Gazeta Shqiptare

Dosja "Shullazi", Marku ndëshkon 10 prokurorët që refuzuan shortin

Furtunë te Krimet e Rënda, më datë 25 shtator pritet të jepet pretenca Transferoh­en në rrethe Hajdarmata­j, Çela dhe Muhametaj

-

Prokurorja e Përgjiths hme, Arta Marku ka ur dhëruar transferim­in e përkohshëm në rrethe të tre nga dhjetë prokurorët që refuzuan hedhjen e shortit për dosjen Shullazi. Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, i cili do të transferoh­et në Prokurorin­ë e Beratit, Sonila Muhametaj, e cila do të transferoh­et në Prokurorin­ë e Pukës dhe Besim Hajdarmata­jn, i cili do të transferoh­et në Prokurorin­ë e Pogradecit.

Gjithashtu, kryeprokur­orja e përkohshme kërkoi që për këta prokurorë, por edhe për shtatë të tjerë të nisë edhe hetimin disiplinor për thyerje të urdhrit të drejtueses së Krimeve të Rënda Donika Prela, në hedhjen e shortit për dosjen Shullazi. Bëhet fjalë për prokurorët Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn. Kujtojmë se dy ditë më parë prokurorët e Krimeve të Rënda kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre, Donika Prela. Këta prokurorë refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të cilët ndodhen pas hekurave për një sërë akuzash. "Prokurori i Përgjithsh­ëm znj. Arta Marku duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e datës 19 shtator 2018 në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëv­e për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikua­r nga nenet 109/ b; 333/ a; 334 etj. të Kodit Penal urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëv­e: Olsian Çela; Përparim Kulluri; Behar Dibra; Sonila Muhametaj; Arenc Çela; Edvin Kondili; Pranvera Pustina; Eugen Beçi; Blerim Tominaj dhe Besim Hajdarmata­j",- thuhet në njoftimin e prokuroris­ë. Të gjithë refuzojnë të përballen ne gjyq me oritet për ne. Lufta kundër korrupsion­it ka pasur rritje me 60% të rasteve të dërguara në gjykatë. Është kërkuar nga prokurori që në 60% është kërkuar burgim dhe në 40% të rasteve është kërkuar dënimi alternativ. Prokurorit­ë kanë zhvilluar analiza të vazhdueshm­e për punën e gjykatave. 13 procedime penale për funksionar­ët e lartë. Kemi një plan anti- kanabisi deri në vitin 2020. Treguesit statistiko­rë tregojnë për procedime penale për zgjidhjet e martesës. Procedimet më të larta janë për vjedhje. Kemi hetuar me përparësi dhunën në familje",- tha Prokurorja e Përgjithsh­me Arta Marku. Emiljano Shullazin dhe miqtë e tij dhe këmbënguli­n që procesi të ndiqet nga dy prokuroret që zhvilluan edhe hetimet. Çështja Shullazi mbeti jetim, pasi Elisabeta Imeraj u komandua si drejtuese e re e prokuroris­ë së Tiranës, ndërsa Ened Nakuci është larguar për arsye shëndetëso­re për një afat të caktuar. Pas kësaj, Donika Prela autorizoi Besim Hajdarmata­jn, që të merrte pjesë në seancën e datës 11 shtator. Ish- drejtuesi i Krimeve të Rënda deklaroi në sallën e gjyqit se merrte përsipër të mbronte akuzën në proces, por i duhej kohë të studionte dosjen e të përgatiste pretencën. Avokatët kërkuan me ngul largimin e tij, pasi me herët e kanë akuzuar ashpër, madje edhe kërkuar si dëshmitar në gjyq. E gjendur në këtë situatë Prela tentoi të hidhte shortin për caktimin e grupit prej katër prokurorëv­e që do merrnin në duar çështjen Shullazi. Hajdarmata­j ndërkohë e informoi se ishte caktuar të ishte në këtë listë. Për ngërçin e krijuar u kërkua ndihma e kryeprokur­ores. Seanca e radhës për dosjen ' Shullazi' është parashikua­r për datë 25 shtator, ku pritet të jepet pretenca. Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturua­r kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish- hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vjet burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania