Gazeta Shqiptare

Vrasje, drogë, gjobëvënie e shantazh, lihen në burg anëtarët e grupit "Bajri"

U arrestuan në kuadër të operacioni "Oaz", Safet Bajri njihet me dy masa sigurie Avokati Hoxha: Vendimi, i paligjshëm

-

Të arrestuari­t e fisit "Bajri", kanë dalë ditën e djeshme përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda për t'u njohur me masën e sigurisë. Krimet e Rënda kanë lënë në burg në burg Safet Bajrin dhe 5 anëtarë të tjerë të grupit kriminal "Bajri". Konkretish­t dje u dha vendimi për Ilir Rustemi ( Bajri), i arrestuar në 6 shtator në Shkodër; Emrah Plakun, i arrestuar në 6 shtator në Shkodër; Astmer Bilalin, i arrestuar në 6 shtator në Shkodër; Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër; Safet Rustemi ( Bajri), i arrestuar në Tiranë dhe Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër. Në përfundim të procesit gjyqësor ka reaguar avokati mbrojtës i Safet Bajrit, i cili e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Krimeve të Rënda duke theksuar se nga pala mbrojtëse u ofrua garancia pasurore, por kjo nuk u mor parasysh. Ndërkohë ditën e sotme pritet të dalin para Krimeve të Rënda Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër; Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

SEANCA GJYQËSORE

Mëngjesin e së hënës i konsiderua­ri nga mediat belge si një kriminel tejet i rrezikshëm, Safet Bajri doli përpara gjykatës së Shkodrës. Aty mësoi se sapo i janë hapur llogaritë me drejtësinë belge, ku rezulton i dënuar me 9 vite burgim, për vepra të rënda kriminale. Prej andej, ai u transferua nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën për Krime të Rënda. Seanca gjyqësore e parashikua­r për të filluar në orën 14.00 u shty për afro 45 minuta, në pritje të personazhi­t të shumëpërfo­lur.

Në kafazin e xhamtë bash- Federata Shqiptare e Futbollit ka pezulluar trajnerin e Kombëtares së femrave, Armir Grima, i cili ishte mes personave të arrestuar pak ditë më parë në Shkodër. Armir Grima dyshohet për trukim ndeshjesh. FSHF bën të ditur se Grima do të jetë i pezulluar deri sa të vendoset drejtësia për të.

kë me të u ulën edhe të dyshuarit, Ilir Rustemi Bajri, Emrah Plaku, Astmer Bilali, Armir Grimaj e Fabiol Rexhepi, të dyshuar si anëtarë të grupit. Ai dështoi në përpjekjet për të rifituar lirinë me garanci pasurore. Për 6 nga 11 të arrestuari­t, Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmoi masën arrest me burg. Në përfundim të seancës gjyqësore Arbër Hoxha, avokati i Safet Bajrit e ka cilësuar të

paligjshëm vendimin e Krimeve të Rënda dhe tha se nga pala mbrojtëse u ofrua garancia pasurore, por kjo nuk u mor parasysh. Sipas tij akuza e vetme ndaj klientit të tij është ndikimi në gara sportive. "Gjykata e Krimeve të Rënda në kundërshti­m me nenin e la në fuqi arrestin me burg ndërkohë që duhet të kishte vendosur garanci pasurore. E ofruam në masën 1 mln lekë ose sa ta kërkonte

gjykata. Aktualisht masa e sigurimit për Safet Rustemin përveç se ndikimit në gara sportive s'ka asgjë tjetër. Nuk mund të shprehem për akuza në vende të tjera. Për të gjashtë u la. Ndërsa për tre që kanë dalë në gjyq në Shkodër, janë arrestuar në flagrancë nuk kanë lidhje me këtë procedim", deklaroi avokati Hoxha. 11 persona u arrestuan në Tiranë, Shkodër e Roterdam, në operacioni­n e policisë që u

finalizua pas një hetimi 6 mujor. Mes të arrestuarv­e ishin Safet Bajri dhe vëllai i tij Ilir Rustemi, të konsiderua­r si njerëzit kryesorë të grupit. Në kërkim janë shpallur edhe 2 persona të tjerë, Enver Bajri, i konsiderua­r si koka e këtij grupi dhe një tjetër person me iniciale N. H.

HETIMI

Veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, deri në goditjen e plotë të gjithë grupit kriminal "Bajri" kanë zgjatur mbi 6 muaj. Burime zyrtare thanë se hetimet u bazuan tek dhjetëra orë përgjime, mijëra informacio­ne të shkëmbyera me partnerët, u analizuan mijëra faqe të dhëna, si edhe u kryen veprime pro- aktive në terren, përmes kontrollit nga ajri ( dron) dhe vëzhgimit intensiv.

Oficerë të Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m me oficerë të kontaktit të vendeve të përfshira në operacion, kanë kryer veprime në terren për evidentimi­n, lokalizimi­n dhe ndalimin e shtetasve anëtarë të grupit, që vepronin jashtë Shqipërisë, e kryesisht në Holandë. Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", në bashkëpuni­m, "Vrasje me dashje", e kryer në bashkëpuni­m, "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionev­e luftarake", "Organizim i lotarive të palejuara", "Pastrim i produkteve të veprës penale" të kryer në bashkëpuni­m, "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë", kryer në bashkëpuni­m, "Përkrahje e autorit të krimit", ' Moskallëzi­m krimi", "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike". Si vepra të rënda kriminale, të dokumentua­ra deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A. T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F. H., 15 vjeçe. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderue­shme parash.

 ??  ?? I arrestuari Safet Rustemi ( Bajri)
I arrestuari Safet Rustemi ( Bajri)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania