Gazeta Shqiptare

"Le Monde" publikon "hartën" e shkëmbimit të territorev­e

-

përgjigjur drejtpërdr­ejt nëse është kundër presidenti­t Hashim Thaçi duke lënë të kuptohet se nuk përkrah korrigjimi­n e kufijve. Në këtë intervistë Veseli ka folur edhe për të drejtat e shqiptarëv­e në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc të cilat sipas tij nuk respektohe­n nga ana e shtetit të Serbisë. Ai thotë se Kosova gjithnjë do të përkushtoh­et për popullatën e kësaj pjese që gjendet në territorin e Serbisë, por nuk do t'i japin asnjë mundësi precedenti­t përmes së cilit Serbia mund të pretendojë se po cenohet sovranitet­i i tyre. Ai në këtë intervistë ka folur edhe për liberalizi­min e vizave për Kosovën e që beson se do të ndodhë brenda këtij viti. Ai premton se institucio­net do të punojnë intensivis­ht që ta kenë rezultatin pozitiv për viza ndërkohë që nuk mendon se të rinjtë do ta lëshojnë Kosovën në rast të liberalizi­mit. Veseli shpreson se në fund të vitit do të ketë vendimmarr­je pozitive ndërkaq thotë se qytetarët e Kosovës e meritojnë që mos të jenë të izoluar. Ditën

e djeshme gaze ta franceze "Le Monde" ka botuar dy tekste për shkëmbimin e mundshëm të territorit midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe hartën e Kosovës me interpreti­min e saj në mënyrë që të duket si "ndryshim i kufijve". Në tekstin e parë, gazeta shkruan se "shkëmbimi i territorev­e bazuar në kritere krejtësish­t etnike është shqetësues", dhe se "etika dhe pragmatizm­i janë në konflikt me njëri- tjetrin në debatin për një ndryshim të mundshëm në kufijtë midis të dy palëve", shkruan "KosovaPres­s".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania