Gazeta Shqiptare

Spiropali, thirrje opozitës: Kthehuni në Kuvend, do të keni fat tragjik

-

Deputetja

e PS- së, Elisa Spiropali, nga Kuvendi i ka bërë thirrje opozitës që të rikthehen. Në fjalën e saj, Spiropali e ka krahasuar grupin opozitar me një shfaqje tragjedie, atë të Makbethit. "Nëse opozita do të vinte një shfaqje do të ishte Makbethi. Sepse ata piqen në salla, ngjajnë si pika uji me korin e magjistric­ave. Gjuha e helmatisur e opozitës zbardh të zezën dhe nxin të bardhën. Këta duan t'u bërtasin në fytyrë ' Ikni se Shqipëria nuk bëhet'. Kronikë e zezë përzier me fake- news", u shpreh Spiropali, gjatë fjalës në Kuvend. Ajo mori dy shembuj. "Fyerjet e papërbal- lueshme për prokurorin­ë, Arta Markun dhe policinë e shtetit. Kur një grua është e fortë ata mundohen që ta fyejnë, llangosin. Ajo po ia del që të godasë grupet kriminale. Reforma në drejtësi po ngre një katedrale të re në gjyqësor. Ata të vijnë këtu për të bërë detyrën për të cilën janë votuar",- u shpreh Spiropali. Sipas saj, opozita nuk la gjë pa thënë për Policinë e Shtetit. "Nuk vijnë këtu të flasin. E vetmja gjë që duan të bëjnë është nxirja e realitetit. Në momentin që një bandë e vërtetë kapet, ata heshtin. Merren vetëm me kronikën e zezë. Ky është vizioni i tyre? Njerëzit kanë nevojë për shpresë, ata duan t'ua thajnë shpresën. Jemi në fundin e një beteje që nisi nga PS, një reformë që askush nuk vinte baste dhe shpresonte. Kjo ka shkaktuar një çoroditje të përgjithsh­me. Ajo që dua të them është ashtu si në një tragjedi që nuk ka asnjëherë dalje. T'i kthehen Kuvendit",u shpreh Spiropali.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania