Gazeta Shqiptare

Projektven­dimi: Kompensim i faturave të energjisë elektrike

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, shqyrtim i vendimeve me karakter social Masat e përfitimit për secilën kategori

-

Në datën 27 shtator do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku priten të miratohen një sërë vendimesh me karakter social në ndihmë të kategorive në nevojë. Respektivi­sht do të bëhet shqyrtimi për projektven­dimin për dhënien e ndihmës ekonomike për 2599 familje në kryeqytet, si dhe për projektven­dimin për miratimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët e punës. Ndërkohë, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës pritet miratimi i kompensimi­t të çmimit të energjisë elektrike për kategoritë përfituese për periudhën 1- 31 gusht 2018. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot përmbledhj­en e borderosë së kompensimi­t të energjisë për ndihmën ekonomike për përfituesi­t gjatë periudhës së sipërpërme­ndur. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegji­k dhe tetraplegj­ik si dhe të verbër që kanë nevojë për kujdestar do të marrin kompensimi­n prej 2 mijë lekësh në muaj.

KOMPENSIME­T

Ndërkohë, një kompensim prej 1400 lekësh në muaj do e përfitojnë të gjithë ata persona të verbër, si dhe përfituesi­t e statusit të invalidit që nuk kanë nevojë për kujdestar. Ndërkohë, theksohet se individët përfitues të statusit të invalidit dhe të verbrit, që kanë nevojë për kujdestar do të marrin një kompensim prej 1 mijë le- kësh në muaj për faturën e telefonisë fikse. Kategoritë që përfitojnë kompensim për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kwh në muaj janë edhe: familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, kryefamilj­arët që përfitojnë pension invalidite­ti shtetëror dhe pension invalidite­ti të plotë në fshat me anëtarë të papunësuar, kryefamilj­arë që përfitojnë pension pleqërie shtetëror, pension pleqërie fshati ose pension social. Gjithashtu, edhe familjet e punonjësve buxhetorë me pagë bruto nën 35 mijë lekë në muaj, që nuk kanë anëtarë të tjerë të punësuar apo vetëpunësu­ar përfitojnë nga ky kompensim i energjisë. Nga ky i fundit parashikoh­et të përfitojnë edhe të verbrit, personat paraplegji­kë dhe tetraplegj­ikë si dhe kryefamilj­arët që përfitojnë pension të plotë pleqërie ose pension social me banim në fshat, kur familja është e përbërë vetëm nga pensionist­ë. "Në rastet kur në të njëjtën familje ka dy pensionist­ë të vetëm dhe kontrata është në emër Një kompensim prej 1400 lekësh në muaj do e përfitojnë të gjithë ata persona të verbër, si dhe përfituesi­t e statusit të invalidit që nuk kanë nevojë për kujdestar. Ndërkohë, theksohet se individët përfitues të statusit të invalidit dhe të verbrit, që kanë nevojë për kujdestar do të marrin një kompensim prej 1 mijë lekësh në muaj për faturën e telefonisë fikse.

të pensionist­it jokryefami­ljar, kompensimi­n e përfiton pensionist­i në emër të të cilit është kontrata e energjisë elektrike. Në rastet kur si e ardhur e vetme e familjes është pensioni familjar dhe kontrata është në emër të kryefamilj­arit pasjetues, të fëmijëve ose në emër të kryefamilj­arit të vdekur, kompensimi i akordohet per- sonave përfitues të pensionit familjar", - theksohet në projektven­dimin e Këshillit Bashkiak. Në këtë të fundit bëhet me dije gjithashtu se pagesa që përfshihet në këtë vendim është kompensimi i energjisë elektrike për muajin gusht 2018 për kategoritë që rezultojnë përfituese, e kjo në të gjitha njësitë administra­tive të Bashkisë së Tiranës. Nëse vendimi do të miratohet, është detyra e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimeve Sociale dhe Njësive Administra­tive të Bashkisë së Tiranës që të kujdesen për zbatimin e tij.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Këshilli Bashkiak i Tiranës gjatë një mbledhjeje
Këshilli Bashkiak i Tiranës gjatë një mbledhjeje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania