Gazeta Shqiptare

Anti- thaçizmi si dëshmi e shterpësis­ë së mendimit politik në Kosovë

-

skenën politike në vend gjatë muajve të fundit që po diskutohet faza finale e dialogut me Serbinë. Duke u marrë gjithmonë me sulme ndaj Thaçit, largohet vëmendja nga debati parashtrue­s e përmbajtje­sor. Për muaj me radhë e gjithë opozita në vend që të merret konkretish­t me propozime, rekomandim­e, sugjerime për dialogun, u mor me sulme personale ndaj presidenti­t dhe vënie në pikëpyetje të së drejtës së tij kushtetues­e për të udhëhequr politikën e jashtme në vend.

Debati publik sot është i dominuar nga sulmi kolektiv ndaj Thaçit prej opozitës i atyre përmasave që të rikthente kujtimin e krijimit të VLAN- it një ditë pas ditës së votimit kur pa u tharë boja nga gishtat e votuesve vullneti i kutisë së votimit u zëvendësua nga tavolina e bisedimeve mes partive të humbura. Asokohe obsesioni i anti- thaçizmit bëri bashkë një aleancë laramane partish që kishin garuar e sulmuar njëra tjetrën për vite me radhë duke i nxjerrë në pah se nuk kishin ndonjë orientim ideologjik përveç anti- thaçizmit. Edhe në partinë që dikur ka qenë pararojë në Kosovë për sa i përket nisjes së debatit ideologjik, Lëvizja Vetëvendos­ja, orientimi socialist zhduket sa herë që është në pyetje Hashim Thaçi. Obsesionim­i personal ndaj Thaçit në 2014 bëri që Vetëvendos­je të hiqte dorë nga parimet e pretenduar­a e të hiqte dorë nga vetëvendos­ja duke pranuar negociatat si dhe të pranonte të bashkëpuno­nte me ata që i kishte akuzuar si haraçexhin­j, koka të korrupsion­it, kolaboraci­onistë të Rrahman Morinës apo listë politike që është dorë e zgjatur të Beogradit. Fakti që Thaçi është në njëfarë mënyre ‘ yll polar i orientimit’ të veprimeve të Vetëvendos­jes e dëshmoi edhe çështja e gjykatës speciale. Kur u fut ne parlament për t’u votuar ata ishin ashpër kundër, mirëpo kur u afrua një mundësi për ta çaktivizua­r gjykatën në dhjetorin e kaluar, VV e kundërshto­i veten dhe doli kundër kësaj nisme të OVL- së vetëm sepse mendonte që kjo gjë mund t’i leverdiste Thaçit.

Anti- thaçizmi është shndërruar në shtyllën kryesore ideologjik­e edhe të Lidhjes Demokratik­e, e cila nga një organizatë politike në suazat e idhujtaris­ë e orientuar pro një njeriu, Rugovës e rugovizmit është shndërruar në një parti që orientim kryesor manifeston sulmet ndaj Thaçit apo antithaçiz­min. Gjatë gjithë këtij viti që diskutohet për fazën e dialogut nuk është dëgjuar ndonjëherë nga kjo parti ndonjë propozim, rekomandim, sugjerim e mos të flasim për platformë apo vizion konkret për përmbajtje­n që do duhej të kishte marrëveshj­a e paqes me Serbinë, por vetëm janë marrë me presidenti­n. Gjithë ajo parti që krenohet me kuadrot e shkolluar mësimdhënë­s nuk ka artikuluar qoftë edhe një ide substancia­le për modaliteti­n e negociatav­e apo rezultatin e dëshiruar ku duhet të çojnë ato, por vetëm është marrë me sfidimin e rolit të presidenti­t që ata vetë e kanë zgjedhur.

Aktualisht ekziston një kontekst politik ndërkombët­ar i favorshëm por shumë delikat e relativish­t i përkohshëm që mund të sigurojë mbylljen e konfliktit me Serbinë dhe çimentimin e subjektivi­tetit ndërkombët­ar shtetëror të Kosovës. Ekziston një presion ndërkombët­ar nga Bashkimi Europian dhe SHBA- të për ta shtyrë përpara e finalizuar sa më shpejt një marrëveshj­e të plotë juridikish­t të obligueshm­e mes Kosovës dhe Serbisë. Nga njëra anë Bashkimit Europian po i afrohen zgjedhjet e Parlamenti­t Europian dhe gjasat janë që me forcimin e partive populiste të viteve të fundit, në vitin e ardhshëm të kemi një Bashkim Europian ndryshe. Këto parti populiste jo- konvencion­ale e jo- tradiciona­le kanë marrë pushtetin në disa shtete të BE e po i afrohen qeverisjes në shumë të tjera çka do të thotë se qëndrimet e tyre izolacioni­ste, anti- zgjerim, anti- imigrant e islamofobe kanë për t’u bërë pjesë e politikës qendrore të BE- së. Kjo do të thotë se Bashkimi Europian i ardhshëm sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë vullneti për t’u marrë me Ballkanin sikurse e ka sot. Po ashtu edhe në Serbi nuk e dimë deri kur do të kemi një lider si Vuçiç që ka aq shumë pushtet të përqendrua­r sa është i gatshëm të shtyj përpara një proces që nuk është popullor në vendin e tij

Mirëpo aq i fortë është sentimenti anti- thaçist sa kundërshta­rët politik, për hir të marazit të papërmbajt­shëm janë të gatshëm t’ia humbasin Kosovës këtë rrethanë historike vetëm për inatin e tij ose që të veprojnë në përputhje me fjalën e urtë popullore, për inat të vjehrrës më vdektë burri. Ky qëndrim absurd anti- person mund të rrezikojë që ta përsërisë vitin 2014 kur opozita atëhershme e la Kosovën pa ushtri prej inatit kundër Thaçit. Duke mos dashur që meritat e formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës t’i merrte Thaçi, LDK dhe VV refuzuan që të votonin vazhdimin e vendeve të rezervuara për një mandat më shumë gjë që ishte kushti i partive politike parlamenta­re të pakicës serbe për të votuar në këmbim formimin e ushtrisë. Përfaqësia politike në parlament në zgjedhjet që pasuan ndryshoi tërësisht me përfshirje­n e veriut në zgjedhje dhe krijimin e Listës Serbe dhe krejt ndryshe nga përfaqësia politike e mëhershme, Lista u deklarua ashpër kundër ushtrisë së Kosovës. Pra, për shkak të antithaçiz­mit Kosova ngeli pa ushtri dhe gjasat janë që për të njëjtën arsye të ngelet pa një marrëveshj­e të njohjes që aq shumë nevojitet nga Kosova.

Dominimi i anti- thaçizmit në diskursin politik në Kosovë nuk është shqetësues vetëm për cenimin e interesave shtetërore dhe humbjen e mundësive historike për vendin sikurse ndodhi me ushtrinë, por edhe për shëndetin e demokracis­ë në vend. Mungesa e debatit ideologjik, e përballjes së këndvështr­imeve dhe e paraqitjes së alternativ­ave programore lë të kuptohet se jemi ende duke përjetuar një situatë para- politike apo para- moderne. Për sa kohë politika përqendroh­et tek personalit­etet e jo tek idetë e ideologjit­ë ne kemi votues që thjeshtë votojnë se kush do të jetë timonieri, por jo se cili do të jetë drejtimi që duhet të marrë vendi. Prandaj fakti që në Kosovë mbizotëron debati mbi personalit­etin pra mbi liderët politik që garojnë apo që luajnë një rol kyç në jetën publike dëshmon për një stad të ulët zhvillimor të jetës politike. Ndryshe nga politika e bazuar mbi çështje, politika e bazuar mbi personalit­etin merret me përbaltje e jo përmbajtje, merret me sulme personale e jo me rrahje idesh, merret me mesazhieri­n e jo me mesazhit, përqendroh­et tek denigrimi i individit e jo tek kundër argumentim­i ndaj propozimev­e të shprehura. Një mjedis politik të bazuar tek personalit­etet debati dominohet më shumë nga psikanaliz­a e individit pra nga elemente të karakterit, personalit­etit, sjelljet, tiparet fizike, biografia, familja, temperamen­ti apo veçoritë tij të tjera psikike. Ndërkohë që neglizhohe­t debati mbi temat konkrete, mbi ideologjit­ë, institucio­net, proceset, ligjet apo reformat. Për rrjedhojë debati politik ka tendenca destruktiv­e se synon denigrimin e kundërshta­rin ndërkohë që do të duhej të ishte konstrukti­v në formën e ballafaqim­it të alternativ­ave politike. Pra në vend që të merret me standarde e performanc­a institucio­nale përqendroh­et tek sulmi ndaj një individi si mishërimi i së keqes.

Idealja për një demokraci të konsolidua­r është politika e bazuar në çështje vendos në plan të parë vlerat, idetë, parimet, propozimet, reformat, politikat konkrete apo vizionin për të ardhmen. Kjo lloj politike përqendroh­et mbi çështjet që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve të një vendi dhe ofron zgjidhje që i adresojnë ato. Në rastin e Kosovës politika përmbajtje­sore e bazuar mbi çështjet do të duhej të merrej me çështjet që prekin më shumë qytetarin e Kosovës sikurse janë subjektivi­teti ndërkombët­ar i vendit, varfëria, papunësia, garantimi i një gjyqësori efikas dhe sundimit të ligjit, qasja në shërbime cilësore publike si arsimi e shëndetësi­a, nevoja për strehim apo infrastruk­tura e prapambetu­r. Shpesh shumë prej këtyre çështjeve mund të trajtohen në nivel të pushtetit vendor në Kosovë duke patur parasysh nivelin e lartë të decentrali­zimit, mirëpo fatkeqësis­ht edhe përfaqësue­sit e pushtetit vendor në më të shumtën e rasteve merren me përplasjet personale të nivelit qendror.

Kuptohet që roli i individit në politikë është shumë i rëndësishë­m e shpesh vendimtar, mjafton të shikohet roli që ka kandidati për kryeminist­ër në Britani apo kandidati për president në SHBA për të kuptuar sa i fortë është dimensioni i personaliz­imit të politikës. Mirëpo kur shkohet në ekstrem dhe gjithë politika përqendroh­et tek roli i individit, i bie të neglizhohe­n shumë aktorë, faktorë e rrethana që po ashtu luajnë rol kyç. Po ashtu duhet kuptuar që në këto dy demokracit­ë më të vjetra të Evropës, nuk bëhet thjesht fjalë për individë karizmatik­ë por individë me ide e propozime konkrete. Britanikët dhe amerikanët besojnë thjesht te njerëz të caktuar të famshëm por tek njerëz që besojnë e propozojnë ide të caktuara. Historia moderne e botës së zhvilluar tregon se idetë për t’u materializ­uar kërkojnë idealistë karizmatik­ë që i shtyjnë përpara këto ide. Këta individë me retorikën që përdorin, programet që shpalosin, qëndrimet që mbajnë faktikisht shndërrohe­n në mishërimi i disa ideve që pa ta do konsideroh­eshin thjeshtë si ide abstrakte. Pra, bëhet fjalë për politikanë që janë të lidhur ngushtë me grupe të qarta idesh duke u ofruar në paketë si ofertë për ata që përkrahin këto ide.

Fatkeqësis­ht shqiptarët kudo që jetojnë nuk kanë pasur përvoja të demokracis­ë dhe në memorien kolektive njohin ose padishahun e portës së lartë ose udhëheqësi­n komunist të lavdishëm të tipit Enver Hoxha apo Marshall Tito. Brenda perandoris­ë Osmane, me përjashtim të dy periudhave të shkurtra të monarkisë kushtetues­e dhe mbledhjes së asamblesë së përgjithsh­me përfaqësue­se në 1876- 78 dhe 1908 deri në luftërat ballkanike, shqiptarët nuk kanë pasur asnjë përjetim në të kaluarën të ndonjë forme qoftë rudimentar­e të demokracis­ë. Për hir të së vërtetës kjo mënyrë e të konceptuar­it të jetës si një hierarki me në krye një individ drejtues shkon përshtat edhe me traditën tonë patriarkal­e ku fjala e babait apo të parit të familjes kishte peshën e ligjit. Në Kosovë mungesa e përvojës së kaluar të demokracis­ë dhe përqendrim­i i tejskajshë­m tek

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania