Gazeta Shqiptare

Thaçi reagon ndaj Haradinajt: Nise luftën, por jo në televizion

Presidenti kosovar: Kufiri me Serbinë është 430 km, unë s'ju pengoj Ndryshimi i kufijve, Spanja kundër: Precedent për Katalonjën

-

Pas deklaratav­e të fun dit të bëra nga kryemi nistri i Kosovës, i cili theksoi dje në një emision se shkëmbimi ose ndarja e Kosovës çon në luftë, ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është përgjigjur kryeminist­rit Ramush Haradinaj. Presidenti i tha Haradinajt "nëse do luftë, nisja, por jo në studio televizive". Këto deklarata presidenti Thaçi i bëri gjatë takimit që e pati dje me kreun e PDSH- së së Maqedonisë Menduh Thaçi. Duke komentuar deklaratat e kryeminist­rit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që ka thënë se kufijtë janë bërë me luftë, Thaçi tha se cilido mund t'ia nisë luftës dhe se nuk e ka ndërmend t'i pengojë. Por Thaçi i dërgoi një mesazh, duke i thënë se lufta bëhet në istikame, jo në studio televizive. "Ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam duke i penguar, kush të ketë qejf le t'ia nisë kur të dojë. Janë 430 kilometra në kufirin me Serbinë. Udha e hajrit ju qoftë! Le të shkojnë! Lufta nuk zhvillohet në studio televizive, por në istikame",- tha presidenti Thaçi. Pas një takimi që kishte me kreun e PDSH- së, Menduh Thaçi, presidenti i Kosovës tha se e mbështesin Maqedoninë në referendum dhe se kjo nuk është ndërhyrje. Presidenti ka shpjeguar se është udhëheqës i delegacion­it shtetëror të Republikës së Kosovës në

punimet e asamblesë së përgjithsh­me të OPKB- së dhe se do respektojn­ë gjithë axhendën dhe protokolli­n. Ai deklaroi se do takohet me presi-

dentin Trump dhe do të bisedojnë shkurt për çështjet aktuale në Kosovë dhe rajon. Thaçi u shpreh se Kuvendi po vonohet me nxjerrjen e një rezolute që do të jepte një mbështetje të plotë të iniciativë­s për bashkëngji­tjen e Luginës. Sipas tij, nëse kjo ndodh do të sjellë edhe më shumë paqe. Ndërkaq për sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, një tjetër vend ka reaguar ditën e djeshme. Ka qenë pikërisht Spanja, e cila deklarohet pro njohjes së Kosovës, në rast të arritjes së një marrëveshj­eje me Serbinë, por thotë se është kundër ndryshimit të kufijve. Mediat spanjolle shkruajnë se në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës janë njoftuar në detaje lidhur me ecurinë e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dhe pritet që një marrëveshj­e historike ndërmjet dy vendeve të arrihet brenda katër apo gjashtë muajsh. Po sipas të njëjtave burime, Spanja është kundër idesë së propozuar për ndryshim të kufijve, pasi argumentoj­në se një gjë e tillë mund të

përdoret si precedent nga nacionalis­tët në Katalonjë, të cilët mund të kërkojnë njohje ndërkombët­are më vonë. Mediat citojnë ministrin e Jashtëm, Borell të ketë thënë se në rast të arritjes së një marrëveshj­e-

je ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë edhe vendet të cilat nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet, do të lëviznin përpara për të marrë një vendim përfundimt­ar për njohje.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania