Gazeta Shqiptare

“Antimafia”, nga verifikimi, sekuestrim­i e deri te sanksionet

PD, Alibeaj: Kontroll kontratave dhe vendimeve të zyrtarëve, edhe kryeminist­rit Propozimi, strukturë e posaçme antikorrup­sion

- Valentina Madani

Opozita i ka bërë ndry shime rrënjësore Ligjit Antimafia si goditje e fortë ndaj oligarkëve. Partia Demokratik­e zbardhi dje mekanizmat e Ligjit Antimafia që nga verifikimi, sekuestrim­i i pasurisë e deri tek sanksionet ndaj atyre që kanë përfituar në mënyrë abuzive. Opozitarët synojnë "çlirimin e ekonomisë nga monopolet", ndërkohë që deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi se ky ligj nuk do të lejojë asnjë kontratë abuzive dhe se do të mbrojë pasurinë publike. Po kështu, ai paralajmër­oi se në filtër do të kalojë çdo zyrtar publik që nga nëpunësi i thjeshtë deri tek kryeminist­ri. Deputeti Enkelejd Alibeaj propozoi ndryshimet, të cilat sipas tij synojnë verifikimi­n, sekuestrim­in e pasurive të personave dhe kompanive private dhe zyrtarëve publikë, të përfshirë në korrupsion, apo që kanë abuzuar me detyrën. Propozohet që subjektet që ligji i godet, të detyrohen të kthejnë pasurinë publike në gjendjen që ishte para firmosjes së kontratave, ndërsa përjashtoh­et nga çdo procedurë konkurrues­e për të paktën 20 vjet. Cilat janë mekanizmat ligjorë dhe institucio­nalë, që Partia Demokratik­e propozon për verifikimi­n dhe sekuestrim­in e pasurive të personave privatë dhe zyrtarëve publikë, të përfshirë në korrupsion? Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi ndryshime rrënjësore në Ligjin Antimafia, që synojnë konfiskimi­n e çdo pasurie të kompanive private të fituara me kontrata korrruptiv­e apo zyrtarëve publikë që kanë abuzuar me detyrën. "Çdo gjë e zhvatur, çdo gjë e përfituar në mënyrë abuzive do të duhet t'i rikthehet publikut, buxhetit të shtetit. Pasuri apo para publike", u shpreh z. Alibeaj. Opozita propozoi që ndryshimet në "Antimafia", të kenë edhe fuqi prapavepru­ese. "E reja që kemi sjellë në këtë plat-

formë është që ky mekanizëm antimafia do të veprojë për të gjitha kontratat, licencat, PPP, shitjet e pasurive publike aktuale, ato që janë lidhur dhe janë në realizim dhe sipër, për të tashmen pra. Do të jetë një pengesë edhe për të ardhmen", theksoi deputeti i PDsë. Subjekt i ligjit do të jenë kontratat koncesiona­re dhe Partnerite­tet Publik- Privat. Në sitë do të kalojnë për ven- "Çfarë do të verifikohe­t? Çdo kontratë abuzive koncesioni, çdo kontratë abuzive e prokurimit publik, çdo kontratë abuzive PPP, çdo kontratë e tjetërsimi­t të pasurive publike si shitje, dhënie me qira, dhënie për shfrytëzim për ndërtim. Bashkë me to edhe çdo akt administra­tiv, publik abuziv si leje, licenca, autorizime", deklaroi z. Alibeaj.

 ??  ?? Kryetari i PD- së, Lulzim Basha gjatë prezantimi­t të djeshëm të ' Platformës antimafia’ të PD
Kryetari i PD- së, Lulzim Basha gjatë prezantimi­t të djeshëm të ' Platformës antimafia’ të PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania