Gazeta Shqiptare

Vritet 20 vjet më parë, rivarroset sot Kolonel Ahmet Krasniqi

Ribotim/ Njohja me Azem Hajdarin dhe kërkesa për rihapje të dosjes Ekzekutimi i ish- ministrit, familja: Të sillet në Kosovë si hero

-

Pas një periudhe 20vjeçare do të rikthe hen më në fund në atdhe eshtrat e ish- ministrit të parë të Mbrojtjes në Kosovë, Kolonel Ahmet Krasniqit. Ishministr­i i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi do të rivarroset në Kosovë, më 21 shtator 2018, në 20- vjetorin e vrasjes së tij në Tiranë. Ish- ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, njëherësh edhe mik i ngushtë i Azem Hajdarit, është dekoruar me urdhrat më të lartë të të dy shteteve, "Hero i Kosovës" dhe "Urdhri Gjergj Kastrioti - Skënderbeu", për meritat e tij të veçanta dhe kontributi­n historik për liri dhe pavarësi. Ndërkohë që para 5 vjetësh, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", kushëriri i kolonelit Krasniqi, Aziz Krasniqi, ka kërkuar rikthimin e eshtrave të tij në Kosovë. Për më tepër në intervistë­n e marsit të 2013- tës.

Ahmet Krasniqi, ish- ministër i parë i Mbrojtjes së Kosovës, ekzekutuar me 21 shtator 1998 në Tiranë në moshën 50- vjeçare, prehet në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari. Aziz Krasniqi, kushëriri i parë i ministrit, në intervistë­n dhënë për "Gazetën Shqiptare", shprehet se në këtë 15- vjetor të përkujtimi­t të tij do kërkojnë që eshtrat e Ahmet Krasniqit të kthehen në Kosovë dhe të vendosen në varrezat e dëshmorëve. Por si ka qenë jeta e ish- ministrit në fëmijëri, rritja e tij jetim e sa ka ndikuar familja e krijuar me serben Sllobodank­a në përcaktime­t e ndryshme që i kanë bërë qenies së tij pas vrasjes...

Keni qenë ndonjë herë në shtëpinë e tij në Tiranë?

Sa di unë dhe jam i sigurt, Ahmet Krasniqi nuk ka pasur shtëpi personale në Tiranë. Ai ishte në Tiranë përkohësis­ht, por edhe në Tropojë, derisa të futej në Kosovë me batalionin "Skënderbeu".

Pas vrasjes së Krasniqit, pati më ofensiva serbe?

Pas vrasjes së tij në Tiranë, më 21 shtator 1998, në mëngjesin e 22 shtatorit, forcat serbe e bënë Zhilivodën ( vendlindje­n e Ahmet Krasniqit) rrafsh me tokë. Popull dhe ushtarë ishim të strehuar në Qyqavicë, pikërisht familja ime u gjind në vendin e quajtur Qeshmja e Djefci.

Pse nuk i interesont­e politikës Kosovare të kishte në qeveri një burrë si Ahmet Krasniqi?

Sepse ishte lufta për pushtet, sepse ishin përçarjet pikërisht sikur në kohën e Jusuf Gërvallës. Sepse gjatë luftës mbretëront­e një atmosferë vëllavrasë­se m'u sikur pas Mbledhjes së Mukjes dhe kjo gjendje vazhdoi edhe pas luftës që, gjithashtu, janë të dhimbshme.

Vrasësit e tij janë identifiku­ar dy shqiptarë që përdorin dialektin e Kosovës, dini gjë për fatin e tyre, njërin kemi lexuar se është vrarë?

Besoj që për këtë pyetje jam përgjigjur në pyetjen e mësipërme. Sikur të dinim dhe të ishim të sigurt nga ajo që thuhet në net, sigurisht që do t'iu bënim padinë në gjyq. Emri dhe mbiemri i të vrarit gjendet në faqen e ( FB) të Ahmet Krasniqit. Por, atë emër e shkroi nofka Arvan Arvanitas. Sa mund t'i besohet një nofke!?

Kë akuzoni për vrasjen e tij?

Kjo çështje është aq shumë e koklavitur sa s'mund t'i vesh gishtin askujt. Për këtë kemi kërkuar nga drejtësia shqiptare të hapë dosjen e Ahmet Krasniqit për t'u gjetur vrasësit, ose të na thonë nëse kjo është vazhdimësi e persekutim­it të fisit tonë nga ai rrjeti enverist si Haziz Zhilivodës e ministrit Krasniqi. Eshtë thënë se kanë qenë 3 vetë në atë atentat ka qenë nga Shqipëria e pesë nga Kosova. Pse nuk jepen emrat e tyre, të dënohen, por i duhet të mbajë në ndërgjegje peshën e vrasjes së Ahmetit.

Komandanti ka lënë gruan Sllobodank­ën, vajzën Teutën e një djalë Florentin. Ku jetojnë ata tani, me se merren, sa shpesh i takoni?

Gruaja jeton në Rovinje ndërsa fëmijët në Zagreb. Djali vjen shpeshherë në Kosovë d. m. th. takohemi 4 apo 5 herë në vit.

Po bashkëshor­tja e Ahmetit, Sllobodank­a është kroate?

Është serbe, por dihet fakti që në atë kohë të kryesh aka-

deminë ushtarake dhe me marrë gruan shqiptare ka qenë shumë e vështirë.

Ka ndikuar gruaja e tij që disa e quajnë jugosllav?

Po çfarë lidhje ka gruaja. Edhe Ismail Qemali gruan e kishte bullgare, por vetë ishte shqiptar. Vrasja e Ahmet Krasniqit ka qenë vrasja më e madhe pas Hasan Prishtinës dhe ngjashme me vrasjen e anëtari të qeverisë së Ismail Qemalit Mehmet Pashë Durrahi. Fatkeqësis­ht këtu përsëritet historia, për shkak se ende ka njerëz që kanë pas propagandu­ar e propagando­jnë kundër popullit shqiptar.

Mund të na tregoni copëza kujtimesh tuajat personale me të ndjerin ministër?

Viti nuk më kujtohet kur e ka qenë në familje, por besoj diku rreth vitit 1989- 1990, po në atë kohë isha në shoqërinë kulturo artistike "Jusuf Gërvalla" dhe Ahmeti më tha: Këndoja Bacit një këngë me çifteli! Ja këndova këngën "Moj Serbi shtrig e vjetër", kur përfundova më tha: Të këndoftë zemra e rrofsh, Aziz Zhilivoda i vogël!

Kur ia këndove këngën Ahmeti erdhi në shtëpinë tuaj?

Ishim në odën e axhës Ragip, kështu që shtëpia jonë ka qenë e përbashkët.

Po gjyshi juaj ku jetonte dhe pse u dënua?

Jetonte në Elbasan dhe u dënua me 10 vjet burg me akuzën se kishte bërë propagandë kundër pushtetit të atëhershëm enverist dhe mbronte shokët e tij patriotë nga Kosova.

Ahmet Krasniqi është varrosur afër Azem Hajdarit në Tiranë, a njihej me të?

Po Azem Hajdari dhe Ahmet Krasniqi njiheshin mirë, sepse Azem Hajdari ka qenë mbështetës i fortë i çlirimit të Kosovës.

Mos kanë lidhje dy vrasjet bashkë?

Mund të ketë lidhje, por ne nuk dimë asgjë në këtë drejtim. Sipas asaj që dihet, pas një darke pune, në restoranti­n "Nëna mbretëresh­ë", nga restoranti dalin 3 automjete dhe rrugës i ndal policia shqiptare e maskuar, dy i lëshon, por ua ndërron drejtimin, ndërsa automjeti ku gjendej Ahmet Krasniqi niset në drejtim të banesës ku banonte.

Me kë ka qenë Ahmet Krasniqi kur është vrarë?

Drejtues i automjetit ka qenë Naim Geci dhe një gazetar oficer Rifat Haxhijaj të dy jetojnë në Zvicër. Shpjegimin e vrasjes nuk e kanë bërë asnjëherë publikisht.

Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi kanë pas njohje me Ahmetin?

Hashim Thaçin e di se ka pas njohje, ndërsa për Ramushin s'mund të them se nuk e di.

Tani meqë bëhen 15 vjet nga vdekja e tij, do i kërkoni eshtrat e tij për t'i bërë në rivarrim, siç i takon?

Sigurisht që ne dëshirojmë shumë të kthejmë eshtrat e Ahmet Krasniqit në Kosovë, por duam ta bëjmë këtë institucio­nalisht, sepse ashtu i takon. Kemi kërkuar për një vend në varrezat e dëshmorëve nga Isa Mustafa dhe ai ka premtuar se do e bëj të mundur, por ka thënë që kjo do punë. Por ne do kërkojmë non stop të sillen eshtrat e tij në Kosovë ashtu, siç i takon. Ndërkaq që duam të sjellim në Kosovë edhe eshtrat e gjyshit Haziz Zhilivodës, i cili ndodhet i varrosur në Elbasan.

I jeni drejtuar institucio­neve shqiptare për hapjen e dosjes?

Po, Bexhet Krasniqi, vëllai i Ahmetit, ka kërkuar të hapet dosja dhe i kanë thënë që të gjej një avokat të fortë për të ndjekur këtë çështje. Por s'e kuptojmë pse për një vrasje të një niveli kaq të lartë duhet të merremi ne me avokatë, e shteti shqiptar ku u krye vrasja nuk përpiqet të zbardhë çështjen e të gjejë fajtorët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania