Gazeta Shqiptare

Korrupsion­i, prangosen gjashtë policë në Kakavijë

Hetimet dhe përgjimet, SHÇBA arreston edhe dy persona nga Fieri Lejonin kalimin e refugjatëv­e dhe të personave "non grata" në Shengen

-

Gjashtë efektivë të Pol icisë Kufitare në Gjirokastë­r janë arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA), pasi akuzohen për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjithashtu, kanë përfunduar në pranga edhe dy shtetas nga Fieri. SHÇBA bën me dije se pas një hetimi disamujor proaktiv me metoda speciale të hetimit, ka goditur veprimtari­në e paligjshme të ushtruar nga 6 punonjës policie dhe disa shtetas, në vijën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në zonën e Kakavijës. Mësohet se duke shpërdorua­r detyrën, këta punonjës policie në kohë të ndryshme kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër kundrejt shpërblimi­t, për shtetas të ndryshëm që kanë pasur probleme me lëvizjen në zonën Shengen. Për disa muaj me radhë, efektivë të SHÇBA kanë mbajtur nën vëzhgim, përgjuar dhe kryer veprime simuluese për të dokumentua­r veprimtari­në e paligjshme të këtyre shtetasve. Gjykata e rrethit gjyqësor Gjirokastë­r ka vendosur për këta punonjës pol- icie masën e sigurisë "Arrest me burg". Bëhet fjalë për shtetasit Gentian Gjolleshi, Luan Shosha, Roland Gega punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastë­r, Afrim Çomo, Ed- mond Nikolla dhe Fatmir Beqo, të gjithë punonjës të Policisë Kufitare Gjirokastë­r. Ndërkaq, SHÇBA ka vënë në pranga dhe shtetasit Besnik Sinani dhe Kastriot Senka nga Fieri. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim si pjesë e kësaj veprimtari­e të paligjshme, por u kap mbrëmë. Ata akuzohen se kanë lejuar edhe kalimin e refugjatëv­e sirianë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë për të kaluar më pas në vendet e BE- së. Ndërkohë pritet që të arrestohen edhe 4 policë të tjerë, pasi dyshohet se janë përfshirë në këtë skemë.

 ??  ?? Kakavijë
Kakavijë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania