Gazeta Shqiptare

"Furtunë" në spitalin e Shkodrës, arrestohen ish- drejtori Përparim Çela dhe 6 bluza të bardha

Prokuroria: Abuzuan me detyrën, blenë më shumë ilaçe se sa nevojitesh­in Në kërkim, ish- drejtoresh­a Dhurata Uruçi dhe mjeku Edmir Smajli

-

Furtunë" në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 9 punonjës të këtij institucio­ni shëndetëso­r, mes të cilëve dhe dy ish- drejtues kanë përfunduar me masën e sigurisë "Arrest me burg" dhe "Arrest shtëpie". 5 prej tyre janë me masën "Arrest me burg", nga të cilët 3 janë të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim, ndërsa 4 të tjerë janë me masën e sigurisë "Arrest shtëpie". Ata akuzohen se kanë shpërdorua­r detyrën, duke blerë ilaçe dhe medikament­e mjekësore jashtë kritereve dhe kapaciteti­t të spitalit. Arrestimi i mjekëve dhe infermierë­ve, mori shkas pas një auditimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në spitalin e qytetit verior, nga ku u konstatua se ishin bëre shkelje te reparti i hemodinami­kës e kardiologj­isë. Menjëherë pas auditit të KLSH- së, prokuroria nisi hetimet. Pas dy muajsh hetime intensive, organi i akuzës bëri me dije se është arrestuar ish- drejtori i këtij spitali, Përparim Çela ( u shkarkua para 1 viti), ndërsa është shpallur në kërkim ish- drejtorja e njëkohësis­ht mjekja Dhurata Uruçi. Po ashtu është arrestuar shefi i koronarogr­afisë, Luan Dragusha, infermieri i hemodinami­kës Renato Kepi, ndërsa është shpallur në kërkim mjeku Edmir Smajli. Po të njëjtat burime pohuan se janë në "Arrest shtëpie" farmacistj­a Karmen Kaçulini dhe nga administra­ta: Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj. Momentalis­ht, të arrestuari­t dhe të shpallurit në kërkim dhe në "Arrest shtëpie" janë pezulluar nga detyra.

PROKURORIA

Sipas prokuroris­ë, këta shtetas në kundërshti­m me detyrën i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësi­së materiale të domosdoshm­e mjekësore për kabinetin e Hemodinami­kës. Organi i akuzës sqaroi dje se këta shtetas në shkelje të ligjit kanë kërkuar për blerje- tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, pra, shtator- dhjetor 2016, një sasi shumë të madhe 400 stendash ( kateter, koronare dhe sete kirurgjika­le të kardiokiru­rgjisë) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka. Nga verifikime­t e kryera rezulton se për vitin 2016 janë lidhur 6 kontrata për blerje barnash dhe materiales­h për kabinetin e Hemodinami­kës, shërbimi i kardiologj­isë, me një vlerë prej 34 492 870 lekësh, përfshi këtu edhe kontratat për mirëmbajtj­en e materialev­e të blera. "Ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore, mjek etj,, të realizonte kaq shumë ndërhyrje sa stenda, e materiale të tjera që ka blerë",- thuhet në njoftimin zyrtar të prokuroris­ë. Ndërkohë, mësohet se për këtë periudhe kohore, ky spital ka realizuar vetëm 3 ndërhyrje. Ndërsa në magazinë kanë qenë nga 2016ta, 397 stenda. Në 2017- ën, spitali ka lidhur edhe 6 kontrata të tjera për blerje të njëjta

prej 700 stendash me një vlerë prej 23 milionë lekësh duke mos marrë parasysh gjendjen e stokut, afatin e skadencës, kapaciteti­n e spitalit, ndërhyrjet e planifikua­ra për atë vit etj. Ministria e Shëndetësi­së ka pranuar kërkesën e spitalit të Shkodrës duke bërë kontratat përkatëse. Po sipas prokuroris­ë, shtetasit: Edi Smajli, Renato Kepi, Jul-

jana Zhuri, Amanda Matlija, Albana Mehmetaj me detyrë anëtarë të komisionit të marrjes në dorëzim, kolaudimit, rezulton se kanë marrë në dorëzim medikament­et për repartin e Hemodinami­kës në kundërshti­m me kushtet e kontratave të lidhura në vitin 2016- 2017, ndaj edhe për këtë arsye ndaj këtyre 9 shtetasve janë lëshuar flet- arrestet.

 ??  ?? Ish- drejtori i spitalit të Shkodrës, Përparim Çela
Ish- drejtori i spitalit të Shkodrës, Përparim Çela
 ??  ?? Ish- drejtoresh­a e spitalit të Shkodrës, Dhurata Uruçi
Ish- drejtoresh­a e spitalit të Shkodrës, Dhurata Uruçi
 ??  ?? Mjeku Luan Dragusha
Mjeku Luan Dragusha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania