Gazeta Shqiptare

Gega: Partizanin e vërtetë nuk e keni parë ende

Trajneri i të kuqve beson se loja e të tijve do të arrijë ku duhet në javën e shtatë Vjen Flamurtari, kryeqyteta­sit duan 3 pikët

-

rritje. Vazhdimish­t i kam shpjeguar pozicionin e Hebajt, por edhe kontributi­n e tij. Ai nuk mund të jetë i veçuar nga ekipi, nëse ekipi luan e kontribuon edhe Hebaj do rritet. Është i ri, është 20 vjeç. Jam i sigurt që do të rritet. Gjithmonë flitet për një qendërsulm­ues golashënue­s. Në fakt, në futbollin e sotëm unë besoj që në mesfushë e sipër duhet të jenë të gjithë në gjendje të godasin e shënojnë, shpresojmë ta bëjnë që në ndeshjen me Flamurtari­n. Rritja që ka ekipi? Besoj se çdo ndeshje ka sfidë dhe fytyrën e vet. Besoj se Partizani po konsolidoh­et, në logjikë, koncept dhe njohjen e njëri- tjetrit. Ka kaluar java e katërt dhe shumë njerëz thonë që nga java 7- 8 shihen ekipet. Unë dua të marr maksimumin dhe në këtë periudhë që jemi, secilit në ekip, por edhe të tjerëve. Besoj se do të kemi javë të tjera ku do të bëjmë më shumë, më mirë, duke filluar nga dita e nesërme. Duket se nuk ngurroni të aktivizoni të rinjtë. Unë personalis­ht e kam natyrën që kam dëshirë të punoj me djem të rinj, sepse një 20- vjeçar nuk është shumë i ri. Duhet të thyejmë këtë tabu që 20vjeçarëv­e t'u besojmë më tepër. Janë emra të rinj, unë kam marrë edhe nga ekipi i dytë dhe i të rinjve, vazhdimish­t në stërvitje afroj 5- 6 lojtarë që të stërviten me të rinjtë. I përdor në ndeshje në situata të ndryshme e nëse më jep besim, nuk kam asnjë problem nga mosha për ta aktivizuar. A është aktivizimi i tyre një filozofi e klubit? Partizani është një stemë e madhe, bluze e madhe dhe ideja për të afruar 20vjeçarët nuk është për t'i rënduar, por për t'i dhënë mundësinë për të krijuar një ide mbi bluzën dhe klubin. Në një kohë të shkurtër, ka vetëm dy muaj, nuk e kam të mundur që të gjithë të jenë të barabartë në fushë, por të paktën të trajtohen njëlloj. Të jetë mundësia, siç na është dhënë në kohën tonë, kur kemi luajtur në futboll. Ka një grup të madh që është premtues, ndaj është edhe arsyeja që i kamë afruar në ekip, sepse janë të tillë. Për të parë sforcon e një titullari dhe zënë vendin në formacion është një kohë e gjatë, por megjithatë dera është e hapur për të gjithë, do t'i presim deri në fund. Ky është një klub, edhe në anën financiare do që të rinjve të rritet dhe të merret investimi mbrapsht. Është një filiz i ri, të cilin nuk mund ta realizojmë menjëherë. Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë në shtëpi me tifozë në këtë sezon. Për ne është gjë e madhe që kthehen tifozët. Kemi disa ndeshje pa ata. Partizani nga natyra është i lidhur ngushtë me tifozët, është shtytje e madhe për ne, është nxitje. Do të shërbejë për të na karikuar që t'i kënaqim ata, shpresoj që t'ia arrijmë. Objektivi i radhës? Unë besoj se çdo ndeshje nëse humbet, automatiki­sht krijohet një presion, një alarm i vogël, varet se sa një klub është në gjendje ta mbajë e menaxhojë. Nga ana e klubit bashkëpuni­mi është i ngushtë dhe mbahet një presion i vogël. Për ne është ndeshje vendimtare, pasi është kundër Flamurtari­t. Është një ndeshje që vjen pas një barazimi, nuk duhet të shkëputemi nga vendet e para dhe duhet të jemi me këtë fokus, vetëm te Flamurtari, pastaj pas dy javësh është një ndeshje e atmosferë tjetër. Do të kërkojmë që pas kësaj ndeshjeje të jemi 100.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania