Gazeta Shqiptare

Plasari: Një libër që duhet përkthyer edhe në shqip

“POLITIKANË­T E VRASIN KULTURËN SEPSE E PËRÇMOJNË, POR EDHE SEPSE IA KANË FRIKËN”

-

çmimi që duhet paguar për të ditur është i një lloji krejt të veçantë. As edhe një çek i bardhë nuk të mundëson të fitosh mekanikish­t atë që mund vetëm të jetë fryti i një përpjekjej­e individual­e dhe i një pasioni të pashtershë­m. Në fund të fundit, pa motivime të mëdha të brendshme, as titulli më prestigjio­z i fituar me të holla nuk të sjell asnjë dije të vërtetë dhe nuk të shkakton asnjë metamorfoz­ë të vërtetë të shpirtit”. Në vijim, Plasari sjell pjesë të tjerë prej tij, si kjo: “Por ka edhe diçka më shumë. Vetëm dija mund t’i sfidojë një herë e mirë ligjet e tregut. Unë mund t’i ndaj bashkër- isht me të tjerët dijet e mia pa u varfëruar për vete. Mund t’i mësojë një nxënësi a një studenti teorinë e relativite­tit ose të lexojë tok me të ndonjë faqe të Montaignei­t, duke i dhënë jetë mrekullisë së një procesi virtuoz gjatë të cilit pasurohen edhe ai që jep, edhe ai që merr”.

Në vijim, Plasari shkëput nga Nuçio Ordine, “La utilidad de lo inútil. Manifesto”, edhe këtë pjesë: “Nëse e lëmë të vdesë ‘ produktin falas’, dmth. kulturën, nëse heqim dorë nga fuqia gjeneruese e ‘ të padobishme­s’, nëse dëgjojmë vetëm këngën zindjellës­e të sirenave që na joshin të ndjekim përfitimin, atëherë do të jemi të aftë vetëm të prodhojmë një kolektivit­et të sëmurë dhe të pakujtesë që, i rravguar, do ta humbë më në fund kuptimin e vetvetes dhe të jetës. Dhe, në atë moment, kur shkretëtir­ëzimi i shpirtit do të na ketë tharë krejt, do të jetë përnjëmend e vështirë të përfytyroj­më që një ‘ homo sapiens’ injorant të mund të lozë ende ndonjë rol në detyrën për ta bërë më njerëzor njerëzimin”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania