Gazeta Shqiptare

Programi i ndihmës ekonomike deri në 6%, propozohen 337 familje

Projektven­dimi/ Përfitojnë familjet në nevojë me 2- 4 anëtarë Sa do të marrin personat me aftësi të kufizuar

- Voltiza Duro

Në mbledhjen e Këshil lit Bashkiak të Ti ranës është propozuar edhe projektven­dimi për miratimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët e punës për periudhën 1- 30 shtator 2018. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot tabelat përmbledhë­se të personave me aftësi të kufizuar që do të përfitojnë pagesa të mbrojtjes sociale për muajin shtator. "Në mbështetje të kuadrit ligjor në fuqi përfitojnë mbështetje financiare këto kategori: persona me aftësi të kufizuar, kujdestari i një personi me aftësi të kufizuar, persona të verbër, kujdestari i një personi të verbër, paraplegji­k- tetraplegj­ik, kujdestari i një paraplegji­k- tetraplegj­iku, invalidë pune", - theksohet në relacion.

BLLOK- NDIHMA EKONOMIKE

Në mbledhjen që do të mbahet pas 2 ditësh, pritet gjithashtu miratimi i projektven­dimit "Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllokndihm­ës ekonomike deri në 6%, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Tiranë, për periudhën 1- 31 gusht 2018". Sipas relacionit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, pranë Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirje­s Sociale janë depozituar në total 337 dosje, e nga këto 122 do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor, ndërsa 215 prej tyre nga fondi u kushtëzuar 6%. "Struktura përgjegjës­e propozon që të trajtohen familjet që kanë në përbërje të tyre: familje me më shumë se 4 anëtarë në nevojë, familje me një anëtar në nevojë, familje nga 2- 4 anëtarë në nevojë, familje rome dhe egjiptiane, vajzanëna në nevojë, gratë kryefamilj­are të divorcuara/ të veja me fëmijë në ngarkim, familje me 2 anëtarë në vështirësi për t'u pranuar në tregun e punës", - theksohet në relacion. "Si rrjedhojë, nga familjet aplikuese, Drejtoria e Mbrojtjes Sociale ka vlerësuar sipas sistemit të pikëzimit të aplikantëv­e për çdo njësi administra­tive dhe ka hartuar tabelën përmbledhë­se të aplikantëv­e për çdo njësi administra­tive dhe bazuar në to propozon listën totale të çdo familjeje të mundshme përfituese nga programi i bllokndihm­ës ekonomike deri në 6% dhe me fondet e buxhetit vendor, si dhe masën e ndihmës në lekë për çdo familje", - thuhet në vendim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania