Gazeta Shqiptare

KHALED HOSSEINI Lutje detit, letra e shkrimtari­t për refugjatët e Alan Kurdin

Autori do t’i dhurojë të gjitha të ardhurat nga shitja e librit të tij në UNHCR, pasi mendon që u kemi borxh mijëra njerëzve që humbën jetën në det Shqetësimi i babait për të birin teksa kalojnë detin për në Europë

-

Libri “Lutje detit” ësh të një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. Ky libër i autorit bestseller ndërkombët­ar Khaled Hosseini është një përgjigje e qartë ndaj krizës së refugjatëv­e sirianë, frymëzuar nga imazhi që tronditi botën i Alan Kurdit 3- vjeçar, që u gjet i mbytur, pa, jetë në një nga plazhet e Turqisë. Shkruar në formën e një letre, “Lutje detit” është një reagim i babait, ndërsa shikon djalin e tij në gjumë, në udhëtimin e rrezikshëm nëpër det, që shtrihet përpara tyre. Është, gjithashtu, një pasqyrë e jetës së tyre në Homs, Siri, para luftës dhe e shndërrimi­t të shpejtë të atij qyteti nga një vend i qetë në një zonë vdekjeprur­ëse lufte. Libri është realizuar në bashkëpuni­m me UNHCR- në, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe fillimisht është promovuar si film virtual i Guardian- it në shtatorin vitit të kaluar.

LIBRI

Ky tregim poetik i rrëfyer me shumë intensitet, në përkujtim të përvjetori­t të tretë të vdekjes së Alan Kurdit 3- vjeçar, trupi i pajetë i të cilit u gjet në një breg të Turqisë, në shtator të vitit 2015, e duke shkaktuar zemërim në mbarë botën, hapet me përshkrimi­n e një plazhi të ndriçuar nga drita e hënës, ku një baba mban në krahë të birin që fle, teksa presin zbardhjen e agimit dhe mbërritjen e varkës. Tregimi është konceptuar si një letër nga një baba i frikësuar sirian për djalin e tij, në prag të kalimit nëpër detin e pabesë për në Europë. Ai i flet të birit për verën e gjatë të fëmijërisë së vet, duke kujtuar shtëpinë e gjyshit në Siri, zhurmërimë­n e degëve të ullinjve që i trazonte era, blegërimat e dhisë së gjyshes së tij, përplasjet e kusive të gatimit. Dhe kujton po ashtu jetën paqësore të familjes si edhe botën gjithë gjallëri të Sirisë para luftës civile, fushat me lule dhe tregjet e mbushura plot e përplot në qytetin e Homsit, me rrugët plot me njerëz, me xhaminë dhe Souk- un e tij të madh, përpara se qielli të niste të derdhte bomba e qyteti të shndërrohe­j në një zonë lufte vdekjeprur­ëse dhe ata të detyrohesh­in të merrnin arratinë. Duke shkruar në vetën e parë, Hosseini e kontraston me sukses Homsin, një qytet gjithë jetë para luftës, të cilin vogëlushi e ka njohur, me një qytet të shkatërrua­r nga bombat, uria dhe vdekja. Kontrasti është shprehur përmes stilit lirik të Hosseinit, që na jep fuqimisht në mënyrë të drejtpërdr­ejtë gjendjen në të cilën ndodhen popullatat e detyruara të zhvendosen, por, gjithashtu, është realizuar në mënyrë grafike në një nivel të lartë artistik, përmes një ndryshimi të theksuar të penelatave të Williamsit me akuarel. Ngjyrat e qiellit dhe të ujit, të dyja ndërthuren emocionali­sht me tekstin dhe i paraqesin figurat e njerëzve të vogla e të brishta. Së bashku, ilustrimet joshëse dhe proza e hijshme dhe emocionale e bëjnë të qartë se Maruani dhe prindërit e tij nuk kanë zgjidhje tjetër, përveçse të kenë besim te deti. Babai i flet të birit për shtëpinë, shpresën dhe frikën. Kur të lindë dielli, ata dhe të tjerët përreth tyre do të mbledhin plaçkat e do të nisen në një udhëtim të rrezikshëm në det drejt Europës, në kërkim të një shtëpie të re. Pjesa e dytë e letrës është një lutje për një udhëtim të sigurt. Është fuqishëm evokimi i gjendjes në të cilën popullatat e zhvendosur­a e gjejnë veten duke marrë përsipër një udhëtim, megjithëse janë të ndërgjegjs­hme ndërkohë për pasigurinë e tij, por, që, megjithatë për ta është e vetmja mundësi që të shpëtojnë familjet e tyre. Libri lexohet si një tekst sintetizue­s tepër tronditës. Është e pamundur të lexosh pa ndier dhembshuri për ata njerëz që kanë lënë shtëpitë e tyre, për t’i shpëtuar luftës shkatërrim­tare, nga të cilët sot ka mijëra të tillë nëpër botë, që u ngjajnë personazhe­ve në libër. Kjo letër, me fjalët tepër emocionues­e që shpreh, dëshmon në vetvete një akt të madh dashurie. Në ato rreshta ndiejmë shpresën e frikën, lumturinë e dhembjen. E pamundur të mos i ndiejmë dhe të mos i aprovojmë ato fjalë, kur mund të mendojmë se në vend të atij babai dhe atij fëmije atje, mund të ishim vetë ne. Gjithashtu, është e pamundur që duke e njohur këtë realitet të qëndrojmë mënjanës, aq më tepër kur këto ngjarje zhvillohem pranë nesh.

SHKRIMTARI AFGAN

Hosseini tha se ai e kishte shkruar librin jo vetëm “për të ndihmuar në ruajtjen e kujtesës së Alan Kurdit, por edhe si një borxh që u kemi mijëra njerëzve që humbën jetën në det. Le të jetë një kujtesë për dëshpërimi­n që i detyron njerëzit të rrezikojnë gjithçka që kanë. “Por nuk është gjithçka në errësira”. “Drita është një pjesë tepër e rëndësishm­e e punës sime”, shpjegoi Williams “dhe simbolikis­ht kjo sjell një nivel shprese. Duhet të ketë gjithmonë një element shprese”.

TOP OF FORM BOTTOM OF FORM

Khaled Hossein, autori i romanit të famshëm “Gjue- tari i balonave” dhe Ambasadori i Vullnetit të Mirë të UNHCR, agjencia e refugjatëv­e të Kombeve të Bashkuara, rrëfen rreth asaj se si gjendja e refugjatëv­e sirianë dhe vdekja e trevjeçari­t Alen Kurdi e shtynë atë të shkruante librin e tij të fundit.

Bota është një vend tjetër nga ai që mbetet pa Alan Kurdin. Mbytja e tij në detin Egje tre vjet më parë, ndryshoi ligjërimin publik dhe u hapi sytë njerëzve ndaj traumave të refugjatëv­e dhe luftës siriane e shpreson se tragjedia e Kurdit mund të sensibiliz­ojë mbarë opinionin botëror. Në fakt, Hosseini nuk i përshtatet stereotipi­t të një refugjati. Ai është mjek dhe autori i romaneve tepër të njohur “Gjuetari i balonave”, “Një mijë diej vezullues” dhe “Dhe malet oshtinë”. Kur Hosseini arriti në Shtetet e Bashkuara në moshën 15- vjeçare, nuk fliste anglisht. Familja e tij kishte ardhur nga Franca, ku babai i tij kishte punuar si diplomat në ambasadën afgane në Paris për katër vjet. Ata kërkuan azil në SHBA pas grushtit komunist të vitit 1978. Kthimi në Afganistan ishte i pamundur, shpjegon ai, por në të njëjtën kohë ishte ajo që ne dëshironim. “Prindërit e mi kishin tokë, kishin shtëpi, kishin një rrjet të gjerë familjar, miq, karrierë etj., kështu që, në kohëra ideale, ne të gjithë donim të shkonim në shtëpi”.

Khaledi kujton: “Kur pyes veten se çfarë do të kishte ndodhur, nëse nuk do të ishim pranuar në SHBA, nuk gjej asnjë përgjigje. Kthimi në Afganistan nuk ishte një opsion. Kur ndodhi grushti, ne të gjithë dëgjonim lajme çdo ditë: kush po burgosej, kush ishte zhdukur, cili ishte pushkatuar. Nuk njoh ndonjë familje që të mos jetë prekur në njëfarë mënyre”. Një nga xhaxhallar­ët e tij, gjykatës, u burgos, u torturua për nëntë muaj dhe mbijetoi i traumatizu­ar, si hije e ishvetes së tij; një tjetër thjesht u zhduk pasi e paraburgos­ën. Hosseini zbarkoi në San Jose dhe që atëherë ka qëndruar e ka jetuar atje.

Dëshira për t’u kthyer atij i lind herë pas here në takimet e tij me refugjatët. “Të gjithë duan të kthehen në shtëpi, por frika e persekutim­it është diçka që unë mund ta kuptoj shumë mirë, sepse kujtoj ato biseda që bënin prindërit e mi kur ishim në Francë, për peshën e vendimit që duhet të mar- rësh, nëse largohesh nga atdheu”. Kujtimi i shtëpisë, i një jete të mëparshme - thotë ai, “është ajo që i mban shumë njerëz gjallë, gjithmonë duke shpresuar në të ardhmen”.

Romancieri e përshkruan veprën e tij të fundit, “Lutje detit”, si një borxh të tij ndaj djaloshit që iku nga Kobane e Sirisë veriore, për t’i shpëtuar luftës civile dhe rrezikut të Shtetit Islamik, vetëm për të gjetur një vend të ri në paqe.

” Shpresoj, gjithashtu, që ky libër të lexohet gjerësisht, se kjo ndihmon që të kuptohet dëshpërimi i paimagjinu­eshëm me të cilin përballen mijëra familje të tjera që janë detyruar nga dhuna dhe përndjekja të braktisin gjithçka që kishin dhe duke sakrifikua­r të kryejnë një kalim jashtëzako­nisht të rrezikshëm përmes detit”,thotë autori.

Vëllimi “Lutje detit” është reminishen­cë e babait të një Sirie të humbur përgjithmo­në dhe një parashikim për një udhëtim të pabesë nëpër det, për një të ardhme larg bombardime­ve, urisë dhe vdekjes. Ai tregon për zgjedhjen që bën një baba, pasi është lufta ajo që e nxit atë për të marrë familjen e tij dhe për ta shpurë nga një rrezik në tjetrin në kërkim të paqes dhe sigurisë. Pikërisht kjo marrëdhëni­e midis babait dhe djalit është ajo që tronditi Hosseinin tre vjet më parë dhe e nxiti atë të shkruante “Lutje detit”, në kujtim të Kurdit dhe familjes së tij. “Edhe unë kam dy fëmijë”, thotë Hosseini. “Kur e pashë foton e trupit të pajetë të Alan Kurdit në atë plazh të Turqisë, u ndjeva edhe unë i pajetë, gjithashtu”. “U mundova të kuptoj dhimbjen që babai i tij duhej të duronte çdo herë që shihte fotot e djalit të tij të vdekur në atë plazh në Turqi, ose të një të huaji që e nxjerr trupin e fëmijës së tij nga uji, një i huaj që nuk di asgjë për Alanin, për lojërat e tij të preferuara, të qeshurën e tij, ose ushqimin e tij të parapëlqye­r”. Khaled Hosseini do të dhurojë të gjitha të ardhurat nga shitja e tij nga libri i tij në UNHCR.

 ??  ?? Khaled Hosseuni
Khaled Hosseuni
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania