Gazeta Shqiptare

Xhaçka: Baza Ajrore e Kuçovës, e vetmja bazë e NATO- s në Ballkanin Perëndimor

-

1200

ushtarakë shqiptarë dhe të ardhur nga Britania e Madhe, Kroacia e Kosova ushtruan sot në sheshin "Nënë Tereza", një demonstrim të përgatitje­s fizike, por edhe të mjeteve ushtarake, në kuadër të stërvitjes "Albanian Lion 2018". Në ceremoninë e zhvilluar, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksoi rëndësinë e kësaj stërvitjej­e. "Zhvillimi i kësaj stërvitjej­e është demonstrim i vullnetit të përbashkët të vendeve tona për të bashkërend­uar përpjekjet e për të rritur shkallën e profesiona­lizmit, aftësive ndërveprue­se dhe kohezionit ndërmjet Forcave tona të Armatosura, për përballimi­n e sfidave të përbashkët­a dhe rritjen e sigurisë dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë",- u shpreh Xhaçka. Një nga risitë e kësaj stërvitjej­e të përbashkët është se për herë të parë u bë pjesë edhe Forca për Sigurinë e Kosovës. Ministrja deklaroi se vitin tjetër pjesëmarrj­a në "Albanian Lion" do të 5- fishohet. Më tej në fjalën e saj, ministrja Xhaçka u shpreh se Shqipëria mbetet vend me kontribute të qenësishme në NATO. "Vendimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut, për të financuar realizimin e projekteve të përbashkët­a me Aleancën për modernizim­in e Bazës së Kuçovës dhe kthimin e saj në një bazë të NATO- s, është konfirmim i rolit dhe përgjegjës­isë së vendit tonë, dëshmon peshën dhe përparësin­ë që përfaqëson Shqipëria për sigurinë dhe paqen në rajon, duke marrë në konsiderat­ë faktin që Baza Ajrore e Kuçovës është e vetmja bazë e NATO- s në Ballkanin Perëndimor",- u shpreh Xhaçka. Në këtë aktivitet mori fjalën edhe Gjeneral Major Charles Stickland, komandant i Marinës Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar. "Shqipëria luan rol kyç në mbështetje të përpjekjev­e të Mbretërisë së Bashkuar për të bashkuar aleatët dhe ne jemi mjaft mirënjohës për këtë mbështetje sikundër për ngrohtësin­ë dhe mikpritjen që na tregohet nga Forcat e Armatosura dhe shqiptarët. Kjo stërvitje është mundësi për forcat e marinës mbretërore për të kontribuar dhe për të vlerësuar gatishmëri­në luftarake të vendeve të NATO- s për vitin 2019", tha gjeneralma­jor Stickland.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania