Gazeta Shqiptare

Libri i Artë i Albanologj­isë, Kadare: Amza e më të shquarve në studimet shqiptare

-

Seanca

e dytë e veprim tarisë iu kushtua paraqitjes së Librit të Artë të Meritës në Albanologj­i, themelimi i të cilit u bë jo rastësisht në Vitin Mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu­t.

Libri pritet të jetë një shenjë përgjegjës­ie institucio­nale ndaj të gjitha qendrave, shkollave dhe individëve, sot, në të shkuarën e në të ardhmen, që e kanë lidhur e do ta lidhin emrin dhe jetën e tyre me botën shqiptare, me gjuhën shqipe dhe letërsinë e saj, me historinë, kulturën dhe identiteti­n kombëtar shqiptar. Sipas Sekretarit Shkencor Vasil Tole, personalit­eti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeu­t është figura që bashkoi për herë të parë shqiptarët dhe krijoi bazat e identifiki­mit dhe të etnodallim­it të tyre. Me qëndresën shqiptare që ai udhëhoqi, u arrit konvergjen­ca e parë dhe më e rëndësishm­e arbërore. “Tituj nderi, vlerësimi dhe mirënjohje­je për albanologë­t e huaj dhe vendës ka jo vetëm në Shqipërinë shtetërore, por dhe në Kosovë e gjetkë. Por Libri i Artë i Meritës do të jetë mirënjohja më e lartë, banka e të dhënave me të përzgjedhu­ra të albanologj­isë. Të gjithë ata që kanë merita të papërsërit­shme për kontribute origjinale në albanologj­i do të hapin portën e meritës me autoriteti­n e tyre dhe do të bashkohen aty”, tha Tole. Ai shtoi se Libri është hapur për studiuesit më të shquar të Mesjetës shqiptare, të shekujve të humanizmit, që i ndërlidh figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu­t, epoka e tij dhe përmasat ballkanike e europiane që e cilësojnë. Sipas tij, kjo është arsyeja pse, siç mund të vërehet edhe nga programi, kodi i nderit i Albanologj­isë kësaj here fillon me historianë­t shqiptarë Aleks Buda e Kristo Frashëri, me Alen Dyselienë ( Francë), me Peter Bartl- in dhe Franz Babinger- in ( Gjermani), me Kostas Sathas- in ( Greqi), me Francisc Pal- in ( Rumani) dhe Halil Inal• ik- un ( Turqi). “Profilet e tyre intelektua­le do të paraqiten nga aka- demikë e profesorë të ftuar, si: Fran• esko Altimari, Floresha Dado, Pëllumb Xhufi, Aurel Plasari, Luan Malltezi, Kosta Giakumis e Ferit Duka, të cilët njëherësh do të jenë nënshkrues­it e parë të zërave të përgatitur prej tyre në Librin e Artë të Albanologj­isë. Sikurse mund ta shihni, ky libër nuk është thjesht një bllok i bardhë, një libër i bardhë, por një artefakt i vërtetë. Ai me të drejtë mund të quhet kodiku i fundmë i Shqipërisë, i kësaj hapësire historike ku historia e dorëshkrim­eve nis që nga shekulli VI. Eshtë përgatitur me të gjitha kërkesat dhe me të gjitha teknologji­të manifaktur­ale të një kodiku, një mjeshtëri e rrallë sot, që i përgjigjet edhe nga kjo anë nivelit të lartë të dinjitetit dhe nderimit që duam të ofrojmë përmes tij”,- theksoi Tole në emër të Akademisë që është ende pa kryetar. Për të, ky kodik është një kryevepër në llojin e vet, i cili na erdhi nga hapësirat arbëreshe në Itali, si një kod modern vlerash e ribashkimi mes nesh. “Dikur për të mbrojtur vendin dërgimi i armëve ishte gjëja e duhur. Sot, dhurimi i një libri është arma e duhur për ruajtjen e gjërave

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania