Gazeta Shqiptare

Kompensimi i pronave, dalin emrat e përfituesv­e për vitet 1993- 2013

ATP publikon listën e re me pronarët në 12 qarqe të vendit Tri afatet për pagesat e përshpejtu­ara

-

Publikohet lista e em rave të pronarëve për vendimet e viteve 19932013, të cilat janë për kompensim financiar. "Gazeta Shqiptare" boton emrat e pronarëve që do të futen zyrtarisht për kompensim financiar ose fizik në regjistrin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Lista së bashku me vlerësimin financiar për 140 dosje është publikuar në Fletoren Zyrtare, pas aprovimit që është bërë nga komisioni i shqyrtimit të dosjeve në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Me zbardhjen e këtyre emrave, tashmë përmbyllen të gjitha vlerësimet, afati i të cilave ishte caktuar deri në mars të vitit 2019.

KOMPENSIMI

Sipas ligjit të ri, pronarët që kanë emrin më poshtë nuk do ta tërheqin kompensimi­n financiar menjëherë, por do të presin në një fazë tjetër, e cila do të njoftohet zyrtarisht nga ATP. Në rast se ata nuk pranojnë, ose nuk janë të kënaqur me vlerën, ata kanë të drejtën e ankimimit brenda një afati 30- ditor, duke nisur nga sot. Megjithatë, ligji i ri ka një formulë për llogaritje­n e shumës së kompensimi­t, sikurse ka edhe disa skema të tjera kompensimi. Kështu, në rast se institucio­ni merr vendim për njohje dhe kompensim fizik në pronën e subjektit, prona vlerësohet në 4 mënyra. Prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësim­it. Së dyti, prona e kthyer vlerësohet sipas zërit kadastral aktual të saj dhe sipas zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësim­it, duke llogaritur diferencën e vlerës, që do të rezultojë nga ndryshimi i zërit kadastral. Kur nga vlerësimi rezulton se subjekti përfiton një pronë që ka vlerë më të lartë sesa prona që ka pasur në momentin e shpronësim­it, atëherë subjektit i kompensohe­t fizikisht sipërfaqja që i korrespond­on vlerësimit dhe pjesa tjetër e pronës kalon në fondin e tokës me vendim të ATP- së. Pozicionim­i i pronës pas vlerësimit do të kryhet nga grupi i punës.

PAGESA E PËRSHPEJTU­AR

Pronarët mund të aplikojnë për të përfituar nga skema e pagesës së përshpejtu­ar. Pronarët mund të përfitojnë edhe pagesa të përshpejtu­ara. Janë vendosur tri afate pagesash të përshpejtu­ara. Pagesë brenda një viti, brenda tri vitesh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20% të vlerës së faturës, për pagesën brenda tri viteve merr 30% dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimt­ar kompensimi, pavarësish­t rendit kronologji­k të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP- së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t'u kompensuar financiari­sht. Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimi­t financiar, jo më shumë se 1/ 3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimi­t financiar, të gjitha subjektet kërkuese, të cilat shprehin vullnetin për t'u kompensuar financiari­sht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATP- së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimi­t financiar. Pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP- ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësish­t rendit kronologji­k të vendimit dhe në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologji­k i datës së vendimeve për këto aplikime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania