Gazeta Shqiptare

E veja e ish spiunit të vrarë: Metodat e helmimit të Kremlinit

- ZËRI I AMERIKËS

( vijon nga faqja 1)

... e Britanisë ndaj sulmit me agjent nervor ndaj ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, tregon për përmirësim në trajtimin e situatave të ngjashme nga zyrtarët britanikë.

Rasti i Skripalëve shpesh është krahasuar me atë të Alexander Litvinenko­s, ish oficerit të KGB- së të shndërruar në agjent britanik dhe kritik të hapur të presidenti­t rus Vladimir Putin.

Litvinenko u nda nga jeta më tepër se një dekadë më parë, me një vdekje të mundimshme, disa ditë pasi kishte pirë çaj, ku i kishin hedhur lëndën radioaktiv­e helmuese polonium- 210, në një hotel të Londrës. Mjekëve britanikë iu desh kohë e gjatë ta identifiko­nin substancën që shkaktoi vdekjen e tij.

Në një intervistë për shërbimin rus të Zërit të Amerikës, Marina Litvinenko, e veja e Aleksandri­t, u pyet nëse zyrtarët britanikë të sigurisë kishin bërë sa duhet për të parandalua­r, ose të paktën për t’u përgatitur për një sulm të ngjashëm.

Ajo tha se kur mësoi, që një tjetër ish spiun rus, ishte sëmurur rëndë në mënyrë misterioze në Britani - Skripali dhe vajza e tij u gjetën pa ndjenja në një stol në qytetin Salisbury të Anglisë marsin e kaluar - ishte ndjerë e shokuar dhe “tepër e dëshpëruar”.

“Por në këtë rast, gjithshka ishte ndryshe, nuk kishte nevojë të shpjegoje se ç’po ndodhte” - tha ajo.

Kur bashkëshor­tin e saj e patën shtruar në spital, në nëntor të vitit 2006, mjekët fillimisht patën thënë se helmimi kishte ndodhur për sh- kak të një viroze të rëndë në stomak, ose ngaqë mund kishte gëlltitur një kimikat. Marina tha se përpjekjet e saj të vazhdueshm­e, për të shpjeguar mundësinë e një tentative të maskuar për vrasje, kishin shkuar në vesh të shurdhët.

“Mjekët nuk kishin fare idenë përse flisnim ne. Kur u përpoqëm të shpjegonim se ne nuk ishim thjesht refugjatë politikë, por se Aleksandri kishte patur një konflikt serioz me një agjenci speciale të zbulimit rus, reagimi i tyre ishte sikur ne jetonim në një planet tjetër. Jo se nuk na besonin - ata thjesht nuk ishin në gjendje të kuptonin se përse bëhej fjalë,”- tha Marina.

Në rastin e Skripalit, megjithatë, “nuk ishte e nevojshem të shpjegohej se ç’po ndodhte”, pjesërisht për shkak të statusit të tij zyrtar në raport me autoritete­t britanike. Zonja Litvinenko tha se ndryshe nga rasti i saj, që e kishte informuar zbulimin britanik në kapacitet jo- zyrtar, Skripali, kishte marrë azil në kuadrin e shkëmbimit të spiunëve, që do të thotë se zyrtarët e sigurisë dhe analistët mjeko- ligjorë ishin shumë më mirë të përgatitur për të kuptuar skenën e krimit dhe për të përcaktuar skenarin që mund të kishte ndodhur.

Konfirmimi i menjëhersh­ëm i të kaluarës së Skripalit, thotë ajo, po ashtu i përgatiti specialist­ët e mjekësisë të shqyrtonin mundësinë e përdorimit të ndonjë substancë jashtëzako­nisht të rrallë.

“Nuk kishte nevojë të provohej se kush donte ta helmonte Skripalin, apo arsyeja përse.” - tha ajo, duke shtuar se: “Megjithëse nuk ishte e informuar për ndonjë mekanizëm zyrtar për mbrotjen e spiunëve të arratisur nga përpjekje për t’u helmuar në të ardhmen, Britania e Madhe ka treguar se ka nxjerrë mësime nga ky rast.” Përgjigja diplomatik­e “Vetëm një javë pas helmimit të Skripalëve, pati një reagim tërësisht të ndryshëm nga ai në rastin tonë” - tha në intervistë­n për Zërin e Amerikës zonja Litvinenko. “Kryeminist­rja Theresa May bëri një deklaratë publike mjaft të ashpër, por do të ishte gabim të thuhej se ajo e akuzoi menjëherë Rusinë. Nuk ndo- dhi kështu. Ajo tha thjesht se kishte dyshime dhe se ishte e rëndësishm­e që Rusia të sillte menjëherë fakte se nuk e kishte kryer ajo helmimin. Dhe çfarë pamë? Përgjigje të zemëruara nga zyrtarët rusë, që thonin se rusët nuk kishin të bënin aspak me këtë rast”.

Ndërsa Britania filloi një hetim zyrtar për sulmin kimik të Salisburyi­t, për të cilin ekspertët zbuluan se ishte kryer me një agjent nervor të periudhës sovjetike, të quajtur “Novichok”, Rusia, tha zonja Litvinenko, nuk pranoi të diskutonte mundësinë e ndarjes së informacio­neve, që mund të kërkonte që ekspertët e huaj të kërkonin në laboratore­t e armëve kimike të Rusisë.

“Pastaj erdhi një reagim ndërkombët­ar”, - tha Litvinenko. “Mënyra se si Britania pati menjëherë mbështetje­n e BE- së dhe SHBA- së; dëbimi masiv i diplomatëv­e ishte mbresëlënë­s. Asgjë e ngjashme nuk ndodhi pas helmimit të burrit tim. Po ashtu, mënyra se si Britania filloi të trajtojë paratë e investitor­ëve rusë: invesimet e mëdha ruse tani verifikohe­n dhe trajtohen me seriozitet të madh. Kjo është e rëndësishm­e të kuptohet… që njerëzit që përfitojnë nga regjimi rus nuk duhen prauar në vendet e civilizuar­a, thjesht si njerëz që kanë para.

Nuk dua aspak të them që të gjithë nejrëzit me para janë hajdutë. Por kur themi se ky regjim përbën kërcënim dhe këta njerëz bëjnë shumë para, thjesht ngaqë kanë lidhje me regjimin dhe jo ngaqë janë të talentuar, jo ngaqë kanë krijuar bizneset e veta… këta njerëz duhet ta kuptojnë se nuk mund t’i shpenzojnë paratë e tyre - para të vjedhura, në se më pyesni mua, në Amerikë, apo në Europë.”- tha Marina Litvinenko.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania