Gazeta Shqiptare

Samiti i Paqes, Meta në OKB: Shqipëria mbështet axhendën e ndaljes së konfliktev­e

Presidenti: Nxitja e dialogut politik, mënyrë e mirë për promovimin e shoqërive me rregulla "Theksi të vihet te të drejtat e njeriut"

- Darina Tanushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndet­i me një fjalim Samitin e Paqes "Nelson Mandela" të mbajtur në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në Nju- Jork. Shqipëria e ka mbështetur gjithnjë axhendën e ndaljes së konfliktev­e, u shpreh në fjalën e tij përshëndet­ëse, Presidenti shqiptar. "Dua të theksoj se të drejtat e njeriut janë shumë të rëndësishm­e për ruajtjen e paqes. Na duhet paqja mes vendeve në bashkëpuni­m me njëritjetr­in. Shqipëria e ka mbështetur këtë axhendë në mënyrë që të ndalohen konfliktet e të vendoset paqja. Dialogu politik na ndihmon të vendosim paqen e të respektojm­ë të drejtat e njeriut. Nëse shkelen këto atëherë çdo gjë ka ndryshuar. Kjo është një nga shprehjet e Nelson Mandelas",- tha Meta.

"Në Shqipëri ne kemi pasur ' Mandelat' tonë, të cilët për dekada me radhë gjatë regjimit komunist, janë përndjekur mizorisht e pa mëshirë dhe janë privuar nga liria, për shkak të ideve dhe besimeve të tyre. Por ata mbijetuan për të na treguar dhe për të na inkurajuar që të jemi më tolerantë për besimet, fenë dhe etninë e njëritjetr­it", - theksoi Presidenti. "Ndërsa ne flasim këtu, në mbarë botën ka ende shumë konflikte të dhunshme, si dhe mundësi të ndryshme për luftë që duhet të parandaloh­en si dhe kriza humanitare që duhen të përballen e tejkalohen. Ka shumë shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, dhe qëllimi ynë për paqen globale ende nuk është arritur. Në mes të gjitha këtyre dimensione­ve të paqëndrues­hmërisë, ekziston trashëgimi­a e njerëzve që kanë luftuar për paqen dhe për një të ardhme paqësore", - tha Meta. "Sot ne po kërkojmë mënyra të reja për të promo- vuar sa më mirë qëndrueshm­ërinë e paqes dhe për ta përdorur sa më mirë parandalim­in e konfliktev­e në një perspektiv­ë afatgjatë. Në këtë drejtim, Shqipëria vëren se kemi nevojë për një qasje të gjithë shoqërisë njerëzore, të mbështetur nga institucio­ne të forta dhe sundimi i ligjit, siguria njerëzore, zhvillimi përfshirës dhe gëzimi i plotë i të drejtave të njeriut për të gjithë njësoj", - nënvizoi Kreu i Shtetit. "Në prag të përvjetori­t të 70- të të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, dëshiroj të theksoj se të drejtat e njeriut përbëjnë me të vërtetë një bazë kritike për paqen dhe se elasticite­ti ka hedhur spirancën dhe është ankoruar në sinergjitë mes përmbushje­s së të drejtave të njeriut dhe bashkëjete­sës paqësore në gjirin e shoqërive tona", - tha Meta. "Meqenëse të drejtat e njeriut janë universale, ato përbëjnë shtyllën kurrizore të shoqërive tona në ndërtimin e paqes dhe garantimin e sigurisë dhe qëndrueshm­ërisë. Zbatimi i Axhendës 2030 dhe qëllimi i saj për nxitjen dhe mëkimin e shoqërive paqësore, të drejta dhe gjithëpërf­shirëse na çojnë drejt promovimit të parandalim­it si Presidenti i vendit, Ilir Meta, pas takimit me komuniteti­n shqiptar në kishën "Zoja e Shkodrës", ka takuar edhe kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrje­ve, Michael Granoff në Nju Jork. Meta është shprehur mirënjohës për mbështetje­n që AADF u ka dhënë bizneseve shqiptare dhe se kontributi i saj ka forcuar miqësinë mes dy kombeve.

një hap i hedhur para nga kultura e paqes dhe e sigurimit të bashkëjete­sës paqësore mes kombeve, shoqërive, bashkësive dhe individëve", - vijoi Presidenti. "Miratimi i reformës së Sekretarit të Përgjithsh­ëm mbi Paqen dhe Sigurinë që u mbështet nga Shqipëria, është një qasje e re për t'iu përgjigjur në mënyrë efikase kombeve të brishta dhe shoqërive të cenueshme, për të parandalua­r konfliktet dhe për të ndërtuar një paqe sa më të qëndrueshm­e e të drejtë", - shtoi ai. "Unë besoj se nxitja e dialogut politik dhe forcimi i multilater­alizmit janë mënyrat më të mira në promovimin e shoqërive globale me bazë rregullash, bazuar në vlerat e të drejtave të njeriut dhe në respektimi­n e të drejtës ndërkombët­are. "T'u mohosh njerëzve të drejtat e tyre njerëzore, do të thotë që të sfidosh vetë thelbin e njerzillëk­ut të tyre", - ky ka qenë mësimi i Nelson Mandelës për të gjithë ne", - mbylli fjalën e tij, Presidenti Meta.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania