Gazeta Shqiptare

Enver Bajri

Publikohet fotoja e "trurit" të bandës, Enver Bajri në listën e personave të shumëkërku­ar

-

të vendeve partnere. Ndonëse vëllai i tij, Behar Bajri ndodhet në burg, si dhe djemtë e xhaxhait Sefet dhe Ilir Bajri, 45- vjeçari është ende në arrati. "Gazeta Shqiptare" ka arritur të sigurojë një foto të vjetër ku shihet Enver Bajri, i cili dyshohet se fshihet në Belgjikë. Po ashtu, referuar 45- vjeçari Enver Bajri mundi t'i shpëtonte superaksio­nit të koduar "Oaz". Ai dyshohet se ndodhet jashtë vendit dhe konkretish­t në Belgjikë. Emri i 45- vjeçarit gjendet tashmë në listën e personave të shumëkërku­ar, për faktin se gjykata për Krime të Rënda caktoi ndaj tij masën e "arrestit me burg" në mungesë, ndërsa fotoja u është shpërndarë pikave të kalimit kufitar dhe policive të vendeve partnere.

burimeve zyrtare mësohet se 45- vjeçari merrej me trafik drogash të forta, që i merrte nga Amerika Latine dhe i transporto­nte drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ka dyshime se ai përdorte si transit Shqipërinë. Kujtojmë se si pjesë e kësaj bande u arrestuan 11 persona, të cilët dyshohet se mer-

reshin me trafik droge, ndërsa vepronin në Tiranë, Shkodër, Holandë dhe Belgjikë. Konkretish­t të shtunën, në Roterdam u arrestuan nga policia holandeze Behar Brajoviç ( Bajri) dhe Samet Halluni. Ndërsa nga operacioni i zhvilluar në Tiranë dhe Shkodër ranë në pranga Safet Rustemi Bajri, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali, Armir Grimaj, Fabiol Rexhepi, Ismet Idrizi, Denis Brajoviç dhe Klaudio Haxhalliu. Anëtarët e grupit Bajri dyshohen për disa vrasje dhe shpërthime me tritol të ndodhura përgjatë muajve të fundit në Shkodër, ndonëse zyrtarisht u janë listuar akuzat vetëm për dy vrasje të regjistrua­ra në Shkodër përgjatë viteve 2001- 2002. Akuzat për vrasje, rëndojnë ndaj Behar Bajrit, gjithashtu, i dyshuar se luante rolin e drejtuesit të një prej fraksionev­e të bandës. Ai dyshohet për vrasjen e Arben Tuzit në 2001 dhe vrasjen e 15vjeçares, Fabiola Hyseni, bashkëjetu­ese e tij, krim i ndodhur qershorin e 2002. Behar Bajri është prangosur në Holandë, bashkë me Samet Hallunin, anëtar aktiv i grupit kriminal. Aksioni për goditjen e grupit Bajri është komentuar gjatë në mediat holandeze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania