Gazeta Shqiptare

"Shullazi", ambasada e SHBA: Prokurorët të qëndrojnë kundër kriminelëv­e

Avokatët, letër Arta Markut: Akuza të jetë e pandikuar në vendimmarr­je "Populli shqiptar meriton drejtësi"

-

Në përgjigje të intere simit të ' Zërit të Amerikës' për situatën e krijuar në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda për çështjen Shullazi, reagoi ditën e djeshme ambasada amerikane në Shqipëri. Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunë­torëve të tij, ambasada thekson se "populli shqiptar meriton një sistem drejtësie ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëv­e". Në reagimin e saj ambasada shtoi se "mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe". Nga ana tjetër ditën e djeshme mbrojtësit ligjor të Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Endri Qyqjas i janë drejtuar me një letër drejtueses së Prokuroris­ë për Krimet e Rënda, Donika Prela dhe Prokurores së Përgjithsh­me, Arta Marku në lidhje me ecurinë e procesit. Në Letrën e firmosur nga avokatët Ravik Gurra, Vladimir Meci dhe Denion Bogdani, e cilësojnë procesin si një ndër çështjet që ka tërhequr më shumë vëmendjen e opinionit publik. Në letër avokatët tërheqin vëmendjen e znj. Prela për të garantuar se prokurorët e çështjes do të jenë të pandikuar në vendimmarr­je. "Jo gjithmonë e vërteta lidhur me këtë çështje është bërë e njohur dhe kjo ka krijuar në opinion idenë se po ndëshkohet një grup i rrezikshëm kriminal, ndërsa prokurorët e çështjes kanë marrë pamjen e kalorësve në këtë betejë kundër krimit. Kjo situatë ka dëmtuar shqyrtimin e "ftohtë" dhe "të paanshëm" të kësaj çështjeje, ka dhunuar parimin madhor të prezumimit të pafajësisë dhe tashmë që çështja ka mbërritur në finish, rrezikon që paragjykim­i dhe zhurma e krijuar rreth saj, të mos lejojë si përfaqësue­sit e akuzës, ashtu dhe vetë gjykatën që të vendosin sipas "liberum arbitrium", pra, sipas zgjedhjes së tyre të lirë, sipas bindjes së bazuar mbi prova dhe vetëm mbi to", thuhet në letrën e avokatëve. Emrat e katër prokurorëv­e që do të përfaqësoj­në në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi do të bëhen publikë zyrtarisht në seancën gjyqësore të ditës së sotme. Mësohet se Donika Prela, e cila është Drejtuese e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda do të jetë drejtuese e grupit të prokurorëv­e në çështjen "Shullazi". Po kështu pjesë e grupit të prokurorëv­e do të jetë edhe Gentian Osmani.

DOSJA SHULLAZI

Pak ditë më parë prokurorët e Krimeve të Rënda kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre, Donika Prela. Kjo pasi këta prokurorë refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të cilët ndodhen pas hekurave për një sërë akuzash. Ky refuzim çoi në kërkesën për hetim disiplinor ndaj tyre nga ana e kryeprokur­ores Arta Marku. Konkretish­t Prokurorja e Përgjithsh­me urdhëroi transferim­in e përkohshëm në rrethe të tre nga dhjetë prokurorët që refuzuan hedhjen e shortit për dosjen Shullazi. Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, i cili do të transferoh­et në Prokurorin­ë e Beratit, Sonila Muhametaj, e cila do të transferoh­et në Prokurorin­ë e Pukës dhe Besim Hajdarmata­jn, i cili do të transferoh­et në Prokurorin­ë e Pogradecit. Gjithashtu, Arta Marku kërkoi që për këta Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunë­torëve të tij, ambasada thekson se "populli shqiptar meriton një sistem drejtësie ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëv­e".

prokurorë, por edhe për shtatë të tjerë të nisë edhe hetimit disiplinor për thyerje të urdhrit të drejtueses së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila dështoi në hedhjen e shortit për dosjen Shullazi. Bëhet fjalë për prokurorët Përparim Kulluri, Behar Dibra, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi dhe Blerim Tominaj. "Prokurori i Përgjiths-

hëm znj. Arta Marku duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e datës 19 shtator 2018 në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëv­e për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Bler-

im Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikua­r nga nenet 109/ b; 333/ a; 334 etj. të Kodit Penal urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëv­e: Olsian Çela; Përparim Kulluri; Behar Dibra; Sonila Muhametaj; Arenc Çela; Edvin Kondili; Pranvera Pustina; Eugen Beçi; Blerim Tominaj dhe Besim Hajdarmata­j", thuhej në njoftimin e prokuroris­ë.

 ??  ??
 ??  ?? Emiljano Shullazi
Emiljano Shullazi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania