Gazeta Shqiptare

Dhënia e tokave me qira, Balla: Panariti firmosi kontratë me Balilët

Kuvendi miraton ligjet me 71 vota, kreu i grupit të PS akuza ish- ministrit të LSI Përgjigjet ish- ministri: Ky është mashtrim, verifikoje­ni

-

Maxhoranca miratoi dje, e vetme pa praninë e opozitës 3 ligje me 71 vota. Ndër to ishte edhe ligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8318, datë 1.4.1998, "Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore", të ndryshuar", për të cilin kreu i Grupit Parlamenta­r të PSsë, Taulant Balla pati një përplasje në distancë me deputetin e LSI- së Edmond Panariti. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla u shpreh: "Nuk mund të hesht pa risjellë në vëmendje disa problemati­ka që lidhen me abuzimet 27vjeçare të dhënies së tokave me qira në Shqipëri, për të cilat z. ministër unë mendoj se ne duhet të sjellim një ligj tjetër të ri, për t'i riparë të gjitha kontratat e dhënies me qira të tokave".

"Jo të gjitha tokat e dhëna me qira sot janë në shfrytëzim. Përkundraz­i, kemi dhe raste të cilat KU unë e përshëndes angazhimin tuaj personal në një kontratë të firmosur nga paraardhës­i juaj, z. Panariti me familjen Balili, që ende nuk ka marrë zgjidhjen e duhur për shkak se kontrata është qepur aq mirë. Por unë mendoj se ligji duhet të jetë i fortë edhe në këtë rast. Nuk mund që nga njëra anë Balilëve t'u sekuestroj­më hotelin dhe nga ana tjetër 90 ha tokë të marra me qira nga shteti të mos kemi mundësi t'ia sekuestroj­më", u shpreh Balla. "Edmond Panariti, ish- ministri i Bujqësisë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka firmosur atë kontratë. Por kjo nuk mund të jetë sot e vlefshme në rast se ne nuk gjejmë hapësirat ligjore që atë kontratë ta bëjmë të pavlefshme. Kjo e bën qesharake opozitën turistike, e cila edhe sot nuk gjeti mundësinë që të ishte në sallën e Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar për një çështje reale, sikurse janë problemet e tokave bujqësore, por vijoi turin e radhës në hotelin turistik të radhës", tha më tej kreu i grupit parlamenta­r. E duke iu drejtuar ministrit Niko Peleshi, Balla u shpreh: "Z. ministër edhe diçka tjetër, për shkak se Ministria e Bujqësisë është qeverisur katër vitet e shkuara nga ishaleati ynë Lëvizja Socialiste për Integrim, por edhe për shkak se në tetë vitet përpara 2013- ës është bërë një abuzim jo vetëm me tokat bujqësore, por edhe me liqenet, duhen parë të gjitha kontratat". "Sot shqiptarët do të dëgjojnë historinë tjetër qesharake të pseudoopoz­itës sonë me gjoja propozime anti- mafia, luftë oli-

garkëve. A mund ta besojë kush në Shqipëri që mund të bëjë luftë kundër oligarkëve gjobaxhiu i oligarkëve, Lulzim Basha? Lulëzimi përpara se të marrë përsipër që të drejtojë gishtin tek vëllezërit e secilit prej nesh, te kunetërit e secilit prej nesh, duhet të sqarojë i pari ai marrëdhëni­en e kunatit të tij me të gjithë kompanitë e oligarkëve, pastaj hajde këtu në Kuvend e të bëjmë çdo lloj ligji. Nuk mund të bësh ligj ti Lulzim nëpër hotele, sallat e të cilëve nuk di kush t'i

paguan. Një tur turistik gjithë shtatorin pa e ditur ende se kush paguan dhe si paguhet. Sa për luftën kundër oligarkëve, kundër përfshirje­s së kriminalit­etit, nuk ka përgjigje më të mirë sesa Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale Anti Korrupsion", u shpreh Balla.

REAGIMI

Deputeti i LSI- së, Edmond Panariti, i është përgjigjur akuzave të Taulant Ballës. Përmes një statusi, Panariti shkroi se kjo është lehtësisht Deputetët e maxhorancë­s kanë shtyrë për të disatën seancë dy nga ligjet që kërkojnë 84 vota. Projektlig­ji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/ 2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë" si dhe projektlig­ji "Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar"" nuk kaluan as në seancën e djeshme.

e verifikues­hme, duke deklaruar se tashmë publiku e ka të qartë e kush shoqërohet me trafikantë. "Nuk ka kontratë të lidhur as nga Ministria e Bujqësisë dhe as nga Edmond Panariti me trafikanti­n Kelmend Balili… zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim… lehtësisht i verifikues­hëm dhe i hetueshëm… Keni një vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhë. Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me

trafikantë dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e dështimit spektakola­r të Bujqësisë, në vitin tuaj të tepsisë", thekson Panariti. Gjithashtu, de-

puteti i LSI- së nënvizoi se fjalët dhe retorika boshe e Ballës, nuk fsheh aspak dështimin katastrofi­k në sektorin e bujqësisë. Panariti jep edhe shifra, të cilat tregojnë performanc­ën e sektorit në fjalë.

 ??  ?? Kreu i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla
Kreu i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania