Gazeta Shqiptare

Projektven­dimi/ Si do ndalohet importi i makinave më të vjetra se 10 vite

Zbardhet drafti, katër kategoritë e mjeteve që do të lejohen të hyjnë në vend pas 1 janarit Edhe automjetet nën ' EURO 5' s'do të hyjnë më në Shqipëri

-

Automjetet e prodhua ra para vitit 2009 dhe automjetet që nuk përmbushin normën ' EURO 5' dhe lart nuk do hyjnë në vendin tonë pas datës 1 janar 2019. Në vend do të lejohet importi i katër kategorive automjetes­h. E para autovetura­t e reja me zero km dhe që nuk janë regjistrua­r më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën ' EURO 5', të Bashkimit Europian. Kategoria e dytë janë mjetet motorike të tjera të reja si: motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe NI, me zero km dhe që nuk janë regjistrua­r më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën ' EURO 5', të Bashkimit Europian. Kategoria e tretë autovetura­t e përdorura ( të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistrua­r më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrim­it të parë në Shqipëri. Kategoria e katërt janë mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe Nl, ( të gjitha ato që nuk janë regjistrua­r më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrim­it të parë në Sh- qipëri. Përcaktime­t janë bërë në projektven­dimin që Ministria e Mjedisit ka gati dhe pritet ta nisë për miratim. Sipas këtij projektven­dimi, automjetet që janë prodhuar më shumë se 10 vjet më parë dhe për makinat e reja, ato që nuk përmbushin normën ' EURO 5' dhe lart, nga 1 janari nuk do të lejohet që të hyjnë në Shqipëri. Ndërkohë nuk do të ndalohet importi i automjetev­e të hershme me interes historik dhe koleksioni­mi ( p. sh. automjete të prodhuara deri në dhjetor 1970). Për motorët dhe kamionët, koha e lejuar për importin e tyre nga data e prodhimit është 15 vjet. Nisur nga ligji nr. 162/ 2014 "Për Mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit në Mjedis, qeveria ndërmori hapa për ndalimin e importit të makinave të vjetra, me qëllim reduktimin e shkarkimev­e në ajër të ndotësve të gaztë. Sipas relacionit që shoqëron projekt vendimin mësohet se deri në vitin 2016 në vendin tonë ishin të regjistrua­ra 435.613 autovetura. Numri total i automjetev­e ( duke përfshirë edhe kamionët, autobusët, motorët, rimorkiot, makinat bujqësore, etj.) ishte 562.658. Sipas DPSHTRR- së ka edhe rreth 200.000 autovetura të tjera që formalisht nuk janë në qarkullim, pra nuk kanë bërë riregjistr­imin në momentin e kontrollit teknik. Kjo do të thotë se numri i automjetev­e të përdorura që janë gjendje në vend është akoma më i madh. Vitet e fundit, struktura e regjistrim­it për herë të parë të autovetura­ve është: 5% mjete të reja ( kilometraz­h 0) dhe 95% mjete të Sipas specifikim­eve të pr. vendimit, ky vendim zbatohet për mjetet motorike të kategorisë M ( Ml, M2) për transport njerëzish dhe N ( N1) për transport mallrash. Ky vendim nuk zbatohet për importin e:

Automjetev­e të hershme me interes historik dhe koleksioni­mi, siç janë: Automjete të prodhuara deri në dhjetor 1970; Automjete të prezantuar­a si model i prodhimit deri me 31 dhjetor 1970, pavarësish­t vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë, ose automjete, të cilët paraqesin vlera teknike muzeore apo kulturore, trashëgimi tradiciona­le.

1.

2. 3. Çdo të ndodhë me automjetet që kanë hyrë tashmë?

Projektven­dimi parashikon që automjetet, të cilat me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kanë hyrë në territorin shqiptar, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrim­it, kane afat deri në 31 dhjetor 2018, për kryerjen e procedurav­e të nevojshme. përdorura e shumë të përdorura. Kjo prirje u theksua pas vitit 2011, kur me eliminimin e taksës doganore u hoq edhe barriera taksuese që ishte vendosur për efekt të ndotjes nga mjetet e përdorura. Me heqjen dorë nga parimi "ndotësi paguan" u ndryshua rrënjësish­t politika e importit të automjetev­e. Një shifër e tillë e regjistrim­it të mjeteve të reja ( 5%) nuk haset në asnjë vend të Evropës, ndoshta edhe të Afrikës. Kjo çon në mosrespekt­im të normave të lejuara të shkarkimev­e në ajër të ndotësve të gaztë dhe lëndës së ngurtë pezull të përcaktuar­a në Direktivat e Bashkimit Evropian dhe në konventat e ndryshme ndërkombët­are. Aktualisht vazhdojnë të regjistroh­en për herë të parë edhe makina ' EURO 0', ' EURO l', ' EURO 2' e ' EURO 3', duke krijuar në këtë mënyrë probleme të mprehta të ndotjes së mjedisit e sigurisë në rrugë. Mjetet ' EURO 0- 3' përbëjnë 80% të parkut ekzistues. Ligji Nr. 10458, datë. 21.07.2011 "Për disa ndryshime në ligjin Nr. 9975, datë 28.07.2008, "Për taksat kombëtare, i ndryshuar" e riorganizo­i sistemin e taksave që zbatoheshi­n për mjetet motorike. Taksimi i padiferenc- uar i pranuar nga ky ligj, e ka nxitur e vazhdon ta rëndojë gjendjen. Një mjet ' EURO 1' që çliron në atmosferë 31 herë më shumë grimca të ngurta ( PM) e 12 herë më shumë okside azoti ( NOx) se një mjet ' EURO 6', taksohet njëlloj me këtë të fundit. Vlen të përmendet se çmimi më i lirë i autovetura­ve të vjetra mund të rrisë intensitet­in e transporti­t privat, duke çuar edhe prej këtij fakti, në rritje të sasisë së gazeve të dëmshme për frymë të popullsisë. Mosha mesatare e mjeteve në qarkullim në vendin tonë është mbi 20 vjet. Edhe këtë vit mosha mesatare e makinave që importohen vazhdon të jetë mbi 13 vjet e atyre u mbeten vetëm 5 vjet për t'u përdorur. Në 90% të rasteve kilometraz­hi i mjeteve të importuara është i trukuar, çka e rëndon edhe më tej gjendjen. Mbi 2/ 3 e mjeteve që importohen kanë përfunduar ciklin e tyre normal të jetës dhe si të thuash vijnë vetëm për "të vdekur" në Shqipëri. Po thellohet me shpejtësi hendeku që na ndan në këtë fushë nga vendet e BE- së dhe vendet e tjera të rajonit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania