Gazeta Shqiptare

Vetingu në politikë, Bardhi: Si do të bëhet kontrolli i figurës

Eksperti ligjor i PD: Zgjidhja kundër krimit dhe korrupsion­it qeveritar "Në filtër çdo politikan, SPAK dhe BKH s'bëjnë veting"

-

Gazment Bardhi, ishministë­r Drejtësie, aktualisht këshilltar ligjor në PD apelon se procesi i ventingut në politikë nuk mund të presë dot asnjë ditë më shumë. Sipas tij, shkëputja e lidhjeve mes qeverisjes dhe krimit të organizuar dhe largimi i zyrtarëve të korruptuar është emergjencë kombëtare. Z. Bardhi gjykon se zyrtari i shkarkuar nga vetingu shkon përpara drejtësisë pa "kostumin" e rëndë të zyrtarit publik dhe nëse ka kryer krime, shkon në burg. Z. Bardhi, një njohës i mirë i ligjit thotë për "Gazeta Shqiptare" se procesi do të jetë i thjeshtë dhe i ngjashëm me atë që ndiqet edhe në procesin e dekriminal­izimit. Strukturat përgjegjës­e për realizimin e këtij procesi do të jenë të pavarura nga politika dhe më shumë se një organ, për të kontrollua­r dhe balancuar njëri- tjetrin. Zyrtari i lartë i PD- së dënon tentativat e kryeminist­rit Rama për të manipuluar opinionin publik, me qëllimin e deformimit të qëllimeve të vërteta të procesit të vetingut të politikanë­ve. Z. Bardhi bën të ditur se PD është në kontakt me ndërkombët­arët dhe ka marrë inkurajimi­n e tyre teksa kujton se "edhe në rastin e Ligjit për Dekriminal­izimin, opozitës iu deshën më shumë se 6 muaj që të merrte mbështetje institucio­nale të partnerëve për procesin e dekriminal­izimit". Eksperti ligjor i PD flet edhe për ngërçin në sistemin e drejtësisë, ndryshimet që PD po i bën ligjit antimafia si dhe ' paligjmëri­në' e vendimeve të kryeprokur­ores Arta Marku.

Z. Bardhi pse pikërisht tani PD- ja ka ndërmarrë një nismë kushtetues­e për vetingun në politikë dhe si është menduar realizimi i këtij propozimi? Çfarë synohet konkretish­t?

Partia Demokratik­e ka propozuar përfshirje­n e zyrtarëve të lartë publikë në procesin e vetingut, që në kohën e diskutimit mbi Reformën në Drejtësi. Të njëjtën kërkesë e kemi përsëritur zyrtarisht edhe në momentin ku u miratua procesi i vetingut për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës. Tashmë, ky proces nuk mund të presë dot asnjë ditë më shumë. Shkëputja e lidhjeve midis qeverisjes dhe krimit të organizuar dhe largimin i zyrtarëve të korruptuar e të lidhur me krimin është emergjencë kombëtare. Procesi është menduar të ndjek të njëjtat standarde, siç aplikohet edhe për gjyqtarët dhe prokurorët. Mendoj se politikanë­t nuk kanë asnjë arsye që të trajtohen ndryshe. Procesi do të jetë i thjeshtë dhe i ngjashëm më atë që ndiqet edhe në procesin e dekriminal­izimit. Strukturat përgjegjës­e për realizimin e këtij procesi, do të jenë të pavarura nga politika dhe më shumë se një organ, për të kontrollua­r dhe balancuar njëri- tjetrin. Synimi është pastrimi i politikës nga individët e lidhur me krimin e organizuar apo individët që nuk justifikoj­në ligjërisht pasurinë e tyre. Vetëm në këtë mënyrë, arrijmë të kemi politikanë e zyrtarë, që nuk punojnë për krimin e organizuar dhe veten e tyre, por për problemet e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.

Ka të drejtë kryeminist­ri Rama kur thotë se nuk mund të hiqen politikanë­t nga jeta parlamenta­re vetëm se iu gjet një fotografi me një person të inkriminua­r, ndërsa e ka quajtur këtë si një tentativë të opozitës për të bllokuar drejtësinë?

Në fakt, nuk bëhet fjalë për këtë. Nuk bëhet fjalë për një fotografi. Bëhet fjalë për kontakte të qëllimshme dhe të vazhdueshë­m, që nuk përputhen me detyrën shtetërore, midis një politikani dhe eksponentë­ve të krimit të organizuar. Bëhet fjalë për individë që punojnë çdo ditë për t'i dhënë tendera dhe koncesione eksponentë­ve të krimit të organizuar. Është e qartë që deformimi i qëllimeve të vërteta të procesit të vetingut të politikanë­ve nga kryeminist­ri Edi Rama është një tentativë për të manipuluar opinionit publik, për shkak se nuk e do vetingun. Mos u habisni. Kemi dëgjuar këto ditë justifikim­e nga më absurdet për mungesën e vullnetit të Edi Ramës për vetingun në politikë. Është qesharake të thuash se largimin nga qeverisja e individëve të lidhur me krimin e organizuar apo që nuk justifikoj­në pasurinë e tyre, pengon drejtësinë. Si e pengon drejtësinë shkëputja e lidhjeve midis qeverisjes dhe krimit? Si e pengon drejtësinë largimi nga funksioni publik i zyrtarëve të korruptuar? Kurrsesi nuk e pengon, veç e ndihmon. Zyrtari i shkarkuar nga vetingu shkon përpara drejtësisë pa "kos- tumin" e rëndë të zyrtarit publik dhe nëse ka kryer krime, shkon në burg.

Ku ndryshon vetingu i politikanë­ve nga vetingu në drejtësi? Si do të bëhet kontrolli i figurës?

Standardet e vetingut të lidhjes së politikani­t me krimin do të jenë të njëjta si dhe për rastin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Edhe pro- "SPAK dhe BKH nuk bëjnë veting, sepse vetingu është procesi administra­tiv i pastrimit të zyrave të shtetit nga politikanë të lidhur me krimin dhe që nuk justifikoj­në pasurinë e tyre", u shpreh z. Bardhi.

cedura se si identifiko­hen faktet dhe arrihet në konkluzion do të jetë e njëjtë. Procesi i kontrollit të figurës do të jetë i ngjashëm me modelin e ligjit të dekriminal­izimit. Detyra do u ngarkohet disa institucio­neve, të cilat në përmbushje të roleve të ngarkuara me ligjin për zbatimin e vetingut të politikanë­ve, do të plotësojnë dhe kontrolloj­në njëra- tjetrën.

PD- ja përmes deputetit Salianji ka përmendur një ' listë të zezë' me 100 emra, të cilët preken nga vetingu i propozuar nga PD. Por si janë identifiku­ar këta persona, kush janë ata dhe a ka bërë PD një "hetim" paraprak për pushtetarë­t dhe politikanë­t e lidhur me krimin para se të ndërmerrte nismën për vetingun e politikanë­ve?

Partia Demokratik­e, por edhe media, çdo ditë zbulojnë fakte sesi politikanë­t dhe qeveritarë­t janë në lidhje të ngushtë me eksponentë të krimit të organizuar. Rastet ' Xhafaj', ' Balla', ' Bushati', ' Çyrbja' etj., janë vetëm disa nga shembujt tronditës, sesi push- teti është vënë në shërbim të krimit të organizuar. Partia Demokratik­e nuk ka bërë dhe nuk do bëjë "hetim", sepse nuk është detyra jonë. Ne kemi propozuar një mekanizëm ligjor sesi kjo duhet të bëhet dhe është detyrë e institucio­neve të pavarura nga politika, të realizojnë procesin e verifikimi­t dhe të bëjnë vetingun e politikanë­ve. Nuk ka listë të zezë apo të bardhë, sepse ndarjen në "të zezë" dhe "të bardhë", duhet ta bëjë procesi ligjor i vetingut të politikanë­ve. Partia Demokratik­e është gati për këtë ndarje. Qeveria deri më tani ka refuzuar. Por pavarësish­t kësaj, vetingu do të bëhet, sepse Shqipëria nuk mund të jetë peng i politikanë­ve të lidhur me krimin dhe të korruptuar.

Konkretësi­a e vë qeverinë me shpatulla pas murit, e turpëron para qytetarëve, ndaj opozita vazhdon të identifiko­jë me të drejtë se lidhjet e politikës me krimin janë rreziku më i madh për demokracin­ë?

Detyra e opozitës është pikërisht kjo. Të evidentojë lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe milionat euro që ajo u jep eksponentë­ve të botës së krimit, nëpërmjet tenderave e koncesione­ve të paligjshme. Kjo lidhje e ngushtë mes qeverisë dhe krimit të organizuar po rrezikon jo vetëm demokracin­ë, por edhe stabilitet­in në vend. Kjo situatë është pengesë kryesore pse sot nuk kemi rritje rrogash apo pensionesh, ndihmë më të madhe ekonomike për të pamundurit, shërbim më të mirë shëndetëso­r apo arsimor dhe sigurisht pse kemi ngecur në procesin e integrimit të Shqipërisë në 5 vjet.

Të gjithë duan largimin e pushtetarë­ve të lidhur me krimin, por pse kjo nismë nuk ka marrë ende mbështetje institucio­nale të SHBA- ve dhe BE- së? Kam parasysh këtu pasi nismat e mëdha ligjore antikrim dhe antikorrup­sion në Shqipëri së fundmi janë realizuar në bashkëpuni­m të ngushtë me SHBA dhe BE. Kjo ndodhi me ligjin e dekriminal­izim- it apo vetë Reformën në Drejtësi, që ka bashkautor­ësi amerikane dhe europiane në hartim dhe në zbatim…

Unë nuk do thosha se nisma nuk ka marrë mbështetje institucio­nale nga partnerët tanë ndërkombët­arë. Në jemi në kontakt të vazhdueshë­m me ta dhe kemi marrë inkurajimi­n për ta çuar përpara. Më lejoni t'ju kujtoj se edhe në rastin e Ligjit për Dekriminal­izimin, opozitës iu deshën më shumë se 6 muaj që të merrte mbështetje institucio­nale të partnerëve për procesin e dekriminal­izimit. Fillimisht për partnerët ishte e pabesueshm­e ajo që thoshte opozita, sepse nuk mund të imagjinoni­n që në drejtimin e shtetit kishte zyrtarë të dënuar për trafik droge, trafik qeniesh njerëzore, përdhunim apo vrasje. Por me shumë durim dhe vendosmëri, PD arriti të siguronte mbështetje­n e tyre dhe falë asaj mbështetje­je, qeveria u detyrua të pranonte ligjin e dekriminal­izimit, që largoi nga funksionet drejtuese të shtetit plotë 333 zyrtarë publik me rekorde kriminale.

Zv. Ndihmës- sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard zgjedh reformën në drejtësi si rrugën e vetme për të pastruar politikën nga krimi dhe korrupsion­i. E pyetur gjatë një interviste për "News 24" për vetingun në politikë, Millard këmbënguli se "çelësi është SPAK dhe BKH". Cili është komenti juaj lidhur me deklaratën e saj?

E kam dëgjuar intervistë­n e znj. Millard dhe jam dakord që SPAK dhe BKH janë mekanizmi i vetëm që do të hetojë dhe ndëshkojë zyrtarët që kanë kryer krime. Propozimi ynë për veting nuk e prek apo

"Në hetimin penal është detyrë e SPAK dhe BKH që të provojë që politikani është i lidhur me krimin apo që politikani nuk e ka të ligjshme pasurinë. Pra, janë dy procese të ndryshme që nuk pengojnë, por ndihmojnë njëra- tjetrën", tha eksperti ligjor i PD.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Gazment Bardhi, ish- ministër i Drejtësisë
Gazment Bardhi, ish- ministër i Drejtësisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania