Gazeta Shqiptare

Desir: Sulmet ndaj gazetarëve sjellin klimë kërcënimi e vetëcensur­e

- Nga Adelheid Feilcke

( vijon nga faqja 1)

... Desir, i ngarkuari i OSBE për lirinë e medias.

Mediat në vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në presion të shumanshëm, lidhur me lirinë e shtypit dhe mendimit ka ende shumë gjëra që nuk shkojnë si duhet. Cilat janë shkaqet sipas jush?

Problemi më i madh i medias në Ballkanin Perëndimor është ( rrezikimi) i sigurisë së gazetarëve. Kemi parë shumë sulme dhe kërcënime në të shkuarën. Ende autorët mund t'i shpëtojnë dënimit ose nuk marrin dënimin e merituar. Për shembull, në Malin e Zi u qëllua gazetarja Olivera Lakiq dhe autorët nuk janë kapur ende. Kjo gjë krijon një klimë kërcënimi dhe madje edhe vetëcensur­e. Por është edhe një çështje e respektit nga ana e politikës. Shtypi duhet të respektohe­t, edhe nëse është kritik. Gazetaria nga natyra e saj është kritike. Ajo është një aktore e rëndësishm­e e demokracis­ë, sepse u kërkon llogari atyre që janë në pushtet. Dhe ajo e ndihmon opinionin publik me informacio­ne të pavarura duke lejuar kështu një debat pluralist. Prandaj, është një detyrë shumë e rëndësishm­e që në media të mundësohet pluralizmi dhe shumëllojs­hmëria e mendimit. Në shumë vende, mediat janë nën presion ekonomik dhe nën presionin e interesave politike, që i përdorin mediat për të vulosur mendimin publik, për ose kundër qeverisë. Prandaj është i rëndësishë­m krijimi i mediave të pavarura, që kanë si motivim gazetarinë profesiona­le. Ne duam ta mbështesim gazetarinë cilësore dhe pluralitet­in e mendimeve. Për këtë kemi nevojë për rregulla të ndershme, shtetin ligjor dhe respektimi­n natyrisht të lirisë së mendimit. Dhe natyrisht, duhet që të mos ketë përpjekje përmes reklamave të komanduara politikish­t të ushtrohet ndikim tek media, që të blihen ato apo të ushtrosh presion mbi gazetat që përfaqësoj­në një mendim tjetër.

Pas kësaj analize, çfarë bëni ju kundër këtyre zhvillimev­e si i ngarkuar për mediat i OSBE?

Vitin e kaluar kam ndërhyrë më shumë se 40 herë tek qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto vende janë anëtare të OSBE- së dhe kanë marrë përsipër detyrimin të respektojn­ë lirinë e shtypit dhe mendimit. Pra, ato më kanë dhënë një mandat si përfaqësue­s i lirisë së mediave të ankohem publikisht apo me rrugë diplomatik­e, sa herë që ka pasur kërcënime ndaj gazetarëve, moskrijimi­n e kush- teve të punës për median apo kur ka pasur kërcënime ndaj pluralitet­it të medias. Pra, ne punojmë me ta. Kam dhënë disa herë rekomandim­e ligjore për qeveritë për reforma të reja. Ne angazhohem­i që për shembull, financimi i televizion­eve e radiove publike të jetë i qëndrueshë­m dhe i pavarur nga politika redaksiona­le. Ky është një proces i vështirë, që mendoj se do të zgjasë gjatë. Por mendoj se urgjenca për të është e madhe. Sepse këto vende janë në proces të afrimit me BE. Dhe është e qartë, që nuk ka për të pasur demokratiz­im, nëse nuk ka media të lira, të pavarura dhe pluraliste.

Pas një viti në post, si i shikoni zhvillimet në mediat e Ballkanit Perëndimor? Po shkon tendenca drejt përmirësim­it apo përkeqësim­it?

Ka dallime nga vendi në vend. Mund të them, se në Maqedoni kemi parë ndryshimet më të mëdha në vitin e kaluar. Klima e mediave është tërësisht ndryshe dhe legjislaci­oni për to është përmirësua­r. Por ajo që shohim në të gjithë rajonin është se ka shumë kërcënime ndaj gazetarëve. Ka një boshllëk në mes të ligjeve, që në shumë raste janë të mira, dhe zbatimit të tyre, që nuk reflekton respektin e vërtetë për pluralizmi­n dhe pavarësinë e medias. Natyrisht, edhe presioni financiar është shumë i madh ndaj mediave, si kudo në botë. Por, situata është më e vështirë në këtë rajon, sepse tregjet janë të vogla. Mendoj se është e nevojshme të mbështetet digjitaliz­imi dhe se si përshtaten mediat me të. Vetëm kështu mund të garantojmë që edhe në të ardhmen të ekzistojë një peizazh mediatik pluralist e gjallërues si edhe një gazetari cilësore. Prandaj, ne mbështesim edhe mirërregul­limin e mediave, ngritjen e këshillit të medias dhe respektimi­n e të drejtave të punës së gazetarëve, për të pasur gazetarë të fortë që janë në gjendje të lirohen nga presioni politik.

Harlem Desir është një politikan francez, sekretar shteti për çështjet europiane në Ministrinë e Jashtme të Francës dhe nga viti 2017 i ngarkuar i OSBE- së për lirinë e medias.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania