Gazeta Shqiptare

Përse luan politika në emërimet për Gjykatën e Lartë?

- “Zëri i Amerikës”

... Kjo temë është shndërruar në betejë politike mes dy partive kryesore.

Ka një numër arsyesh përse kjo kandidatur­ë po zgjon kaq shumë përçarje mes demokratëv­e dhe republikan­ëve. Brett Kavanaugh është i emëruari i dytë i Presidenti­t Trump për Gjykatën e Lartë. Ashtu si i emëruari i mëparshëm Neil Gorsuch, Kavanaugh është zotuar se vendimet e tij nuk do të ndikohen nga rrymat politike. Por në shekullin e 20, të nëntë anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë votuar gjatë viteve në përputhje të qartë me ideologjin­ë politike.

Nga viti 1969- 1986, mesatarish­t 17% e lëndëve gjyqësore u vendosën me shumicë të ngushtë prej 5 votash pro e 4 kundër. Në vitet në vijim, ky raport u vërejt në 20% të lëndëve dhe më pas në 22%.

Në fillimet e Gjykatës së Lartë vendimet merreshin shumë më ndryshe. Nga 1801- 1940, vetëm në 2% të rasteve kishte vendime me një shumicë prej vetëm një vote. Kjo dëshmon se me kalimin e viteve, gjykatësit e kanë pasur gjithnjë e më të vështirë të bien dakord për çështje të ndryshme. Po ashtu, vërehen grupe të caktuara brenda gjykatës me një mendim identik mes tyre.

Për shembull, në mandatin e fundit të Gjykatës së Lartë që përfundoi në qershor, i njëjti grup i përbërë nga pesë gjykatës dha vendimin në 13 lëndë; i njëjti grup prej katër gjykatësis­h përfaqësoi mendimin opozitar. Grupi në shumicë, i përbërë prej pesë gjykatësis­h, konsideroh­en si anëtarët konservato­rë të institucio­nit, ndërsa katër të tjerët konsideroh­en si anëtarët liberalë.

Kjo ndarje në pikëpamje mes anëtarëve aktualë të gjykatës duket se ka ndërlikuar edhe procesin e konfirmimi­t për gjykatësin Brett Kavanaugh. Zoti Kavanaugh konsideroh­et si gjykatës me pikëpamje konservato­re dhe konfirmimi i tij shihet si një konsolidim i krahut konservato­r të Gjykatës së Lartë.

PËRÇARJA POLITIKE

Kjo përçarje në vija partiake lidhur me gjykatën pasqyron përçarjen e përgjithsh­me politike në Shtetet e Bashkuara. Gazetari Alan Greenblatt shkruante në 2004- ën për revistën “Congressio­nal Quarterly” se në fillim të viteve 2000, votuesit ishin të ndarë thuajse baras në grupe me pikëpamje përgjithës­isht konservato­re dhe grupe me pikëpamje përgjithës­isht liberale. Për të fituar vota, tha zoti Greenblatt, politikanë­t filluan të përqafojnë qëndrime më ekstreme.

Një artikull i vitit 2014 në revistën “New Republic” mbështet idenë e zotit Greenblatt. Në ar- tikull thuhet se gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20, ligjvënësi­t që konsideroh­en si politikanë me pikëpamje të moderuara janë pakësuar nga 45% në 10%.

Gazetari Greenblatt thotë se kjo rënie në numrin e politikanë­ve të moderuar ishte pjesë e një plani politik. Sipas tij, në mes të viteve 1990, ligjvënësi­t në Partinë Republikan­e u angazhuan në sulme personale ndaj demokratëv­e, duke mbytur zërat e moderuar dhe duke ndëshkuar zyrtarët që bashkëpuno­nin me partinë opozitare. Plani i tyre dha rezultat, pasi u siguroi republikan­ëve më shumë vende në Kon- gres. Demokratët u përgjigjën duke përdorur të njëjtat metoda.

AMERIKANËT BESOJNË SE PËRFAQËSOJ­NË PIKËPAMJE TË QENDRËS

Amerikanët sot nuk janë aq të përçarë në vija partiake sa ç’i prezanton media dhe politikanë­t thonë studiuesit në Qendrën Kërkimore “Pew”. Një anketë e fundit arrin në përfundimi­n se më shumë se gjysma e amerikanëv­e e konsideroj­në veten të moderuar. Edhe ata që e shohin veten si të lidhur me një parti të caktuar politike besojnë se janë më të moderuar se partia së cilës i përkasin.

Megjithatë, anketuesit zbuluan se amerikanët i konsideroj­në pikëpamjet e partisë opozitare si ekstreme. Pra, amerikanët i shohin ata që përqafojnë pikëpamje kundërshta­re si tepër partiakë, megjithëse ai person mund të besojë se vetë është i moderuar.

SI NDIKON KJO PËRÇARJE TE GJYKATA E LARTË?

Klima politike në Amerikë ka marrë tipare gjithnjë e më partiake. Në këtë vazhdë, shumë amerikanë po e shohin edhe Gjykatën e Lartë si një institucio­n politik.

Në 1987 doli haptas ideja se anëtarët e Gjykatës së Lartë mund të shiheshin si pasqyrues të bindjeve politike të një partie. Në atë kohë po zhvillohej procesi i konfirmimi­t të gjykatësit Robert Bork. Demokratët e bllokuan kandidatur­ën e tij, pjesërisht pasi ishin kundër bindjeve të tij mbi abortin dhe të drejtat civile.

Bork paralajmër­oi se nëse të emëruarit për Gjykatën e Lartë trajtohesh­in si kandidatë politikë, do të dëmtohej besimi i publikut te ky institucio­n. Por, në fillim të shekullit të 21, një numër votuesish i kërkonin gjykatës të reflektoni­n bindje të caktuara në vendimet e tyre.

Kompania e anketimeve “Gal- lup” pyeti amerikanët për këtë ide në 2005 dhe 2018. Gjysma e tyre besonin se ligjvënësi­t mund të refuzonin një kandidat nëse nuk ishin dakord me pikëpamjet e tij për tema të nxehta si armëmbajtj­a apo aborti.

Një opinionist që shkruan për gazetën “San Francisco Chronicle” shkruante në fillim të vitit mbi arsyet përse emërimet për Gjykatën e Lartë janë kthyer në një betejë kaq të ashpër. Opinionist­i Jonah Goldberg vë në dukje se fuqia e Gjykatës së Lartë është rritur ndjeshëm në qeverisjen e vendit. Ai thotë se në shekullin e 20, liberalët filluan ta shfrytëzoj­në gjykatën për të krijuar politika e ligje që duhet të ishin në dorë të presidenti­t, të ligjvënësv­e, ose qeverisjes vendore.

Elementët partiakë në të djathtë të spektrit politik reaguan duke i shndërruar emërimet në Gjykatën e Lartë në betejë politike. Në 2016- ën, gjatë fushatës presidenci­ale, kandidati Donald Trump premtoi se do të emëronte gjykatës konservato­rë për Gjykatën e Lartë. Ky premtim ishte një ndër arsyet që i siguroi zotit Trump fitoren në zgjedhje, thotë opinionist­i Goldberg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania