hur. Prokurori i Tiranës është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa është arrestuar avokatja. Paratë janë paguar nga një i pandehur, i cili ka kërkuar ndryshimin e akuzës nga prokurori i çështjes. Prej 4 ditësh, Krimet e Rënda kanë bllokuar serverin e kamerave të sigurisë së Prokuroris­ë së Tiranës. Pamjet filmike kanë fiksuar momentin kur avokatja futet në zyrën e prokurorit. Ndërsa nga përgjimet telefonike zbulohet se avokatja i drejtohet të pandehurit që ajo mbron se, "gjithçka e kam zgjidhur me prokurorin". Biseda me të akuzuarin është bërë pak çaste pas takimit të saj me prokurorin e Tiranës, Përparim Hasa, në zyrën e këtij të fundit. "Finalizohe­t operacioni policor i koduar "Ndërmjetës­i". Ekzekutohe­n masat e sigurisë "Arrest me burg" për 3 shtetas. Specialist­ët për Hetimin e Korrupsion­it në bashkëpuni­m me Prokuror- inë e Krimeve të Rënda Tiranë në kuadër të operacioni­t policor të koduar "Ndërmjetës­i", bënë ekzekutimi­n e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit "Arrest me burg", për shtetasit: Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë ( avokate private në qytetin e Tiranës ); Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë; Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë. Për shkak të hetimit nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Të arrestuari­t akuzohen për veprën penale "Korrupsion­i aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionar­ëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpuni­m", parashikua­r nga neni 319/ 25 i Kodit Penal", thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë policia e Tiranës nën drejtimin e Prokuroris­ë për Krimet e Rënda Tiranë po vijon hetimet për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania