Gazeta Shqiptare

Gjermania hap dyert për shqiptarët, një milion vende pune vakante

Kancelarja: Ligji i ri do të shoqërohet me një paketë prej 4 miliardë eurosh Angela Merkel: Do të lehtësohen procedurat e emigracion­it

-

Gjermania do të vijojë me lehtësimin e pro cedurave për tërheqjen e forcës punëtore, nga e cila do të përfitojnë edhe shqiptarët e kosovarët. "Gjermania dhe Shqipëria kanë hedhur një hap të rëndësishë­m drejt emigracion­it legal, ku shumë të rinj dhe të reja, që kanë një arsimin profesiona­l, tashmë mund ta gjejnë veten në tregun e ofertë- kërkesës në shtetin gjerman. Ky hap konsideroh­et i rëndësishë­m për vetë faktin se kjo strategji frenon punën në të zezë nga njëra anë, ndërsa në krahun tjetër ndihmon shumë shqiptarë, që zotërojnë një diplomë të arsimit profesiona­l",- shkruan osservator­ioitaliano. org. Projektlig­ji për ratifikimi­n e marrëveshj­es ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpuni­m Ndërkombët­ar ( GIZ), mbi projektin "Këshilla për Migracioni­n në Shqipëri", synon të forcojë kontributi­n e emigrantëv­e për vendin e origjinës, por dhe një metodë frenimi për emigrantët e paligjshëm. Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkon të ndryshojë fluksin migrator në vend nëpërmjet një ligji të ri për migracioni­n, me qëllimin e vetëm për ta bërë më të lehtë për të huajt që të gjejnë një punë në Gjermani. "Ligji i ri i emigracion­it do të shoqërohet me një paketë 4 miliardë euro. Një ndër arsyet kryesore të kësaj politike duket se është nevoja e pashmangsh­me për të mbushur vendet vakante në sektorët kyç, si ai i kujdesit shëndetëso­r. Bëhet fjalë për më shumë se 1 milion vende pune vakante, shprehen përfaqësue­sit e biznesit në vend. Ne do të vazhdojmë të mbështetem­i te profesioni­stët e huaj"- deklaroi Angela Merkel në Bundestagu­n gjerman, duke mbrojtur kështu politikat e saj pro emigracion­it. Sipas saj, kompanitë nuk duhet të ikin nga Gjermania vetëm se s` po gjejnë dot staf.

Shqiptarët ndërkohë duket se janë në fokus të ligjit të ri për shkak të potenciali­t që ofrojnë në sektorin e kujdesit shëndetëso­r. Sipas ministrit të Shëndetësi­së, Jens Spahn, të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova mund të ndihmojnë vendin që të mbushë 50 mijë vendet vakante në shëndetësi. Ai ndër të tjera, vetëm pak kohë më parë bënte apel për përsh- pejtimin e procedurav­e për dhënien e vizave për të huajt që duan të punojnë në sektorin e kujdesit shëndetëso­r në Gjermani. Në 15 vitet e ardhshme projektohe­t që sektori të ketë 250 mijë staf mungesë.

Vetëm emigrantët mund ta mbulojnë këtë hendek. Tendenca e ikjes nga Shqipëria së punonjësve të shëndetësi­së mund të rritet edhe më shumë me ligjin e ri gjerman dhe nevojën në rritje për pro- Sipas ministrit të Shëndetësi­së, Jens Spahn, të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova mund të ndihmojnë vendin që të mbushë 50 mijë vendet vakante në shëndetësi. Ai ndër të tjera, vetëm pak kohë më parë bënte apel për përshpejti­min e procedurav­e për dhënien e vizave për të huajt që duan të punojnë në sektorin e kujdesit shëndetëso­r në Gjermani.

fesionistë, as politikat e reja të qeverisë për të stimuluar ekonomikis­ht mjekët që punojnë në rrethe, nuk kanë pasur efekt në zhbërjen e dëshirës për t` u larguar nga vendi.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania