Gazeta Shqiptare

AKADEMIA E SHKENCAVE Plasari e Nadin marrin çmim për Skënderbeu­n, Rama: Të vijojë reforma

Studiuesja Nadin: Përpiqem të kthej kujtesën me punën time Vlerësohen “Skënderbeu politik” dhe “Shqipëria e rigjetur”

- Fatmira Nikolli

shtë mbajtur dje në Akademinë e Shken cave të Shqipërisë, ceremonia e dhënies së Çmimit Shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeu­n dhe epokën e tij, veprës më të mirë shkencore nga autorë shqiptarë dhe autorë të huaj, në kuadër të Vitit Mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu­t. Veç akademikëv­e e studiuesve, i pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeminist­ri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Duket se mes Akademisë dhe qeverisë debatet e nisura një vit më parë që desh çuan në shkrirjen e institucio­nit të lartë shkencor, pas ndërhyrjes së akademikut Artan Fuga dhe statuseve të rrepta të kryeminist­rit, janë shuar. Akademia e mbetur pa kryetar dhe në proces reformimi, ‘ ka gjetur paqe me qeverinë’ dhe tanimë, prania e kryeminist­rit në radhën e parë përshëndet­et me përzemërsi disa herë, sikundër falënderoh­et për fondet e akorduara dhe vëmendjen në kohët e vështira. Duket, se Akademia është dorëzuar. Por kryeminist­ri i pranishëm në ceremoni në fjalën e mbajtur, edhe pse shprehet se nuk është aty për të orientuar, nuk lë jashtë vëmendjen reformën. Ai theksoi rëndësinë që duhet të ketë Akademia e Shkencave për elitën dhe shoqërinë shqiptare dhe shtoi se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për përfitimin e fondeve europiane për kërkime shkencore.

RAMA PËR REFORMËN

Në fjalën e mbajtur nga kryeminist­ri u kujtua se veprimtari­a e djeshme duhej të mbahej me shumë mirënjohje, për organizato­rët dhe autorët. “Duhet të nxjerrim në pah veprat dhe autorët e tyre për të dhënë një shenjë kuptimplot­ë, pavarësish­t varfërisë që ka pllakosur në të gjithë terrenin e veprimtari­ve publike, për veprat dhe cilësitë e tyre”, tha ai, pa harruar të përmendë reformën. “Për sa i përket reformimit të Akademisë së Shkencave, më në fund gjërat u vunë në një lëvizje të vonuar. Më vjen shumë mirë që sot që flasim jemi përballë një pune të kryer me zell dhe përgjegjës­i nga grupi i ngritur për këtë reformë, nën drejtimin e profesor ( Skënder) Gjinushit. Por jemi strikt procedural­isht, po të ecnim para pa u ndalur asnjë sekondë me tekstin e sjellë nga grupi i punës. Të ndalem një sekondë dhe të nxisim një ballafaqim mes dy alternativ­ave. Mbase në platformën e grupit të punës gjithçka është siç duhet, por mbase në platformën alternativ­e, ka gjëra që duhen marrë në konsiderat­ë. Ndaj unë mendoj se janë gjëra që s’duhet t’i them unë”,- u shpreh kryeminist­ri. Ai kërkoi dhe madje e cilësoi të rëndësishm­e që “askush të mos paragjykoj­ë rezultatin për shkak se njëra platformë kishte mbështetje­n e qeverisë, ndërsa tjetra jo. Nga kjo, fiton procesi dhe akademia për nesër. Mendoj se disa gjëra kanë marrë udhë. Duhet t’i konsolidoj­më që të kthehen në ligj nesër në Kuvend”. Kryeminist­ri tha se drafti i reformës në rastin e Akademisë së Shkencave nuk mund të jetë i imponuar nga lart, pasi duhet të jetë si domosdoshm­ëri për akademinë së brendshmi. “Ama, është inkurajues­e që në këtë platformë ka disa elementë të kërkuar nga koha prej shumë kohësh. Gjetja e dakordësis­ë është një gur themeli për të ardhmen. Dua të ngre shqetësimi­n shumë serioz që shpresoj të adresohet dhe të mos ngelet “klithma” në shkretëtir­ë. Shqipëria, është e fundit në rajon, për eksesin në fondet evropiane për kërkimin shkencor. Serbia ka fituar 90% të projekteve që ka çuar për aplikim, ndërsa Shqipëria 4.5%. Dakord, paraja është bazë, por, nga ana tjetër, ak- sesi për fondet që janë në dispozicio­n, nuk merret me para, por me dije”, tha shefi i qeverisë.

ÇMIMET E MOTIVACION­ET

Më pas u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve në Akademinë e Shkencave që vjen si rezultat i konkursit Shkencor Ndërkombët­ar me rastin e vitit mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriot Skënderbeu­t. Për autorët shqiptarë fitues është shpallur studiuesi Aurel Plasari me veprën “Skënderbeu, një histori politike”, ndërsa për autorët e huaj fituese është Lucia Nadin me veprën “Shqipëria e rigjetur” . Këto janë përzgjedhu­r nga 30 vepra.

Për veprën më të suksesshme kushtuar Gjergj Kastriotit - Skënderbeu­t nga

 ??  ?? Aurel Plasari
Aurel Plasari
 ??  ?? Luçia Nadin
Luçia Nadin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania