Gazeta Shqiptare

Apeli rrëzon kërkesën për ndalimin e ndërtimit të 3 HEC- ve në Tropojë

Aktivistët: Banorët do ndërhyjnë me dhunë, s'kemi më rrugë ligjore për të vepruar" "Ankimimi i përmbarues­it u depozitua me vonesë"

-

Gjykata e Apelit në Sh kodër nuk ka pranu ar ankimimin e bërë për ndalimin e punimeve për ndërtimin e tre hidrocentr­aleve në lumin Valbona në Tropojë. Trupi gjykues, në vendimin e tij bëri me dije se ankimuesi që është përmbarues­i, Eduart Mrishaj ka shkelur afatet ligjor duke mos e depozituar në kohë ankimimin e tij. Aktivistët dhe banorët e Tropojës që janë kundër ndërtimit të hidrocentr­aleve në Valbonë deklaruan se tashmë do ndërhyjnë me dhunë për t'i ndaluar punimet sepse nuk ka më rrugë ligjore. "Ne nuk jemi aspak të kënaqur, pasi të kënaqur do të jemi vetëm kur të ndalen punimet në lumin e Valbonës dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjyqtari nuk u mor me çështjen konkretish­t, por me procedurën dhe procedura është që punonjësi i shtetit që është përmbarues­i i Bajram Currit, i cili nuk i kishte respektuar afatet për depozitimi­n e ankimimit dhe nuk kishte dhënë asnjë arsye për këtë vonesë të tij. Kam një thirrje për Ministrinë e Drejtësisë, e cila reagoi dhe tha se jemi kundër asaj që po ndodh në Valbonë, ndërkohë që përmbarues­i Eduart Mrishaj i shkeli këto rregulla. Kam apel edhe për kryeminist­rin Rama, i cili bashkë me ministrin Blendi Klosi ndërhyri dhe ndërpreu atë që ndodhte në Osum. Kjo do të zgjidhet në mënyrë civile ose politike dhe banorët do shkojnë për të ndërhyrë me dhunë, sepse nuk kemi më rrugë ligjore për të vepruar",- u shpreh Mirjan Aliaj, aktivist kundër ndërtimit të hidrocentr­aleve në Tropojë. Një shpresë për ndalimin e punimeve në hidrocentr­alet në Valbonë është tek procesi i vetingut tha amerikania Katerina Bone, e cila, gjithashtu, është një aktiviste që kërkon ndaljen e punimeve për ngritjen e hidrocentr­aleve në Valbonë. Aktivistët dhe banorët e Tropojës dys- hojnë se tashmë koncesiona­ri ka aplikuar edhe për ndërtimin e hidrocentr­aleve të tjerë në këtë lum dhe në rast se miratohet ajo kërkesë, atëherë për lumin në fjalë do të ishte, sipas aktivistëv­e, një katastrofë dhe shkatërrim i lumit Valbona.

 ??  ??
 ??  ?? Lumi i Valbonës
Lumi i Valbonës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania