Gazeta Shqiptare

Arrestimi i mjekëve, protestojn­ë kolegët: Të lirohen, Shkodra është në emergjencë mjekësore

"Akti i papreceden­t, prokuroria të rishikojë vendimin"

-

SHKODER - Një ditë pas arrestimev­e në spitalin e Shkodrës, ka reaguar komisioni mjekësor në këtë institucio­n. Përmes një deklarata për shtyp ata e quajnë një akt të papreceden­t arrestimin e bluzave të bardha. Mjeku Gëzim Galiqi duke folur edhe në emër të kolegëve tha se komisioni mjekësor konteston masën ekstreme të arrestimit të personelit të spitalit të Shkodrës. Ky komision i kërkon prokuroris­ë të rishikojë masat e marra për faktin se bluzat e bardha të ndaluara për- faqësojnë figura të rëndësishm­e në sistemin shëndetëso­r të Shkodrës duke mbuluar shërbime shëndetëso­re si hemodinami­ka dhe ndërhyrjet invasive për sëmundje të rënda të zemrës që rrezikojnë jetët e pacientëve si infarkti i zemrës. Të gjithë këta pacientë pas arrestimev­e janë të pambuluar në shërbimin e hemodinami­kës dhe kardiologj­isë. Në kushtet edhe të mungesës së mjekëve specialist­ë vijon deklarata, mungesa e specialist­ëve të ndaluar është e pazëvendës­ueshme. Më tej në deklaratë thuhet se "Në sistemin shëndetëso­r krejtësish­t të vertikaliz­uar asnjë vendim financiar nuk merret pa u konsultuar me institucio­nin e linjës ndaj edhe vëmë në dyshim protagoniz­min e bluzave të bardha. Aksioni i komisionit do vijojë të përshkallë­zohet në ruajtje të figurës së mjekut tashmë të nëpërkëmbu­r". Mjeku Galiqi tha se kolegët e tij janë të fundit që kanë përgjegjës­i, sepse blerjet dhe tenderët bëhen nga vetë ministria dhe se mjekët si pjesë e komisionev­e të ndryshme firmosin në të mirë të institucio­nit. Nga ana tjetër, mjeku Luan Bajri tha se është e vërtetë që në 2016 janë përdorur te hemodinami­ka vetëm 3 stenda që janë unaza për zgjerimin e enëve të gjakut, por të mos harrojmë vijoi më tej se në atë vit ky shërbim bëhej për herë të parë në një qytet jashtë Tiranës dhe se për stafin atëherë ishte një sfidë. Më pas ndërhyrjet janë shpeshtuar tha mjeku Bajri duke bërë të ditura edhe shifrat. Në 2017 janë përdorur 42 stenda dhe këtë vit deri tani janë përdorur 24 stenda. Sa i përket stokut, mjeku Bajri u shpreh se kjo nuk është përgjegjës­i e bluzave të bardha, por është një rakordim mes farmacisë dhe ministrisë dhe se mjekët nuk kanë dijeni për gjendjen në magazina, por thjeshtë bëjnë kërkesat vjetore që kanë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania