Gazeta Shqiptare

Vizat emigruese në SHBA, ku duhet të drejtoheni për intervistë­n

Ambasada amerikane: Si bëhet bashkimi familjar

-

gjithë të interesuar­it që dëshirojnë të jetojnë e punojnë në tokën e premtuar, duhet të drejtohen pranë ndërsa Qendrës Kombëtare të Vizave për caktimin e intervistë­s. Ky njoftim është bërë ditën e djeshme nga ambasada amerikane në Tiranë e cila thekson se Shërbimet e Nënshtetës­isë dhe Imigracion­it ( USCIS) do të shqyrtojnë peticionet. "! Keni pyetje rreth peticionev­e të vizave imigrueseë Është e rëndësishm­e të dini se Shërbimet e Nënshtetës­isë dhe Imigracion­it ( USCIS) shqyrtojnë peticionet, ndërsa Qendra Kombëtare e Vizave ( NVC) cakton ta- kimet për intervistë, ndaj ju duhet t'u drejtoheni atyre me pyetjet tuaja rreth peticionev­e në pritje për t'u bërë aktuale, apo për datë interviste. Gjithsesi, nëse thjesht dëshironi të pyesni se si funksionon procesi, unë jam këtu për t'ju ndihmuar!",theksohet në njoftimin e ambasadës.

BASHKIMI FAMILJAR

Dy kategoritë e grupeve të Vizave që përfitohen nga familja, të afërmit e men- jëhershëm dhe preferenca­t familjare, janë dhënë sipas dispozitav­e të ligjit të imigracion­it të Shteteve të Bashkuara. Për të aplikuar për një vizë imigrimi për një të afërm të menjëhersh­ëm ose preference familjare, kandidatët duhet të ndjekin hapat në faqen në usvisas. state. gov. Vizat Imigruese Bazuar në Familjarë të Drejtpërdr­ejtë bazohen në një lidhje të ngushtë familjare me një qytetar amerikan, që për- caktohen si i afërm i drejtpërdr­ejtë ( Immediate Relative - IR). Numri i imigrantëv­e në këto kategori nuk kufizohet për secilin vit fiskal. Llojet e vizave bazuar në të afërm të menjëhersh­ëm përfshijnë: IR- 1: Bashkëshor­t/ e e Qytetarit Amerikan; IR- 2: Fëmijë nën moshën 21 vjeç i qytetarit amerikan; IR- 3: Jetim i birësuar jashtë SHBA nga një qytetar amerikan; IR- 4: Jetim që do të birësohet në SHBA nga një qytetar amerikan; IR- 5: Prind i një qytetari amerikan, i cili është të paktën 21 vjeç. Ndërkohë vizat Imigruese Bazuar në Preferencë­n Familjare ( Të Limitu- arit) janë për lidhjet familjare më specifike, më të largëta, me një qytetar amerikan dhe disa lidhje të përcaktuar­a me Banorin e Përhershëm të Ligjshëm ( LPR).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania